E premte, 26.04.2024, 11:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Henry Fonda (1905–1982)

E enjte, 06.01.2011, 08:58 PM


HENRI FONDA/1895-1982/

/I shpërblyer me çmimin Oskar për vepër jetësore/

 

Nga Halit Bogaj

 

Në vitet e hershme të karierës së tij artistike, Henri Fonda realizoi filmin e tij monumental”E  dashura ime Klementina”,në regjinë e fenomenit Xhon Ford,  i  cili i kishte parnerë aktorët:Linda Darnell dhe Viktor Mejçer.Pikërisht me rolin e ligjvenësit legjendar/Vajat Erp/ Fonda kishte arritur të bëhej yll internacional..Gjithashtu edhe Viktor Mejçer shkëlqeu në rolin e  Dok Holideji/shoku i afërt i Vajat Erpit/, i cili  e kishte pasion të pinte dhe të luante bixhoz nëpër sallonet e Perëndimit të egër, por edhe t`i dilte zot drejtësisë njerëzore, bashkë me kolosin Vajat Erp dhe vëllezërit e tij ..Qysh me filmin”E dashura ime Klementina”dhe me rolin e trimit të pamposhtur për të cilin folëm pak në këtë shkrim,Fonda bëhej aktor i përmasave kolosale dhe tregonte se ishte edhe ndër shtyllat kryesore të artit filmor amerikan, çka tregoi edhe me filma të tjerë të shquar.Ishte shok dhe mik i afërt i aktorit mitik Xhejms Stjuart, i cili edhe e kishte pas nxitur  të bëhej aktor, ngase e kishte kuptuar se Fonda vërtet ishte i lindur që të luante në film.Henri Fonda realizoi role të shumta dhe të madhërishme që kanë mbetur ndër kryeveprat më të dalluara kinematografike me të cilat jemi mësuar më tepër se gjysmë shekulli   .Ai jo vetëm që e skaliti për mrekulli rolin e Vajat Erpit, por ishte i pa kaluar edhe në rolin e Frenkut nga filmi”Vëllezërit Xhejsi Xhejms”ku shkëlqeu edhe aktori tjetër fenomenal-Tajron Pauer me emrin e të cilit është e lidhur edhe një periudhë e fuqishme e artit filmor amerikan.Bashkë me aktorët e tjerë veteranë të kohës,Fonda ishte bërë shumë i popullarizuar edhe me role të tjera heronjsh lavdiplotë,siç ishte edhe filmi”Varlloku”,përkatësisht “Njeriu me revole të arta “në të cilin  shkëlqen bashkë me aktorin tjetër Entoni Kuin.Loja e tij artistike ishte përherë origjinale,ngase ai nuk krijonte çfardo filmi, por vetëm vlera të vërteta që do të jetonin nëpër vite dhe kohra të ndryshme.Ta zëmë,ka mbetur tejet i paharrura edhe roli i Pjer Bozuhovit nga vepra e famshme e Leon Tolstojit”Lufta dhe Paqja’në të cilin Fonda na duket se kishte bërë transformime radikale në krahasim me disa role nga filmat e tjerë.Në film aktronin edhe aktorë të tjerë të shquar si:Mel Ferer dhe Odri Hepbern.Fonda dinte të aktronte,ta çmonte artin filmor dhe ta skaliste me butësinë e tij të njohur,por edhe me ashpërsinë e treguar në disa raste si në filmin”Na ishte njëherë në Perëndimin e egër” në të cilin interpreton një bandit të pashpirtë që vret si mercenar, duke na habitur thellësisht se si  e kishte pranuar një rol të tillë aq negativ me të cilin ishte bërë mjaft i urryer tek adhuruesit e tij të pasionuar të cilët ishin mësuar që ta shihnin vetëm në role të fuqishme pozitive,por pa marrë parasysh pse ishte ashtu,Fonda tregoi se ishte gjenial  edhe në role të tilla negative siç ishte ai i një vrastari nga filmi  i  përmendur ,të cilin e realizoi në mënyrë të përsosur regjisori Italian Sergjo Leone, me muzikën e virtuozit Enio Morikone, I  cili e kishte komponuar muzikën e tij edhe për 300 filma të tjerë të njohur. Edhe Henri Fonda ishte një vigan i të gjitha kohrave,  pa të cilin arti kinematografik  do të shënonte zbrastësi të madhe.Çdo film i tij i ri na lente përshtypje të jashtëzakonshme, ngase kishim çka të shihnim dhe çka të mësonim.Emri i tij ishte bërë sinonim i një personaliteti të rrallë burrëror, me filmat e të cilit ishin mësuar shikues të shumtë nga mbarë bota..Këtu duhet ta përmendim edhe pjesën e dytë kushtuar banditit simpatik me titullin”Rrëfimi për Xhesi Xhejmsin” me të cilin/Tajron Pauer dhe Henri Fonda/ u bënë dy heronj të paharruar nëpër kohra që luftonin për shtresat e varfëra njerëzore, duke u bërë të ngjashëm me Robin Hudin e madh nga malet Shervudit.

Henri Fonda jetoi me kujtime të sinqerta dhe autoritet të paparë tek çdo kush që e njihte dhe tek  kolegët e tij të artit të cilët e adhuronin pa kufi.Jetoi me nder dhe krenari të madhe duke mbetur njëra ndër ikonat më të famshme të artit të shtatë,ashtu siç kishin mbetur edhe legjendat e tjera: Gari Kuper,Keri Grant , Xhon Uejn, Kirk Dagllas,Spenser Trejsi,Bert Llankaster,Riçard Barton,Xhejms Stjuart dhe shumë të tjerë ,që artin filmor amerikan e ngritën në Zenit të vërtetë.Edhe Fonda ishte një yll që shkëlqentë vazhdimisht me çdo rol të tij maestral, duke hyrë aty edhe roli i tij i fundit nga filmi”Liqeni i praruar”ku luajti me divën e famshme Ketrin Hepbern dhe vajzën e vetë Xhejn Fondën.Në fund duhet theksuar edhe faktin se Henri Fonda ishte edhe ndër të parët që i dha kuptim të vërtetë artit filmor amerikan, duke u munduar me mish e me shpirt që ai të ecte përpara  dhe të bëhej sa më i ndritur.Fonda krijoi role të fuqishme,fenomenale dhe të pavdekshme me të cilat edhe sot mburret mbarë bota artdashëse.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora