E merkure, 02.12.2020, 09:30 AM (GMT)

Aktualitet

Bashkimi Demokratik Shqiptar: Stop etnocidit në Maqedoni

E diele, 22.05.2011, 06:10 PM


Shteteve të Bashkimit Evropian

Shteteve të Bashkuara të Amerikës

(përmes përfaqësive diplomatike në Shkup)

 

STOP ETNOCIDIT NË MAQEDONI

 

Nesër më 21 Maj në Ditën Ndërkombëtare të respektimit të diversitetit kulturor,  demokracitë perëndimore bëjnë bilancin e rezultateve pozitive në integrimin dhe zhvillimin e diversitetit kulturor të popujve të tyre si trashëgimi që duhet kultivuar vazhdimisht.

Dialogu permanent dhe toleranca në këto shtete ka ngjallur aspiratat e popujve që përjetojnë diskriminimin kulturor.

Populli shqiptar në Maqedoni  ballafaqohet me një sistem unitarist ku tërësia e resurseve financiare investohet ekskluzivisht për kulturën e një etnie, të atyre qe identifikohen si maqedonas.

Që nga ardhja në pushtet e VMRO-së në vitin 2006, kjo parti ka aplikuar sistematikisht  degradimin e institucioneve kulturore shqiptare:

U shkatërrua institucioni i trashëgimisë kulturore shqiptare ;

U shkatërruan monumente me vlerë kulturore;

U aplikua zhdukja e gjurmëve iliro-shqiptare;

U ndalua përdorimi i simboleve të identitetit kulturor shqiptar;

U degradua sistemi i arsimit në gjuhën shqipe;

U hartua një enciklopedi nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që fyen shqiptarët në ekstrem dhe indoktrinon rininë maqedonase me urrejtje antishqiptare;

U investuan mbi 500 milion euro në Projektin ”Shkupi 2014” dhe projekte të tjera në funksion të interpretimit ideologjik të së kaluarës.

Është domethënës fakti se nga të gjitha investimet  në kulturë  nuk u bë asnjë investim për projekte që do te afirmonin identitetin kulturor shqiptar.        

Kjo  politikë e VMRO-së i ka të gjitha komponentët e një politike që synon etnocidin. 

Bashkimi Demokratik Shqiptar  ngre zërin e protestës dhe kërkon mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund  kësaj praktike antidemokratike.

 

Është momenti i fundit që shtetet e demokracive perëndimore dhe sidomos të institucioneve euro-atlantike t’ua bëjnë me dije autoriteteve të Shkupit se pa respektimin në tërësi të diversitetit kulturor dhe pa respektimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve, rruga e Maqedonisë  drejtë këtyre institucioneve është  e mbyllur.

Mbetemi më shpresë se në këtë Ditë Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor demokracitë perëndimore nuk do të tolerojnë që në shekullin 21 dhe para syve të tyre të vazhdojë  politika e etnocidit.

 

Tetovë,

20 maj 2011                                                                                     

Bashkimi Demokratik Shqiptar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora