Kulturë
Përparim Hysi: Po tani që erdh pranvera?!
E shtune, 19.03.2011, 10:20 AM
Përparim Hysi
Po tani që erdh pranvera,mike moj,a nuk më thuaj?
Do ta bëjmë si protohera apo ende unë do vuaj?
Mëndja shkon tutje,në vite;tutje-tutje,oh,sa mote!
Unë magjepsur pas një vide;pas një vide,një ninshjote *
Mëndja bredh dhe ku nuk shkon,po më mbush me më shumë thinja
Se kujton,me mall kujton atë kohë mbushur temina.
Kur u njohëm,qe pranverë;vjen pranvera,prapë më shfaqesh
Mall,o mall që qe njëherë,pse më bën të lëngëzojnë faqesh?!
Se një lot varet nga syri,edhe lag faqen time
Ah,ky mall,që më lëbyri!Shpirti copë edhe thërrime
M'u kujtua mike e vjetër,se pranvera më shtie çika
Dhe tani,sado i vjetër,malli i mikes seç më mpika.
*Ninshi-fshat në Mallakastër.
Moj pranverë!
Moj pranverë,moj bukuroshe!O ti stina përmbi stinë!
Më je si raki sarhoshe që më deh e më bën tym
Më bën tym e më ndez zjarr;gati ja të marrë flakë
Zë më nget i shkreti mall,se tanimë unë nuk jam plak.
Në mars a ndërrojmë lëkurën;pak më tej:a s'ndërron gjaku?
Unë tani kam lënë"qëkurën";ja tek iku nga unë plaku
Tani gjakun e kam valë,se më kot nuk erdhi marsi
Ndaj dhe nisem tani "djalë",mu tek mikeja,mu tek gazi.
Tek guri në mes të kopshtit
Tek guri i madh në mes të kopshtit
Tek guri,ah tek ai gur!
Ç'më sjell në mënd mua thinjoshit?
Një kohë të bukur dhe ka qëkur.
Se ja aty,në mes të kopshtit
Tek guri;ah,tek ai gur!
Më erdh njëherë çupë e gjitonit
Diçka kërkoi e ka qëkur.
Pa u ulëm atje me nge
Atje pra:mbi gur!
Se ç'bëmë... epo e dimë vet,de?!
Pastaj kjo ka qëkur...
Po vjen një kohë dhe kujtesa
Hiç nuk më lë rehat.
Sado që keq më është "licenca"
Ah,gur! Pse më kthen sakat ?!...
16 mars 2011
___
Vjen një letër që nga larg
Vjen një letër që nga larg
Larg e larg...nga Shqipëria
Trup e shpirt m'i bënë plagë
Plagë m'i bënë nga dashuria.
Dashurisë për një femër
Kam dhënë prova:i bëj ballë!
Po për vëndin që kam lënur
Ja dorëzohem: rob i gjallë.
Dhe kjo letër që më vjen
Më flet troç e më flet qartë
Aq sa malli keq më bren
Më qëndron mbi kokë si shpatë.
Mu si shpata e Demokleut
(Në ta mbajtët,hë,lëviz?!)
Malli i madh i Mëmëdheut
Më jep stres,më bën me"krizë"
Përmjet letrës vjen një pyetje:
-Kur do kthehesh ,Përparim?
Aq në hall,sa s'jam në vete
Dhe nga koka më del tym.
Pyetjen s'e bën një vetëm
Por plot miq,edhe plot shokë
Për të gjithë e shkruaj këtë letër
Po e shkruaj me mënd në kokë.
Në mërgim,jam përkohësisht
Le ta dijë gjithë bota mbarë.
Jam i lidhur pazgjidhmërisht
Me Atdhenë; atje dua varr.
Në se vdes këtu papritur
( se tani radhën e kam)
Që nga varri kam për t'u ngritur
Do kapërcej oqean.
Ja kjo është përgjigja ime
Le ta dinë:me miq e shokë!
Sa e mbylla letrën time
Dhe nga malli,më shkojnë lotë.
18 mars 2011