E premte, 26.04.2024, 10:30 AM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: Përgjigje Zëdhënësit të Historisë Komuniste Gani Qarrit

E marte, 12.04.2011, 07:57 PM


PËRGJIGJE ZËDHËNËSIT TË HISTORISË KOMUNISTE  GANI QARRIT

 

DED GJON LULI U VRA NGA DORA E KRIMINELIT SERB, KAPETAN GJURA

 

(Reagim ndaj shkrimit të Gani Qarrit –Vrasja e Dedë Gjo Lulit dhe përpjekjet për plagosjen e fakteve nga historia-"Bota Sot", e Diel 10 Prill 2011, f.16)

 

Nga Mr. sc. Nue Oroshi – Historian

 

Mëqenëse ju zoti Qarri nuk keni njohuritë elementare te studimit të historisë, pasiqë ju mungon metodologjia e punës shkencore-hulumtuse dhe bazohi vetëm në të dhenat e historisë komuniste porë jo edhe kombëtare, sepse kombëtarja dhe komunizmi janë dy botëra dhe një kufi i madh që i ndanë në mes veti, por, ju, bazohi në të dhenat e historisë komuniste proletare, që nuk njeh komb e as fe, atëherë do t'u pagëzoi, me emër, zëdhënës i historis komuniste. Me siguri e kupton fjalën zëdhënës. Pra, është ai qe i flet, shkruan dhe interpreton të gjitha ato gjëra që ia përgadisin të tjerët. Në këtë rast ju shkruani, mendoni dhe interpretoni falsifikimet e fallsifikatorit të historisë Pal Doqit. Ju keni mundur me një kërkim falje publike ta mbyllni këtë gabim tuajin trashanik të ripërsëritjes së fallsifikimit të historisë lidhur me vrasjen e Ded Gjon Lulit nga ana e falsifikatorit komunist Pal Doqi.

Në reagimin e parë nuk jam marrë fare me ju por vetëm me të vërtetën shkencore, por pasiqë ju dëshironi të jeni zëdhënës i devotshëm i Historisë Komuniste atëherë dua t'i them dy fjalë: Ju në reagimin tuaj thuani se,  “Në shkrimin tim, kushtuar Dedë Gjo Lulit, siç keni mundur ta vëreni, unë jam orientuar në Histori, si burimi më i besueshëm për huazimin e fakteve”. Në cilën histori Z Qarri ju duhet të jepni emrin e Librit, emrin e autorit, numrin e faqës. Këto të gjitha tek ju mungojnë. Ndërsa në pasusin tjetër ju shkruani:” Por, ju zoti Oroshi nga kush jeni AUTORIZUAR, si mr.sci. historian, që ta tjetërsoni Historinë me përpjekjet që ti ndryshoni faktet e licencuara, nga instituti i shkencave të historisë sonë kombëtare?! -Si e ka emrin ai Institut z Qarri? -Në Tiranë është Qendra e Studimevve Albanologjike,  në Prishtinë është Instituti i Historisë dhe Instituti Albanologjik.

Ju bëj me dije, z Qarri, se Historia nuk shkruhet me licenca por me fakte dhe argumente shkencore. Pra, ata që më kanë autorizuar mua që ta shkruaj Historinë e Kombit tim shqiptar, me forcën e argumentit, janë të gjithë ata burra dhe gra  atdhetarë që e dhanë jetën për Shqipëri Etnike dhe demokratike, dhe, që një pjesë e tyre u vranë nga regjimet komuniste, e pjesa tjetër u desht të mergoj dhe zhvilloj aktivitetin kombëtar edhe në mërgim, ndërsa familjet e tyre u burgosen dhe u internuan në burgjet më famkeqe që njeh historia e njerëzimit, ku më pas atdhetarët e vrarë u shanë, u përbuzën dhe u nëpërkembën nga historia e kuqe komuniste. E ata janë, zoti Qarri, këta atdhetarë dhe atdhetare: Kapidan Dr Mark Gjon Marku, Midhat Frashëri, profesor Ernest Koliqi, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Ismail Vërlaci, Xhevdet Blloshmi; Xhevat Korqa, Shaban Polluzha, Ndue Përlleshi, Mehmet Gradica, Gjon Sereqi, Prenk Cali, Monsinjor Zef Oroshi, Gjelosh Luli, Muharrem Bajraktari, Alush Leshanaku, Gjon Gjinaj, Haki Tahaj, Hysen Terpeza, Hysni Rudi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Xhafer Deva, Marie Shllaku, Aqif Blyta Haxhiahmeti, Rexhep Mitrovica, pater Anton Harapi, Mulla Idriz Gjilani,  Gostivari, Pater Bernard Llupi, Mulla Nuredin Gjinovci, prof dr Rexhep Krasniqi, kapidan Llesh Gjon Marku, Tahir Shaban Zajmi, Rexhep Mitrovica, Ukë Sadiku, Zef Gjidoda, Adem Gllavica, Luan Gashi, Ibrahim Lutfiu, Qazim Komoni, Fuad Dibra, Ibrahim Osman Kelmendi, Ajet Gërguri, Bedri Pejani, Halim Spahia, Tahir Deda, Kajtaz Ramadani, Rexhep Kabashi, Stak Mark Shkorreti, Miftar Bajraktari, Mulla Ilaz Broja, Bedri Gjinaj,Tahir Kolgjini, Xhelal Mitrovica, Kol Parubi, Gjergj Martini, Demë Ali Pozhari, Kolë Margjini, Mulla Ramë Govori, Esat Berisha, Qazim Bllaca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora. Adem Voci, Hajredin Vidishiqi, Sherif Terstena, Ukshin Kovaqica, Gjon Destanisha, Mustafa Kruja, Mulla Jakup Kombi, Musa Shehzade, Hysen Lepenica, Halim Begeja, Pater Danjell Dajani, Patër Gjon Shllaku, Mark Ndoc Quni, Faik Quku, Hasan Dosti, Shuk Gurakuqi, Sak Fazlija, Zhuk Haxhia, Kol Bib Mirakaj, Bashuk Bib Mirakaj; Jahja Fusha, Njazi Alishani, At Lorenc Mazreku, At Daniel Gjeqaji, Rexhep Xheli, Miftar Bajraktari, Hazir Gjakja, Sulejman Vuqitërni, Mehmet Agë Rashkoci, Mufaili i Vogël, Mufaili i Madh  nga Zajazi,Vasil Andoni, prof dr Isuf Luzaj Mark Staka, Sylë Hotla, Bardh Isufi, Col Bajraktari, Bajram Gashi, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori, Rifat Krasniqi, Hajdar Planeja. Qazim Bajraktari, Lec Kurti, Ymer Lutfia, Zef Pali, Gasper Pali, Seit Kazazi, Dom Ndre Zadeja, Ndoc Jakova, Ndue Pali, Qazim Rroji, Zef Kuka, Xhelal Hardolli, Xheladin Kamata, e shumë e shumë të tjerë, është për t'u theksuar se, shumë prej këtyre nacionalistëve kishin një përgaditje të lartë shkollore duke mbaruar studimet nëpër Univerzitet përendimore, kryesisht në Itali, Austri e Gjermani, porë edhe në vende të tjera. Duke kërkuar falje prej shumë e shumë nacionalistëve tjerë të Shqipërisë etnike, që përkulem para veprës së tyre dhe që në këtë shkrim  nuk po ua shënoi emrat.
Pra, në këtë periudhë kohore në trojet etnike shqiptare u krijuan dy taborre politike, zoti Qarrië ai kombëtar apo nacionalist emrat e te cilëve i përmenda më lart, të cilët në bashkëpunim me shtetet përëndimore luftuan me pushkë e diplomaci për bashkimin e trojeve shqiptare, dhe ai komunist apo tradhtar të cilët në bashkpunim me komunistët pansllavistë rus e jugosllavë e ndanë popullin shqiptar, dhe sot e kësaj dite po i përjetojmë pasojat e kësaj ndarje, si në aspektin fizik, gjeografik, historik, ekonomik, njashtu edhe në atë ideologjik. Në shenjë respekti për këtë amanet apo autorizim, siç thuani ju z Qarri që ma lanë këta atdhetarë dhe atdhetare, kemi themeluar Shoqatën e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”, që përfshinë 120 Intelektualë, kemi mbajtur nëntë sesione shkencore, gjashtë akademi dhe kemi botuar nëntë vepra enciklopedike te Historisë Shqiptare me një volum prej 5468 faqe, e, ku me punimet e tyre gjatë këtyre sesioneve shkencore janë paraqitur profesorët me eminent të Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, të Institutit Albanologjik në Prishtinë, Instituitit të Historisë në Prishtinë, studiuesit nga Arkivi i Kosovës, Muzeu i Kosovës, Akademia e Shkencave, Univerziteti i Tiranës, Univerziteti i Shkodres, Univerziteti i Durrërsit, Univerziteti i Prishtinës, profesorët shqiptarë nga Maqedonia, nga Mal i Zi, Kosova Lindore, Qameria, Evropa, Amerika dhe Australia. Në krye të këtij organizimi është profesori i nderuar dhe vizionari i kombit shqiptar prof.dr Muhamet Shatri ndërsa unë e kam fatin të jem nënkryetar i Shoqatës së inteletkualëve Shqiptar "Trojet e Arbrit". Kaq sa i përket përgjigjës, se kush më ka autorizuar.

 

DED GJON LULI U VRA NGA DORA E KRIMINELIT SERB KAPETAN GJURA

Ju zoti Qarri fare nuk merreni me argumentin historik, ai për ju nuk egziston. Edhe pse me fakte shkencore dhash emrat e shtatë burrave mirditorë qe e shoqëruan Ded Gjon Lulin, dhe po të përkujtoi edhe njëherë, se këta burra që e dhanë jetën në mbrojtje të Ded Gjon Lulit janë:

1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3.Zef Ndue Gjoka, 4.Preng Qup Deda, 5.Preng Gjok Skana, 6.Bib Marlula dhe 7.Llesh Deda. Porsa mbërrijtën në komandën serbe, që ishte vendosur në Abacinë, e pa i lënë shtek të paraqiste ankesën, i qarmatosin dhe i lidhin, e Ded Gjon Lulin e qojnë në rrafshnaltën që quhet Sheshas dhe aty e pushkatojnë, kurse të shtatë burrat i qojnë në Breshten (Pyllin) e Oroshit, në Mal të Shejt, e atje në grykë të shpellës së Akullit, që është 15 metra e thellë në tokë, jua nxjerrin shpirtin duke i therë me bajoneta, e ashtu të gjallë i hedhin mbrenda ku kanë vdekë të ngrimë. Pra Ded Gjon Luli është vrarë nga Dora e Kriminelit serb Kapetan Gjura me 24 Shtator 1915, ku së bashku me Ded Gjon Lulin janë vrarë edhe shtat mirditorë emrat e të cilëve i ceka më lartë. Qështja e vrasjes së Ded Gjon Lulit është sqaruar në konferencën përkujtimore-shkencore të mbajtur në Tuz, me datën 24 Shtator 2005, me rastin e 90 vjetorit të vrasjes së Ded Gjon Lulit. Në atë konferencë shkencore unë paraqita variantin bindes për vrasjen e Ded Gjon Lulit që ishte shoqëruar nga 7 mirditorë që u vranë në përcjellje të tij. Dhe ky variant i argumentuar shkencërisht u pranua nga Historianët e Historisë moderne Shqiptare, si dhe gjeti vend në krye të librit të botuar me pas më titullin: Ded Gjon Luli -90 Vjetori i vrasjes-Materiale nga Konferenca perkujtimore Shkencore-Tuz, 24 Shtator 2005 -Iliricum Tuz. Botuar ne faqe 7-8-9.

Këto të dhëna të vrasjes së Ded Gjon Lulit gjithashtu i kam botuar edhe në librin tim "Dëshmi Kohërash", Shtëpia Botuse Lumbardhi Prizren 2003 f.37- 43. tek studimi Dedë Gjo Luli për Pavarësinë Kombëtare. Dhe, deri më sot asnjë studiues serioz i  historisë shqiptare nuk ka mundur t'i kontestoj këto fakte te argumentuara shkencore.

Se si u soll regjimi totalitar komunist me familjen atdheare dhe princore të Kapidan Gjon

Marka Gjonit sjellim të dhëna nga studiuesja shkodrane Fatbardha Mulleti-Saraqi, e cila ne studimin e saj, Kapidan Ded Gjon Marku –Një jetë në Stuhinë Komuniste -E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike 6, Prizren-Burim (Istog) 2007 f.429 thotë: Bilanci i Familjes Markagjoni nën rexhimin totalitar komunist ishte ky: Dy djemtë e familjes Mark e Sandër (Llesh)  Gjon Markagjoni të vrarë në vitin 1946-1947, në moshën 33 dhe 27 vjeçare, 40 vjetë burg, 254 (dyqindë e pesdhjet e katër vjetë internime), dhe tri nana të shtrenjëta vdiqën ne internim. Iu shtetzuan pronat, konfiskim i çdogjëje,rrafshim i kullave te familjes në Orosh Mirditë, atje mbetën vetëm gurët. Për afro 50 vjet vazhdoi tortura, burgjet internimi dhe denigrimi i familjes me anë të radios, librit, artit skenik, filmit, televizorit, deri në pafundësi shpifje arti i gënjeshtrës në stadin më të lart.

 

Përfundimi

 

Sa i perkt fjalëve të Jezu Krishtit që më përkujtoni se mos bëni dëshmi të rrejshme, ju falënderoj që më kujtoni por unë ju bëj me dije z Qarri, se jam rritur në një familje tradicionale shqiptare me vlerat kombëtare kombë e fe, besë e burrni, me këshillat e babait tim Mark Oroshi, anëtar i GLP-Grupit të lidhjesë së Prizrenit, për këtë mund të shihni në Librin, E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipëris Etnike 5-Prizren-Orosh 2007, të studiusit Besim Morina, me titull, Veprimtaria Kombëtare e vëllezërve Mark dhe Gjok Oroshi f.427-431, ndërsa edukatën fetare e mora nga Monsinjor Damjan Kurti që sot është pasardhës i Imzot Don Nikoll Kaqorrit në Kishën e Durrësit ku ka shërbyer për më tepër se 20 vjetë edhe Imzot Nikoll Kaqorri arkitekti i Pavarsisë së shtetit Shqiptarë. Me këtë dua të them, se në jetën time të përditshme si  dhe në  punën time shkencore dhe atdhetare janë të brumosura sinqeriteti, fjala e dhënë dhe argumentimi me baza shkencore të vërteta, ashtu siç e dhash edhe të vertetën shkencore të vrasjes së Ded Gjon Lulit dhe shtatë atdhetarve tjerë mirditorë:- 1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3.Zef Ndue Gjoka, 4.Preng Qup Deda, 5.Preng Gjok Skana, 6.Bib Marlula, dhe 7.Llesh Deda dhe që kjo e vërtetë shkencore është pranuar nga Historia moderne Shqiptare në konferencën përkujtimore-shkencore të mbajtur ne Tuz me datën 24 Shtator 2005, me rastin e 90 vjetoritë të vrasjes së Ded Gjon Lulit.

Po ju, me çfar dëshmie paraqiteni zoti Qarri. Me dëshmi të rrejshme të pseudohistorianëve komunistë, dhe me tregime të trilluara, pra në këtë rast, zoti Qarri, ju jeni në anën e atyre fallsifikatorëve komunistë, pra në anën e djallitë, mefistofilitë, dreqnitë dhe të mallkuarit, në anën e atyre që ndaluan besimet fetare, prishën objektetet fetare, kishat, xhamitë dhe teqet; vranë dhe burgosen prifterinjët, hoxhallarët dhe shehlerët, -mos edhe ky fakt zoti Qarri duhet të licencohet nga Historianët komunistë?!

Prandaj, për fund ta japë një këshillë miqësore, që:

1.T'ju kërkoni falje publike lexusve për maltretimin që iu bëre atyre në sjelljen e ngjarjeve të fallsifkuara të kryera nga Historia Komuniste.

2.T'ju kërkoni falje publike familjes së nderuar të princit të Mirditës Kapidan Gjon Marka Gjonit, ku siç thotë studiuesja shkodrane Fatbardha Mulleti-Saraqi, kjo familje në regjimin komunist kishte këtë bilanc tragjik- Dy djemtë e familjes Mark e Sandër (Llesh)  Gjon Markagjoni të vrarë në vitin 1946-1947, në moshën 33 dhe 27 vjeçare, 40 vjetë burg,  254 (dyqindë e pesdhjetë e katër vjetë internime), dhe tre nëna të shtrenjëta vdiqën në internim. Iu shtetzuan pronat, konfiskim i çdo gjëje, rrafshim i kullave të familjes në Orosh -Mirditë, atje mbetën vetëm gurët. Për afro 50 vjet vazhdoi tortura, burgjet internimi dhe denigrimi i familjes me anë të radios, librit, artit skenik, filmit, televizorit, deri në pafundësi shpifje arti i gënjeshtrës në stadin më të lart, përfundon studiuesja Shkodrane Fatbardha Mulleti Saraqi.

3.T'ju kërkoni falje publike familjeve të shtatë atdhetarëve mirditorë për mospranim të argumentit shkencor të vrasjes dhe masakrimit të tyre në përcjellje të atdhetarit Ded Gjon Lulit, sepse edhe 1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3. Zef Ndue Gjoka, 4. Preng Qup Deda, 5. Preng Gjok Skana, 6. Bib Marlula dhe 7. Llesh Dedae deshën jetën por ata u sakrifikuan në lulen e rinisë për nderë, besë e burrni dhe për të mos e tradhtuar kurrë mikun në besë siç ka qenë traditë e Mirditorit nëpër shekuj.

Ndërsa mue që polemizoj me tezat e fallsifikuara të historisë komuniste nuk ke nevojë të më kërkosh falje për kohën e humbur, sepse është detyrë e historianit që ta shkruaj dhe mbrojë të vërtetetën historike me forcën e argumentit shkencorë.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora