E diele, 28.04.2024, 05:00 AM (GMT+1)

Editorial

Edgar Frashëri: Politika shqiptare punon qëllimisht kundra integrimit evropian

E enjte, 14.07.2011, 08:03 PM


Politika shqiptare punon qëllimisht kundra integrimit evropian

 

Nga Edgar Frashëri

 

Me kujtohen fjalet e kenges korcare ku thuhet se “ te tjera ben e te tjera thua qe te ma prishesh mendjen mua”, sa here qe ndonje zedhenes/e  i/e klaneve politike qe nderluftojne ne vendin tone, del ne media dhe akuzon fort palen tjeter se “po saboton integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian”. Ne fakt keto vitet e findit , mbas nenshkrimit te marreveshjes IPA me BE, kjo lloj retorike eshte intensifikuar kaqe shume saqe eshte kthyer ne bajate, dhe gati eshte bere si refren i nje kenge te merziteshme. Kjo ndodh sepse eshte pikerisht marreveshja ne fjale e cila ka percaktuar detyra te qarta e te prera si parakusht per tu plotesuar qe Shqiperia, me faza , te afrohet deri ne pranim brenda asaj Bashkesie aqe shume te deshiruar e enderruar.  Deri me sot Komuniteti Evropian ka hedhur miliarda leke per kete vend, por i ka administruar e kontrolluar vete. Sipas  marreveshjes IPA dora dores keto para do te fillojne te administrohen nga shteti shqiptar, i cili duhet jo vetem te ndertoje struktura te mirefillta te akredituara menaxhuese, por edhe te krijoje besueshmerine e takse paguesve  evropiane, se ketej e tutje nuk do te lejoje te vidhet  asnje qindarka per ta futur ne xhepat e individeve apo grupime hajdutesh me pushtet.

Pikerisht ketu qendron edhe esenca e refrenit te kenges korcare. Sepse kane kaluar gati dy dekada  dhe  ende nuk  eshte arritur te ngrihet  e konsolidohet nje aparat administrative efektiv dhe i motivuar. Nga pervoja personale e ketyre viteve, duke qene prane strukturave te BE, kam konstatuar se perfaqesuesit e Evropes se Bashkuar nuk kane rreshtur se permenduri me shkrim e me goje mos-efektivitetitn  dhe mos-eficiencen e administrates shqiptare, perkrah fenomenit korrupsion. Por askush nuk i ka degjuar sepse nuk i ka interesuar. Si nje administrate politike qe eshte, duke filluar nga roja e nje porte zyre e deri tek Kreu i Shtetit, nuk mund te mendoje se berja e shtetit i sherben gjithe popullit. Aspak,! Ajo duhet ti sherbeje vetem tribuse ne pushtet. Pra kush ka ne dore shtetin e ka te qarte sesa e veshtire behet me tej kryerja detyrave qe kerkon Evropa nga ne per tu bere anetare e denje e saj. Sepse kete corbe e ka gatuar vete. Milionat e parave te harxhuara per trainime e kualifikime kane shkuar kot sepse, ne cdo rotacion pushteti, te paret qe largohen nga vendet e punes jane kjo kategori ,per tja lene vendin te porsa ardhurve perseri me background politik. Me kujtohet sesa skandaloz dhe i paturp ka qene para dy-tre vitesh plotesimi i pyetesorit te kerkuar nga Evropa per pranimin shtet anetar. Ne te gjithe administraten sipas perkatesise se pyetjeve u shpernda ne version elektronik pyetesori i plotesuar nga Mali I Zi dhe Maqedonia per tu pasur si model. Jo vetem qe nuk u perdor si model por  u fut gati “gjalle” me prerje e ngjitje te legjislacionit tone cope e cike, ku per pak u harrua qe te zevendesohej emri Mal i Zi ose Maqedoni me Shqiperi. Prandaj dhe Evropa e ktheu mbrapsh sepse  tashma  na i ka matur koken me pé dhe nuk pranon detyra  te kopjuara keq. Zorr se do ta kalojme klasen edhe kesaj rradhe!  Evropa vazhdimisht rrit nivelin e kerkesave dhe detyrave ndaj shtetit shqiptar me qellim qe te arrihen standarte te aferta me mesataren e pranuar nga administrata evropiane dhe shteti yne vazhdimisht e zhgenjen ate. Kjo do te beje ate qe Shqiperia jo vetem qe do te jete e fundit ne keto ane qe do te pranohet ne Evrope, por ende nuk behet dot nje prognoze kohore se kur!

Atehere kush eshte humbesi dhe fituesi ne kete situate, lind pyetja.?  Sipas mendimit tim ne kete rast nuk kemi aspak humbes. Ne asnjehere nuk jemi humbes ne raport me Evropen. Sepse  me kete nivel zhvillimi te pergjithshem, si ate ekonomik, politik e shoqeror qe kemi sot, i cili  eshte aqe larg mesatares evropiane, shqiptaret   e ketueshem  kane filluar te kuptojne se jeta ne Evrope nuk eshte aqe fushe me lule sa e kishin menduar ne fillim. Por perfituesit me te medhenj te kesaj zvarritje jane grupimet politike shqiptare, te cilat ne vite jane ndergjegjesuar se cdo shtyrje e integrimit te Shqiperise ne Evrope eshte ne favor te pasurimit te paskrupullt te tyre. Se perse?-kjo nuk ka nevoje per ndonje mendje te holle. Politikani shqiptar, si kategori profesioni fare  e pa njohur para dy dekadash, sot eshte figura me  moralin me te ulet shoqeror ( ndersa ky nuk ekziston!), me e pa skrupullt, si individ e grupim, dhe i pameshirshem ne arritjen e qellimeve te veta. Klasa politike shqiptare eshte  trashegimtare e denje te atyre cilesive qe u kultivuan ne sistemin diktatorial komunist , sepse  pergjithesisht ( vetem me raste te vecanta) ajo e ka prejardhjen nga ajo klase qe e sundoi vendin per gjysem shekulli. Perballe nje populli amorf te cilin ata e kishin transformuar ne laboratoret e tyre me pare, duke ja shkulur fare cilesite si qenje shoqerore, kjo klase politike kuptoi se ketu do te ishte parajsa e vjedhjes dhe imoralitetit. Dhe keshtu ka ndodhur dite pas dite, muaj pas muaji, e vit pas viti, ne syte e te gjitheve e paturpesisht (fjala “turp” eshte hequr nga leksiku I perditshem). Ajo lufton me rivalet e vet politike me emer te ndryshem por me permbajtje te njejte, per te zoteruar ate instrument i cili garanton fitimin maksimal te pamerituuar, garanton pandeshkueshmerine, garanton mos zbatimin e ligjit, garanton kaos ekonomik e zhvillimi, mban peng institucionet e pavarura e median, duke bere pra qe kjo klase tribale politike ta shikoje Evropen si kercenim ose armik.

Pikerisht ketu eshte dhe thelbi pse politikanet shqiptare nuk e duan integrimin Evropian. Kur para nje muaji  ne revisten “ The Economist” botohej shkrimi me titull : “Pse Shqiperia i ka merzitur te gjithe” (Why everyone is sick of Albania) ai artikull duhej lexuar se i drejtohej vetem politikaneve shqiptare, te cilet ja kane sjelle Evropes ne maje te hundes. Por Evropa eshte e durueshme ndaj nesh sepse perfaqeson  filozofine e kombeve te zhvilluara e te civilizuara . Ajo na meshiron dhe pret qe ne te vete-rregullohemi. Kete e ka kuptuar politika shqiptare e cila, ka adoptuar dy standarte qendrimi ndaj problemit “integrim”. Diten bertitet se ne digjemi nga deshira per tu bashkuar me Evropen duke ja lene fajin kundershtarit ose rivalit  dhe kjo eshte pjese e cfaqjes banale, Ndersa  ne te kunderten, ne menyre te vetedijeshme dhe te qellimshme, pa zé por me veprime konkrete, punon per te ruajtur statusin aktual te gjendjes, duke siguruar pasurimin pa kontroll  ne dem te popullit qe vegjeton i lumtur. Nga te gjitha krahet e politikes duket sikur ka nje marreveshje te heshtur dhe te nenkuptuar per te mbajtur te ndezur konflikte, rremuja, braktisje institucionesh etj si keto, per ti thene Evropes se ky vend ende eshte i paqeverisshem sipas normave evropiane. Pra per ta bere ate te mendoje se eshte heret  ende per te na integruar. Sepse politikanet shqiptare sapo qe shteti te behet pjese e Bashkimit, me siguri qe do te terhiqen nga politika, si nje pune pa shume leverdi por me dhimbje koke. Atehere mbase shpresohet se mund te riformohet ose  riformatohet nje klase e re politike e cila te marre frenat e ketij vendi i cili tani per tani rend kuturu,dhe vetem per shkak te forces gravitacionale qe planeti Evrope ushtron ndaj nesh. Ketu duhet te bej nje parantese per te sqaruar se per politikanet shqiptare eshte Bashkimi Evropian si institucion qe perben kercenim. Ndersa Evropa si nocion gjeografik eshte aqe i dashur per ta sa qe ne keto dy dekada, ata e kane njohur kete kontinent me mire se vete banoret e saj. Kjo perben edhe njerin prej privilegjeve qe ata i kane atribuar vehtes ne vite ne kurriz te popullit te thjeshte. Duhet theksuar se lejimi i udhetimit te shqiptareve te zakonshem ne Evrope nuk eshte merite e kesaj apo asaj klase politike. Po te ishte per keta ne sot nuk do te udhetonim ne Evrope pa viza. BE e mori kete vendim qe ne vitin 2003, jo per meshire te qytetareve shqiptare apo te te tjereve ballkanas, por vetem qe te kishte nen kontroll ate kategori shtetasish te perfshire ne aktivitete kriminale/droge/prostitucioni te cilit I hynin kontinentit me pasaporta te vjetra shpesh te fallsifikuara lehtesisht ose me emra te nderruara lehtesisht, dhe ata nuk i gjenin me. Politika shqiptare pati aqe ne dore sa te zvarriste berjen e pasaportave per gati  dhjete vite (me tendera e mashtrime) deria sa gjeti momentin qe ta shfrytezonte per vehte ate qe Evropa e mencur kishte vendosur me kohe te behej bile me parate e saja.

Sa per popullin , ai eshte gati inekzistent. Dhe persa kohe qe mungon elementi “popull” ne Shqiperi fjala “ Demokraci “e cila formohet nga : demos=popull dhe kratos=pushtet,  mund te lexohej vetem me fjalen “kratos “ se ciles  kush eshte ne pushtet i ve parashtese te tilla si: “Edikratos”; Salikratos”, “Politikratos” ose “Autokratos” dhe keshtu Evropa vezhgon e duron.

 

Edgar Frashëri

Tiranë

Korrik 2011



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora