E premte, 26.04.2024, 01:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Fahredin Shehu: Plagët e bukurisë

E diele, 14.11.2010, 07:23 PM


PLAG?T  E  BUKURIS?

Athanase Vantchev de Thracy

 

Nga Fahredin Shehu

 

Po të mos ishin Gjovalin Kola dhe Jeton Kelmendi; Athanase Vantchev de Thracy për mua do të ishte një njeri, i cili shkruan poezi vetëm për Francën apo vetëm për Bulgarinë, të cilat e përbëjnë identitetin e dukshëm human të poetit De Thracy, por me tej identiteti i tij është global dhe atë për shumë arsye dhe për këtë kam hise të flas me shumë ëndje,  prandaj më duhet ta përsërisë vetvetën për të satën herë se, rëndësia e përkthyesëve është gjithmonë si rëndësia e urrave që na lidhin me një botë më pak të njohur. Puna e lodhëshme e përkthimit pothuaj, asnjëherë nuk është shpërblyer, shpeshherë madje as duke i adresuar falënderime.

Shfrytëzoj këtë shkrim si rast i duhur që publikisht t’u falënderohem përkthyesëve, me falënderimet të cilat i tejlakojnë lartësitë e reve të bardha.

 

Kur kihet parasyshë se kulti i fjalës së shkruar jeton ende dhe me tej kulti i poezisë sado që perceptohet se nuk ka lexues, kjo duket se është fazë kaluese, sepse De Thracy e dëshmon të kundërtën, e resurekton poezinë duke filluar nga antikiteti nëpër mesjetë e deri në kohën tonë, na inkurajon të mendojmë se nëse koha e profetëve ka mbaruar tëë përzgjedhurit e Zotit prej eoneve të lashta e deri më sot duket se nuk janë kush tjetër pos poetëve.

 

Thellësisht i preokupuar me konceptet të cilat janë problematike që nga gjeneza e njeriut; vdekja, jeta, dashuria, bukuria, arti, De Thracy na shpalos një muslin të ndjeshëm dhe sensual e spektral të fjalëve filigranike të përzgjedhura me kujdes, dedikime të përzgjedhura me kujdes, motiveve të përzgjedhura me kujdes dhe finesë të veçantë. Nga antikiteti letrar Epikuri dhe Lukreci, nëpërmjet mesjetës i kthehet Solomon Ibn Gabriolit, Juda Ha Levi dhe traditës mistike hebreje, tek Mevlana Rumiu, Nazim Hikmet dhe Ahmed Shaëki, Ëilhelm Heinrich Ëackenroder, Paul Verlaine dhe Novalis, etj. Sakaq dëshmon më shumë thënien e poetit persian Saadi Shirazi, ...kur të përzihesh me lule e merr aromën e tyre. Ja se De Thracy e bënë këtë në mnyrën e vetë origjinale dhe për mua si poet e herë herë kritik, më kthen tek hyjnorja dhe se vërtetë edhe pas Khalil Gibranit transcendentalja vibron në të dy kahet e botës. Derisa Munir Mezyed, palestinezi i kthehet Rumanisë që të krijoj poezi, e cila e pason hyjnoren e Gibranit, De Thracy nga Bullgaria në Francë e bart peshën subtile nëpër netët pa gjumë dhe punë të palodhëshme në një trajtë universale duke mos e mohura kulturën Lindore e as Perendimore por duke e konsideruar atë si begatshmëri dhe duke e bartur flakadanin e urtësisë dhe poezisë Evropiane.

 

Fjalët të cilat unë i rradhis në këtë shkrim janë refleks i vetëm një libri, i cili porsi bletë grumbullon nektarin nga shumë lule dhe nuk di nga cila dhe nga sa lule  ka mbledhur nektar për ta prodhuar një bulë mjalte, nëse kështumë lejohet t’i parafrazoj Upanisadat e urta induse.

 

Himnet dhe epitafet e De Thracy kanë një ndjeshmëri të rrallë artistike dhe thellësi estetike, veçmas epitafi:

 

 

EPITAF PËR ATHAN?SE DE THRACY-IN 

 

O njerëz të Francës, rrëzë kësaj peme të njomë

Fle gjumin e ëmbël dhe të përjetshëm

Athanase de Thracy,

Më i dhembshuri dhe më i dashuruari

I poetëve të Francës.

 

Me pathos të thellë në këtë segment:

FJALË KOPSHTARIE TË NJË TË PADUKSHMI

 

Për Alfonso Gatto

 

Më mësoni lutje të vjetra dhe himne kishtare të përshpirtshme,

Fjalët me aromë temjani Arabie,

Formula që sjellin besimin,

Ekuacionet melodioze të organos,

Teoremat mugulluese

Të ujrave të tokës dhe të qiellit!

 

Se në tërësi i dedikohet poezisë De Thracy pohon në vargje me ndjeshmëri prej artisti të madh në epigrafin:

 

LULE SHËNGJERGJI

 

"Frumentum Christi sum..."

"Unë jam nga brumi i Krishtit"

 

 

Kalimtar, këtu prehet Athanase-i

Vesën e mëngjesit ka për qefin,

E për varr zambakët në luginë -

Jeta e tij qe një poemë,

Poemë që do të mbetet në përjetësi!

 

 

Poetit japonez Sugakaëa Yoko-s  i kushton haiku duke i kënduar pleqërisë:

 

Një gjethe e verdhë bie

prej plepit-

një lot e përcjell,

jam plakur!

 

 

Poetit ndër më të mëdhënjtë përsian Abul Qasim Hassan ibn Ahmad 'Unsuri Balkhi i kushton këtë poezi:

 

Flauti i barit derdh shpirtin e tij të mahnitur

Mbi qepallat ngjyrë blu gjysmë të mbyllura.

Princi im! Çfarë mbetet nga parfumi luksoz i shënimeve,

Të letrave të pashkruara, të fjalëve të pashprehura?

 

Se bota është e bukurë në gjithë tërësinë e sajë më së miri e përshkruan e ndërton dhe e mbindërton poeti me sensualitetin engjëllor duke e zbritur hyjnoren nga katet e larta qiellore dhe duke e transmetuar në letër, e tani edhe në formën elektronike.

 

 Athanase Vantchev de Thracy është pa dyshim njëri nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë francezë. I lindur më 3 janar 1940, në Haskovo të Bullgarisë.

 

Athanase Vantchev de Thracy është autor i 32 përmbledhjeve me poezi (të shkruara në varg klasik dhe të lirë), ku ai përdor gjithë spektrin e prozodisë : epopenë, odën, sonetin, bukoliket, idilet, pastoralet, baladat, elegjitë, rondon, satirën, himin, epigramin, epitafin etj. Ai ka publikuar gjithashtu një numër monografish si dhe punimin e doktoraturës, Simbolika e dritës në poezinë e Paul Verlaine-it. Në bullgarisht, ai shkruan një studim për shkrimtarin epikurian Petronin, të mbiquajtur Petronius Arbiter elegantiaru, i preferuari i perandorit Neron, autor i romanit klasik Satirikoni, si dhe një studim në gjuhën ruse me titullin Poetika dhe metafizika në veprën e Dostojevskit.

 

Duke qenë një njohës shumë i mirë i antikitetit, Athanase Vantchev de Thracy ka shkruar mjaft artikuj për poezinë greke e latine. Kurse gjatë qëndrimit të tij prej dy vjetësh në Tunizi, ai boton njëra pas tjetrës tri vepra kushtuar dy qytezave punike tuniziane : Monastir-Ruspina – ana e tejdukshme, El-Djem-Thysdrus – e fejuara e kaltërsisë dhe Mozaikët e qytetit të Thysdrus-it.
Ai studion për shumë vite me radhë islamin dhe vendet e Lindjes si Sirinë, Turqinë, Libanin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Irakun, Egjiptin, Marokun, Tunizinë, Mauritaninë dhe Taxhikistanin, ku kalon edhe një pjesë të jetës së tij. Në këtë periudhë, ai përshtat në gjuhën frënge veprën historike të Mustafa Tlass-it, Zenobie, mbretëresha e Palmyre-s.

 

Ai qëndroi gjithashtu dy vjet në Rusi (1993-1994) për të studiuar poezinë ruse. Përkthyes i një plejade të tërë poetësh, Athanase Vantchev de Thracy është nderuar me shumë çmime letrare kombëtare e ndërkombëtare, midis të cilëve me Çmimin e Madh Ndërkombëtar të Poezisë Solenzara. Ai është laureat i Akademisë Franceze, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe të Letërsisë, Docteur honoris causa i Universitetit të Veliko Tarnovo-s, në Bullgari, laureat i Ministrisë së Punëve të Jashtmë të Francës, anëtar i P.E.N Club-it francez, i Shoqatës së Shkrimtarëve francezë si dhe i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe të Letërsisë në Francë. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

 

Ëshët anëtarë i Akademisë së Shkencave të Brazilit dhe Bullgarisë dhe Ambasador i Lëvizjes Poetët Botëror, Poetas Del Mundo për Evropën.

 

Vepra poetike

 Flakërime (1970), Hije e marrëzi (1971), Polyhymnia (1981), Libri i transparencave (1981), Orë e Stinë (1981), Ti, Virgjëreshë e zjarrit (1985), ribotuar më 2001 dhe 2002, Oaz, fytyrë drite (1986), Strofa pentakorde (1986), Animula vagula, blandula (1986), Sonetet e Damaskut (1987), Elozh dritës (1987), Libër për oktavat (1987), Leptis-Minor (sonete romane), Përmbi Fjalët (1988), Anamnezë (1991), ribotim i zgjeruar(2006), Vetmia e Tridhjetë (1992), Trallisje, pasuar nga Shkëlqimet (1992), Këngë homofonike (1997), Zëra të bukur antikë (2000), Befas, një drithërimë ëngjëllore (2000), Momente përjetësie (2001), Anale dhe përshpirtje (2002),  Epopteia ( Soditje sublime) 2003, Elegji (2003), Ora e Nëntë (2004), Mëshirë, o Zot! (2005), Kështu bëhen njerëzit (2006), Dhe deti kthehej në këngë (2007), Vizione zemre (2008), Edhe njëherë për poezinë hyjnore (2009).



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora