E premte, 26.04.2024, 05:28 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Dega e LDK-së në Detorit: Përkrahje pa rezervë z. Anton Kolaj

E diele, 28.11.2010, 07:42 PM


Nga Dega e LDK-së në Detorit (Miçigen – SHBA)

 

PËRKRAHJE E PAREZERVË Z. ANTON KOLAJ PËR DEPUTET NË PARLAMENTIN E KOSOVËS

 

Detroit, 21 nëntor

Më datën 18.11.2010, në organizim të Degës së LDK-së në Detroit (Miçigen – SHBA), u mbajt një tubim i   kësaj dege,  në mbështetje të kandidatit të LDK-së për Parlamentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, z. Anton Kolaj.

Në këtë tubim, përveç Kryesisë së kësaj dege,  morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, po ashtu edhe qytetarë të tjerë të shumtë me spektër të gjerë të orientimeve politike. Të gjithë të pranishmit shprehen admirimin dhe përkrahjen e thellë për zotin Anton Kolaj,  i cili për këtë komunitet është shumë i njohur dhe i admiruar, si një intelektual me bagazh të pasur vlerash intelektuale, vepruese dhe  kombëtare dhe, i cili, ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që në  këto zgjedhje nacionale të garojë për deputet për Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Dega e LDK-së në Detroit, shpreh mendimin që zoti Anton Kolaj, si në të kaluarën, po ashtu edhe sot, do të di dhe do të ketë mundësi që denjësisht t’i përfaqësojë  interesat e qytetarëve në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës.

Dega e LDK-së në Detroit, uron që zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, të kalojnë të qeta dhe në frymën e një tolerance dhe demokracie të mirëfilltë.

 

Për Degën e LDK-së në Detroit,

Kryetari

Nikollë Pepaj



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora