| E diele, 28.11.2010, 07:42 PM |
Nga Dega e LDK-së në Detorit (Miçigen – SHBA)
PËRKRAHJE E PAREZERVË Z. ANTON KOLAJ PËR DEPUTET NË PARLAMENTIN E KOSOVËS
Më datën 18.11.2010, në organizim të Degës së LDK-së në Detroit (Miçigen – SHBA), u mbajt një tubim i kësaj dege, në mbështetje të kandidatit të LDK-së për Parlamentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, z. Anton Kolaj.
Në këtë tubim, përveç Kryesisë së kësaj dege, morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, po ashtu edhe qytetarë të tjerë të shumtë me spektër të gjerë të orientimeve politike. Të gjithë të pranishmit shprehen admirimin dhe përkrahjen e thellë për zotin Anton Kolaj, i cili për këtë komunitet është shumë i njohur dhe i admiruar, si një intelektual me bagazh të pasur vlerash intelektuale, vepruese dhe kombëtare dhe, i cili, ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që në këto zgjedhje nacionale të garojë për deputet për Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Dega e LDK-së në Detroit, shpreh mendimin që zoti Anton Kolaj, si në të kaluarën, po ashtu edhe sot, do të di dhe do të ketë mundësi që denjësisht t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës.
Dega e LDK-së në Detroit, uron që zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, të kalojnë të qeta dhe në frymën e një tolerance dhe demokracie të mirëfilltë.
Për Degën e LDK-së në Detroit,
Kryetari
Nikollë Pepaj