E shtune, 27.04.2024, 12:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Vangjush Ziko: Xhuljeta dhe Romeo ose Nishani

E enjte, 24.03.2011, 08:55 PM


Vangjush Ziko

 

XHULJETA DHE ROMEO ose  NISHANI

 

Tregim

 

Ata ishin dy emigrantë.U njohën në kursin e gjuhës angleze.Xhuljeta ishte portugeze.Romeoja ishte shqiptar.Ata kishin një vit që bashkëjetonin.Romeoja vajti në apartamentin e Xhuljetës sepse ishte më i pastër dhe më i mirëmbajtur.Xhuljeta e kishte mobiluar dhe zbukuruar,i kishte dhënë hijeshinë që kishte dhe trupi dhe shpirti i saj.Veç kësaj,apartamenti  ishte më pranë vendeve të tyre të punës,në një rrugë ku autobuzat urbanë ishin më të shpeshtë dhe të shpinin drejt e në stacioni i metrosë.Ata akoma nuk kishin blerë makinë.

 

Romeos,si ballkanas dhe si shqiptar,nuk i vinte aspak mirë që kishte hyrë "dhëndër brenda",ose si i thonë nga anët e tija "kollovar" dhe me këtë arsyen e fundit e qetësonte veten për këtë veprim.Xhulieta kishte filluar ta lexonte ca nga ca karakterin e tij dhe nuk e ngacmonte për këtë problem,e kthente në shaka.Në Portugali nuk do të vija kurrë,i thoshte ai.As unë ia kthente ajo,në Shqipëri.Vendi im ka plazhe të mrekullueshme buzë oqeanit.Duket,ia kthente ai.Dielli i atyre plazheve ta ka veshur me bronx lëkurën tënde të butë.Kurse trupi yt,i thoshte ajo,i rritur në mes të maleve, është aq i bardhë si i një femre nordike.Edhe vendi im ka plazhe të bukura dhe të nxehta mesdhetare.Po si nuk je pjekur ndonjë çikë e ngacmonte ajo.

-E ka fajin nishani,që kam në shpatull,i përsëriste ai.-Doktori më ka këshilluar që në fëmini që ta ruaj nga rrezet e diellit.

Ajo ia shikonte me kujdes atë nishan dhe,nuk e di sepse ndjente një frikë.Kur i përkëdhelte trupin e tij,përpiqej të ruhej që nishanin të mos ia prekte.

-Kur të lindim fëmijë,-i thoshte ai-Do të dua që asnjë nga ta,djalë apo vajzë qoftë,të mos e trashëgojë këtë nishan.

-E ç' do ta gjejë-qeshte ajo-Vetëm se do të mbetet pa mësuar notin.Le të merret me alpinizëm.

 

Ata punoni që të dy në vende të ndryshme.Ajo laborante në një laborator farmaceutik.Dhe ai punonjës i thjeshtë në aeroprt.Jetonin mirë,por me ekonomi,duke ëndërruar të mblidhni një shumë të nevojshme për të marrë ndonjë kondominium.Atëhere po,do të vendosnin që të lindnin dhe fëmijën e tyre të parë.Kjo ishte një ëndërr e tyre e përbashkët,sidomos e Romeos.Fëmija,thoshte ai,ështëf ruti i dashurisësë vërtetë.Jo vetëm i dashurisë sonë,por i dashurisë gjenetike.Një martesë pa fëmijë atij do t' i dukej si ndëshkimi më i madh pë njeriun.Edhe Zoti,i përgjigjej ajo me shaka.Ajo ishte katolike dhe besimtare.Edhe Adamin dhe Evën,Zoti i dënoi për mëkatin që bënë,i zboi nga parajsa,por nuk i mallkoi që të mos shtohen.Përkundrazi.Romeoja nuk ishte besimtar.Ai i përkiste atij brezi të vendit të tij kur u mbyllën tempujt e kultit dhe feja u shpall si opium për njerëzit.Ai,thjesht,adhuronte kultin e trashëgimisë.Trashëgimia e qënies,e gjakut,e fisit ishte për të gjëja më e shenjtë.Ishte shprehja më e lartë e dashurisë së fisit njerëzor për vetveten.Të mos trashëgohesh,thoshte ai,do të thotë të zhdukesh si fis dhe si racë,sikur njeriu të mos kishte egzistuar kurrë.Dhe aq më tepër në mërgim.

Për shkak të atij nishanit,atë e kishte pushtuar fobia e asgjësimit.Këtë trysni ia kishte rënduar edhe më shumë mërgimi,ku lufta për egzistencë merr format më konkrete e më dramatike.Doktori e kishte porositur që ta ruante nishanin edhe nga ngacmimi më i vogël,jo vetë nga dielli.

Ëndrra e Romeos ishte që të kishte sa më parë një fëmijë,qoftë edhe pa blerë kondominiumin.Por Xhulieta nuk pranonte.

Xhuljeta përpiqej të tregohej indiferente ndaj fobisë së tij.Ajo nuk e kundërshtonte dhe përpiqej të ishte shumë e vemendshme në çastet e marrëdhënieve të tyre seksuale..Jo se ajo nuk deshte fëmijë,por ishte realiste.Në mendjen e saj ajo e kishte planifikuar këtë pë një kohë më të vonët.Nuk deshte të hynte në një borxh të madh në bangë,të cilin do të duheshin vite të tëra për ta larë.Fëmija,edhe ai do të deshte shpenzimet e tija ekstra.Ata nuk mund t' i përballonin këto me pagat e tyre shumë modeste.Ajo bënte çmos që këtë dëshirë të zjarrtë të saj,ëndrrën pë fëmijë, ta shtynte sa të ishte e mundur më tej.

 

Por ardhi një ditë që ajo e ndjeu veten shtatzënë.Dhe u tmerrua.U trondit edhe më tepër sepse ata vazhdimisht i kishin marrë masat që të mos ndodhte një gjë e tillë.

Romeoja në fillim bëri sikur u çudit,por sytë e tij shkëlqyen nga lumturia.E përfshiu në krahët dhe filloi ta puthte si i marrë.Ajo e nuhati që ai,patjetër,kishte bërë ndonjë dredhi.E kishte prerë në besë!Nuk e kishte përfillur dinjitetin e saj.Ai e kishte mashtruar.

Xhulieta,siç ishte e inatosur,u shkëput me forcë nga krahët e tij dhe e shtyri për ta larguar nga vetja.Romeoja humbi ekuilibrin.U përplas pas murit me kurriz.Me atë kurriz ku kishte atë nishanin fatal.Nishani u gjakos.Profecia ogurzezë e mjekut u bë realitet.Vdekja tinzare,që rrinte fshehur në atë nishan të zi,u zgjua.

 

Jeta e njeriut është me të vërtetë një enigmë e padeshifrueshme.E dimë sa dinake dhe e pabesë është dhe prapë harrojmë.Si ta gjykosh atë baba që deshte me përgjërim të kishte një trashëgimtar.Por edhe atë nënë që mendonte me aq përgjërim që ta rrtitte fëmijën në kushte sa më të mira.Por edhe fëmijën që u ngjiz,si ta bësh fajtor.

 

Romeos po i dilte narkoza dalngadalë.Mendimet e tija filluan të përzjehen me zhurmat dhe zërat rrotull tij.Filloi të ndjejë dritën dhe format e njerëzve.Ai pa fytyrën e pikëlluar që i rrinte ulur pranë shtratit ku dergjej pas operacinit.Ndjeu ngrohtësinë e dorës së Xhuljetës në pëllmbën e tij dhe u përpoq ta shtërngojë.Ai ndjeu se si dora e saj u drodh.Një lot i rrëshqiti në cep të syrit të tij dhe nuk e la të shikojë lotin që pikoi mbi jastëk.

--Xhuljeta,si është djali?...T'i vesh emrin tim.

Xhuljeta u shkreh në vaj duke puthur ballin  e tij të mbuluar me djersë të ftohta.

 

Ajo e parandjeu atë që do të ndodhte...

 

Xhuljeta lindi djalë.

Ç' ishte kjo qënie e gjallë.Frut i dashurisë apo shkaktari i tragjedisë.E si mund të jetë jeta shkatare e vdekjes.Pse ajo u trondit aq shumë kur ndjeu në trupin e saj ngjizjen e kësaj jete.A e meriton ajo që ta thërresë kjo kërthijë,nënë.Nënë t 'i thotë kësaj që i vrau babanë.O Zot,si jemi të këtillë.Dhe dashurojmë.Dhe vrasim.Dhe urrejmë.Dhe përgjërohemi.Pse jemi kaq krenarë dhe të pakujdesshëm.Pse e humbim arsyen kur na duhet më shumë se dashuria.

 

-Pse më dhe këtë dënim të tmerrshëm,o Zot.Si do ta rrit këtë pjellë me gjirin tim të helmuar nga munxyra që bëra.Si do t' i përgjigjem unë kur të më pyesë për të atin.E nxora në jetë.E nxora në dritën tënde.Ty po ta le në dorë,o Zot!

 

Në varrezat e qytetit të Torontos gjetën trupin e pajetë të Xhuljetës.E gjetën mbi varrin e Romeos.

Përbri nënës,mbi pllakën e varrit të të atit,gjetën duke qarë beben e lidhur lurec.

Të qarat e saj i drejtoheshin racës njerëzore.Dashurisë dhe egërsisë së papërmbajtur të saj.

 

Fëmija në ballë kishte dy sytë e butë të së ëmës dhe nishanin e zi të të atit në kurriz.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora