E premte, 26.04.2024, 01:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Afrim A. Rexhepi: Estetika digjitale / Homo digjitalis

E diele, 08.05.2011, 07:58 PM


Estetika digjitale / Homo digjitalis

 

Nga Prof. dr. Afrim A. Rexhepi – ligjërues i Estetikës në Shkup

 

Estetika e komunikimit është shumë e rëndësishme për interaktiven teknikë – pragmatizëm. Shumësi estetika e komunikimit, është pragmë e viteve tetëdhjeta dhe ka të bëjë me fenomenet artistike që në produksionin dhe difusionin e vetë kanë shfrytëzuar arritjet teknike të kohës (fotografinë, fotografinë digjitale, rrjetin telemetik etj.) Estetika e komunikimit e ka zgjeruar gamën e shijes dhe të efektit estetik edhe atë përmes logjikës dekonstruktive / dallim që lidh dhe duke diferencuar kuptimet dalluese vizualizojmë. Imazhi i botës sonë, bëhet botë e imazhit – imazh digjital. Ne mendojmë, do të thotë që ne dallojmë.

“Estetika digjitale merret me idenë e krijimit të botës përmes kodeve dalluese të cilat ne i konceptojmë”. (Boom, 1988; 17)

Përmes fenomenit dekonstruksion / dallim që lidh, me ndihmën e kompjutorit proektojmë shumësin e dallimeve që është i plotë, i diferencuar dhe se shumësi mundëson që imagjinata jonë të vizualizohet. Në kontekst, revolucioni i estetikës digjitale është esencial dhe funksional. Estetika digjitale është sistem interaktiv midis lojës dhe teknologjisë, një ekstazë e lidhjes së pastër midis tekstit dhe recipientit, një fenomen virtuel dhe hiperreal, një lexim – lojë hipertekstuale, një proces që në fillim të shek. 21 po formohet - Homo Digjitalis!

Në kontekst të një sociologjie kulturore, në studimin e tij Të bëhesh digjital (1995), Nicholas Negroponte (1943) promovon vlerat pozitive të lojës digjitale, me një optimizëm të theksuar teknologjik.

“Me një shpejtësi marramendëse, karakteri global i botës digjitale, do ta zvogëlojë shumën e demarkacioneve të mbetura. Disa njerëz mendojnë se tendenca ime është e  tepruar, unë mendoj që tendenca ime është tejet atraktive. Optimizmi im vjen nga natyra shenjuese e botës digjitale. Autostrada informative është informacion i fshehur i së ardhmes. Botën e perceptojmë në mënyrë analoge. Nga këndvështrimi makroskopik, është kontinual. Asgjë nuk ndryshon nga e bardha në të zezë pa kontinumin e vet. Bota në esencë është digjitale”. (Negroponte, 1995; 5)

Tendencat teorike e estetike të Negropontit, me një logjikë futurologjike optimiste (projektet transformative që epoka informative do t’ia sjell kulturës, ekonomisë, arsimit, njerëzve, kombeve etj.), janë cilësuar manifest i epokës digjitale.

Në kontekst, është funksional libri Estetika digjitale (1998) e estetit anglez Sean Cubitt (1957). Në pjesën e parë të studimit Duke  lexuar lidhjen (interaksionin), duke analizuar mënyrat e ndryshme të lojë – leximit, prej bibliotekës e deri tek kiberkafetë, Shon Kabit definoi lojë – leximin hipertekstual. Në fakt, hyjmë në botën e Tjetrit digjital që përbëhet nga librat elektronik dhe nga bibliotekat elektronike:

“Në internet komunikimet, është intriguese të caktohet një metodë e re e leximit që eliminon veçoritë e hapësirës dhe kohës dhe marramendjen e distancës, me tendencë të krijimit të një ekstaze të pastër të lidhjes (interaksionit) midis tekstit dhe lexuesit”. (Cubitt, 1998; 15)

 

Në funksion pragma e krijimit artistik – vijat e Konerit, që nuk do të shpreh emocionin por të rizbardh gjurmën e krijimit të vet. Pas vijës së parë, shënon vijën e dytë që është kontrapunkti i vijës së parë. Kontrapunkti i vijave përsëritet deri në pakuptimësi. Vijat e shënuara drejtë dhe të përsëritura deri në pambarim, shënojnë zhdukjen e prezencës që logjizohet “si negativitet” i krijimit. Demonstrim i një arti që ekziston në kohë dhe hapësirë edhe atë vetëm në momentin e krijimit ngjashëm me shënimet pedagogjike të Pol Kle, krijimet e rastësishme të pikave standarte të Marsel Dishan apo kaligrafia e Gijom Apolinerit. Kategoria negativitet i Teodor Adornos i jep kuptim pragmës së krijimit: krijohet art sipas logjikës, arti respekton negativitetin. Procesi krijues i Konerit, angazhon momentin dhe procesin, prezencën maksimale të subjektit në vetvete, kur vihet në funksion një lojë ndoshta e paqëllimtë por e pastër sepse në vet subjektin ndodh ekstaza. Përmes procesit krijues të Konerit, Shon Kabit shenjon rëndësinë e pragmës së depërtimit në vetvete dhe individualizmin, nëse duam t’i zbulojmë mundësitë e një kulture të ardhshme digjitale, jo e përbërë nga vazhdime të pafundme të së tanishmes së zbrazët por gjithnjë në kontakt me të shëmtuarën dhe moralitetin. Sipas Shon Kabit, një mënyrë e tillë e leximit është “jo serioze, e lehtë, jo akademike” dhe hap mundësitë për një lexim dhe lexim tjetërsues gjithnjë lidhur me digjitalizimin. Tendenca teorike e Shon Kabit shenjon dy mundësi: -specifikën e kompjutorit si instrument kreativ; - mundësinë e depërtimit të kibernetikës në fushën e artit? Një tendencë e zbehtë me elemente pesimiste për Ars Electronica.

 

Ars Elektronika (Ars Electronica)

Në vitin 1983, në Muzeun e arteve bashkëkohore në Paris, nën kurimin e Frenk Poperit, u organizua ekspozita Electra. Projekti ambicioz që kishte të bënte me elektrikën dhe elektronikën në artet e shek. 20, shënuan kthim thelbësor në konceptualizimin e mediave në procesin kreativ. Duke e vërejtur depërtimin e teknologjisë në art, në galeri u paraqitën vepra të ndryshme nga fascinimet futuristike dhe surrealiste, nga mekanizimet deri tek sistemet programuese gjenerative të Sonia Sheridan. Sipas Poperit, depërtimi dhe specifika e kibernetikës, kompjutorit në art, definon tre paradigma: - shrytëzimi i përpunimit të informacioneve me tendencë artistike; -interaksioni midis sistemeve kibernetike dhe artistike; - nevoja që përmes kompjutorit apo ndonjë sistemi telekomunikativ të krijohet arti “ridefinimi i vetëdijes tonë estetike”. (Popper, 1983; 65)

Ars Elektronika është ngjarja e parë në të cilën ekspertët e të gjitha arteve demonstruan inovacionin. Diskutimi i artistëve të profileve të ndryshme pati efektin e “kreativitetit elektronik”. Tendenca: Inspirimi që edhe një herë vlerat intelektuale të dominojnë mbi vlerat materiale. Që nga fillimi Ars Elektronika i parashtroi qëllimet e veta: fuqishëm të fokusohet në gjykimin e ndikimit të informatikës mbi të gjitha aspektet e kulturës dhe kreativitetit. Në projektin Ars Elektronica, u ekspozuan vepra nga disa gjenerata artistësh, publikimet e tyre demonstruan një disciplinë që është thellë e interesuar t’i kuptojë mundësitë dhe pasojat e veta. Paraqitja e pakompromis e diskurseve historike, kritike, intelektuale dhe estetike edhe më tej është funksional.

“Prezenca dhe paraqitja ndërkombëtare e Ars Elektronika, ndikon fuqishëm në pothuajse secilën iniciativë, në një fushë që koncepton rolin e teknologjisë dhe artit”. (Druckney,  1999; 16)

Ars Elektronika sot vazhdon të jetë e përkushtuar në gjykimin e interaksionit teknologji – kulturë – subjekt. Estetizimi i jetës në kohën e avangardës / avangardës së gjysmës së parë të shek. 20, përfundon në bilogjizmin estetik, procesi trupi si imazh / fotografi. Tendenca, jeta si objekt estetik. Procesi kahjezon nga “jeta si imazh” në “imazhi i jetës”. Në kontekst, paradigmë është fenomeni artistik dhe estetik Biopictorial.

 

Dekonstruksioni i fotografisë / Biopictorial

Piktura e njohur e Kazimir Maleviç për artin abstraksionist, figura ready – made e Marcel Dyshan ose replikacioni i Vorholit në definimin e objektit të pop – artit, janë procese autoregjeneruese të estetizimit të botës. Për Grekët antik, bota (aletheia) shfaqej pa ndërmjetësimin e subjektit. Për fenomenologjinë e viteve të 60, realiteti i botës logjizohej në të shfaqurin e botës. Bota nuk është ajo që unë mendoj, bota është ajo që unë shoh – definonte M. Ponty. Për Grekët antik gjërat thjesht shfaqeshin në plotninë e vet, për Kantin gjërat na shfaqen. Në midis kohë, qenia u bë objekt (res obstans). Bota nuk është objekt, artisti nuk është subjekt. Bota sot është proekt dhe koncept – vizualizim. Arti që bazohet në proekt / koncept të botës, ka karakter konceptual. Revidim të cogitos së Deckartit, Unë shoh, prandaj ekzistoj. Implikacion, zhvendosja e qenies (Ge – stell). Idea e objektit merr karakter subjektiv.

“Njëri nga paraardhësit më të rëndësishëm të artit bashkëkohor Marcel Duchamp, me të drejtë veprat e tij artistike i ka definuar ready – mades. Objektet e kohës së prodhimit industrial, të përgaditur për një formëzim të ri estetik, implikojnë estetizimin e botës”. (Michaund, 2004; 25)

Shenja sot, është shndërruar në medium autonom dhe jo mesazhi. Në kohën e realitetit virtuel mediat janë semiotics ratios, përmes remix proektimit bashk funksionojnë drita dhe zëri, fjala dhe imazhi. Dhënësi dhe marrësi, shenja dhe shenjuesi janë bërë një. Sistematika komunikative e shenjave të mediave sot, tregon që vizualiteti dhe vizualizimi janë forma inovative të prezencës telematike. Gjithçka duhet të vizualizohet, fjala, zëri, gjurma e dukshme / e padukshme e botës. Sipas logjikës së kulturës mediatike, imazhet regjenerojnë kuptimin e identitetit të njeriut. Subjekti është shumësi i shenjave të diferencuara, fragmentare dhe fluide. Logocentrizmi i Derridasë kalon në videocentrizëm – vizualizimi i botës që është proeksion i dy kategorive: vizion (visio) dhe përjetim (perceptio). Arti e projekton realitetin të bukur dhe të madhërishëm, hyjnor dhe njerëzor. Ekstaza e komunikimit vizuel është funksional. Në kontekst paradigma e videocentrizmit B i o g r a p h i c a l p i c t u r e s = biopic filmat – rrëfime vizuele biografike që janë shumë afër recipientit të “uritur” për efektin e të madhërishmes në vetvete. Ekzistojnë studime që për eksplorim kanë tematikat biografike vizuale Biopic. P. sh. Alana Bell, Xhorxh Castell etj. Në vitet e tridhjeta të shek. XX, biopic - u modernist ishte në kulmin e vet. Në mbarimi e viteve nëntëdhjeta dhe fillimi i shekullin XXI është funksional postmodernizmi në biografizëm i realizuar vizualisht në film – biopic. Dallojmë paradigma të bipoic – ut interdisciplinar sipas motiveve: Ali – për boksierin Muhamed Ali, pastaj bipoic për Frida Kalo, Silvija Plat, Artur Rembo, Amadeus, Van Gog etj. Në eksplorimin e tij Biopic – në ç’mënyrë Holivudi krijon memorie kolektive (1992) Xhorxh Kasteni në periudhën 1927 – 1960 evidentoi tridhjetë filma biopic në produksion të Holivudit, ku përmes një produksioni të tillë është eksploruar kodi specifik i zhanrit biografik, do të veçoja shkrirjen midis estetikës së filmit artistik dhe politikat feministe si dhe format e popullarizuara narrative.

Preferohen Biopikët për artistin, sepse në të zhvillohet ideja e kolizionit midis artistit gjeni dhe konformizmit sociemik. Një paradigmë e filmit shqiptar, është biopic – u për shkrimtarin Migjeni Një natë pa dritë (1981). Kalimi nga konteksti historik në botën magjike të filmit, mundëson që artisti të mbetet Sexy mith, i njohur për sharmin dhe individualitetin e tij të qëndrueshëm. Në bajopik, theksohet / fuqizohet personaliteti i personazhit edhe pse historia biografike e tij “e mohon” një gjë të tillë. P. sh. filmi Amadeus (1984) i regjisorit Millosh Forman, është vepër e qëlluar e bajopikut. Biopic remiksohet: Amadeusi është fëmijë i zotit, një talent gjenial i muzikës, i tëri antipragmatik, me një lojë naive ndaj materiales. Që biopiku të funksionojë estetikisht, është e nevojshme e kundërta e Moxartit, Salieri – artist jo fort i talentuar, intrigant dhe i keq, edhe pse biografia tregon ndryshe për Salierin – pedagog i Betovenit, Shubertit, Listit dhe i bijve të Moxartit. Është paradoksale por vrasësi i Moxartit e do sakrificën e vet, e do siç do të thoshte Bjelinski “me gjysmën artistike të shpirtit të tij”. Bajopiku Moxart është proeksion i teknikës biopictorial  turn – jeta dhe teknologjia janë të ndërlidhura dhe krijojnë një efekt të ri të vizualizimit biodigjital.

“Në fotografitë biodigjitale, lidhen  teknika e vjetër e kinos me format e reja  të teknologjisë së prodhimit jetësor”. (Mitchell, 1995; 23)

Në kontekst, funksional fakti që fotografia sot lexohet si shumës ikonik i interaksionit shoqëror – kulturologjik të sferave të ndryshme të komunikimit, konfiguracion vizual në të cilën fotot më nuk e plotësojnë tekstin por fuqinë autonome të mediave metadiskursive dhe identitetin subjektiv në rrjetë informative të sociemit. Tendenca, konstrukcioni vizual i kulturës si prodhim komunikativ në botën bashkëkohore.

 

Referenca:

Zan Kon, Estetika komunikacije, Zagreb, 2001.

Holger van de Boom, Digitalna estetika, Zagreb, 1988.

Nicholas Negroponte, Being Digital,Sage, 1995.

Sean Cubitt, Digital Aesthetics, Sage, London, 1998.

Frank Popper, Electra, Paris, 1983.

Timothy Druckney, “Ready or Not?, in Ars Electronica Facing the Future (Eds.)

T. Druckey, with Ars Electronica, Cambrige, Massachusetts, The Mit Press, 1999.

Mitchell, Picture theory, The University of Chicago Press, Chicago, 1995.



(Vota: 9 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora