E premte, 26.04.2024, 09:28 AM (GMT+1)

Kulturë

VIP News - Shtator 2007

E shtune, 20.10.2007, 06:17 PM




Ka kaluar vetëm një muaj, kur show-girl Xhemi Shehu do të shfaqej në tiranë për pushime këtë verë. Dhe ndërsa u rrëfeu gjithë miqve të saj se do të nisej menjëherë për në itali, pasi do të ishte pjesë e aventurës së re televizive, përkrah të mirënjohurit Paolo Bonolis, ajo edhe sot gjendet në tiranë. nuk dihet përse ka dështuar kjo inisiativë e Xhemit, por ajo që dihet është se sërish ajo iu kthye “bukës së vjetër”, drejtimit të “Portokalli”.


Prezantuesja e “Portokallisë” ka vendosur që të martohet edhe për pak ditë. Kështu ajo ka përgatitur gjithçka për dasmën e saj e cila pritet të jetë vërtet e bukur. Të gjitha këto mendohen të ndodhin para fillimit të edicionit të radhës, “Portokalli”.







I mirënjohuri Adi Krasta është personazhi i radhës i rekrutuar nga Top Channel. Pas largimit të Aldon Lipes nga emisioni “Good Morning Albania”, do të jetë pikërisht Krasta, ai që do të drejtojë këtë emision.








Është shqiptari 27 vjeçar, i lindur në Manhattan që po ngjit shkallët e karrierës në Hollivud. Një shqiptar tjetër që hyn në botën e Hollivudit, duke rritur numrin e shqiptarëve të talentuar përtej kufirit. Momentalisht ai po luan në telefilmin e njohur amerikan “Red Gold”.



Futbollisti i talentuar shqiptar, Redi jupi, ka preferuar të lërë pasionin e tij të vjetër, futbollin për një tjetër të ri, prezantimin. Bota e televizionit është ajo që e ka tërhequr më shumë atë duke e sjellë në ekranet tona çdo ditë në televizionin shqiptar, por kësaj radhe në rolin e prezantuesit.


Ka qenë një ndër personazhet më të përfolur në revistën tonë si këngëtarja më e pëlqyer falë talentit dhe suksesit të saj. Por vetëm para disa ditësh Adelina ka humbur një ndër njerëzit e saj më të dashur, të fejuarin e saj.


Këngëtarja simpatike Nora Istrefi e cila i kishte munguar ekranit për një kohë, është rikthyer me videoklipin e saj më të fundit nën titullin “Mos më lër”. Këtu ajo shfaqet vërtet e bukur, sensuale dhe provokuese ndryshe nga të gjitha klipet e saj. Mendohet se kënga do të jetë një sukses i radhës.




Është këngëtari më i talentuar për momentin. Pasi vetëm brenda një kohe të shkurtër ka publikuar katër këngë të reja të shoqëruara me videoklipet parkatëse, gjithashtu në albumin e ri këto këngë mund t’i gjeni edhe në gjuhë të tjera.





“E di” është kënga më e fundit që ka prezantuar këngëtarja Mariza Ikonomi. “Një këngë ndryshe nga të tjerat, e cila është pritur mjaft mirë”, kështu pohon vetë mariza. Edhe videoklipi i kësaj kënge është vërtet cilësor, pamjet e të cilit janë marrë nga Llogaraja. Me videoklipet parkatëse, gjithashtu në albumin e ri këto këngë mund t’i gjeni edhe në gjuhë të tjera.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora