Kulturë
Poezi nga Indrit Vokshi
E marte, 14.06.2011, 07:57 PM
Indrit Vokshi
KALORESIT E JETES
Me teshat e ndëshkimit të hedhura përmbi
Me fytyrat shëmbëlltyra të një shpirti të zi
Kërcënueshëm marshojnë, sy nxirë, dhëmbë shtrënguar
Shpatat u vezullojnë dëshirë për të ndëshkuar.
E kotë është tek jeta të lypesh shpëtim
Ata janë vetë shfryrja e të sajit zemërim
Që lëshohen mbi njerëzi,mizorinë për ta ngopur
Për të pëgjakur ëndrra e sy për të përlotur.
DIMER
L'shohen te lira floket e debores
Shoqerojne minutat e mengjesit;
Ah,sic ngjesin ato mbi cati
Bardhesi e tyre te ngjiste tek njerezit.
C'do gje eshte dembele
Ashensori me pertese me zbret;
Dhembet krecet nga i ftohti
Dridhet teksa poshte rreshqet.
Dimri si pushtues i
Pranvera nen kembet e tij lengon;
Se cliron dot gjithe deshira e botes
Vetem dielli i madherishem e shpeton.
Pervelueshem kur t'leshohet mbi toke
Gjelberimin ta zgjoje, rete ti shkrije;
Dhe t'futet clirlmtar i mirepritur
Si Kastrioti dikur ne Arberi.
LETER PREJ SHEKULLIT XIX
N'qeline e burgut t'shekujvet
Shqipnise i hyni nje fllad i ngrohte
I derguem prej t'gjallevet e t'vdekunvet
Per m'ìa ngroh zemnen e ftoft.
Guret e vôrrevet prej gzimi sh'ndrisin
Hana e heshtun, sonte po flet
Lisat e bjeshkevet jane trimnue
Veç sulltani po ban medet.
Cka po thone plaget e djelmnise
Kur po shpohen e po priten?
Lulet me arome t'Shqipnise
Me gjak tonin le t'vaditen.
Ç'ka thote pema e poezise?
Ç'ka thone gjethet qi po i rriten?
Vargjet tona si shiringa
T'injektojne dashni per Shqipen.
Kjo àsht leter prej kohes s'shkueme
Sot s'ka gjak per me dhane djelmnia;
Prape Shqipnia rrin e ngujueme
N'zemna nuk gjen vend dashnia.
Pashe Rilindasit n'maje t'nji
Idhnueshem tuj na veshtrue;
Kishin dale se s'i mbajke varri
Per s'dyt jeten per me jetue.
Se n'ket vend jane tuj drejtue
Ata qe muret e shpive
Me kocka njerzish i kane ndertue.
Bajshin drite ma shume se hana
Sikur dielli me i pas cue
Drita e tyne si qumshti i zanave
Fuqin Kombit mund me ja shtue.
E paqta qënie që përcon bukurinë
E pastra qënie ku ndjenjat gjejnë proje
Tendosja e sat buze e zbut egersinë;
Miklon mërine
Dhe e shtin urrejtjen të mendojë për dashuri.
Ti e paqta qënie.
Ndoshta je mishërim i hyjneshave të pushtetshme
Se e jotja fuqi të përgjumuren ka zgjuar
Më ka larguar nga vrazhdësia e të përditshmes;
C'do qelizë duke ma ëmbelsuar
Me ka cuar në mbretërine e të përshpirtshmes.
Ti njëri prej ndjenje.
MBRETERIA E LULEVE
Cili është qëllimi i gjallimit tuaj,lule?
A jeni robëruese të ëmbla të qënies njerëzore?
Që me pushtetin shpirtë paqtues të aromave
Njerëzve sytë t'ua mbyllni
Dhe ti dorëzoni në krahët e fantazive ëngjëllore.
Ckuptim keni ju?
A jeni shërbëtore te përulura të fisnikëve?
Që i'u përdorin për të dëshmuar pastërtinë e ndjenjave
Pse kanë atë ngjyrë trëndafilat e kuq?
A ndoshta janë ngjyer në gjakun e zemrave?
Ju që gëzoni miqësinë, e admirimin e cdo zemre
E midis zemrash ndërmjetësoni si përfaqësuese të dashurisë
Ju stoli luksoze e kapricozes natyrë;
Të pa vyeshme që jetoni vetëm falë bukurisë.
SHQIPERISE
I perlotur shtegetoi nje shqiptar,
Seshte tradhetar
Ndergjegjja t'mos e breje;
E mjera nena e tij synxire
Su kujtua se eshte,
Su ngrit ta ushqeje.
Se mizoret bijte e saj e drogojne,
I sjellin sadiste,ta keqtrajtojne
E sa here duar i zgjaten per ndihme
Shpatat e bajlozeve i shkurtojne.
Pa pushim syte i lotojne
Nga kujtimi i femijeve te ikur,
Gjinjte gjak i pikojne
Nga kafshimet e kurvareve te babzitur.
Por foltoret shkelqejne;tutoret festojne
"Rrofte Shqiperia e bukur"
Ngaqe lumturohen mbi te
Mendojne se edhe ajo eshte e lumtur.
E per te na bindur,zbrezin
Per ta puthur mundimin e marin,
Por bijte s'puthin me kafshim
Ata solemnisht puthin ballin.
Shqiptari rrugeton,ne cdo rruge
E rrezikojne edhe ererat me te lehta
Si nje peme qe mbi toke qendron
Por nen toke nuk i ka rrenjet e veta.
Rrugeton ne realitetin kercenues,
E te frikshem si nje tabore,
Qe ne c'do cast pret urdherin sulmues
Per te pergjakur te bardhen debore.
Perbuzja me sy e shoqeron
Birin e nje gruaje te droguar
Qe keqardhje e meshire provokon
Qe te bijte e kane perdhunuar.
Cilin liber duhet te shfletoje?
Ke duhet te pyese ne ekziston shpetimi?
Tek cila re duhet te besoje
Qe do ta shuaje kete zjarr mallkimi?
Ai Eposin duhet te lexoje
Te shikoje si kreshniket rriten;
Te dije me bajlozet te luftoje
Te mesoje se si kokat u priten.
E ne gjakun e tyre te notoje
Me at gjak ti perlyeje idete
Se edhe plehu eshte i pavlere