E shtune, 28.01.2023, 08:19 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Urime , Urime Dardanisë

E marte, 16.02.2010, 09:23 PM


Neki Lulaj

(Cikël poezish kushtuar dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës)


Urime , Urime Dardanisë
(Me rastin e dy vjetorit të pavarsisë)

Sot ne kemi një festë të madhe
qe dy vjet kemi jetësuar një emër
fjalën e madhe pavarësi
Dardani ty të kam në zemër.

Kemi një festë malli, një festë gëzimi,
që shumë moti e kemi pritë,
kemi ne dyvjetorin e fitores 
të Kosovës Republikë.

Të gjithë sot të festojmë së bashku,
le të hedhim valle tok,
dyvjetorin e pavarësisë ,
të Lokës tonë të Dardanisë.

Vallës sonë të madhe të gëzimit,
le t’i bashkohet Ilirida dhe Qamëria,
Presheva,Medvegja e Bujanovci
Manastiri , Ulqini e tanë shqiptaria.

Heronjtë ,dëshmorët e të masakruarit
sot të zgjohën edhe përmendorët,
t’i bëjmë nderë kësaj feste të madhe,
t’hedhim valle për këtë fitore.


Dyvjetori i pavarësisë

Në muajin shkurt të 2008-ës,
lulëzuan lulet që shumë i pritëm,
qe njëqind e kusur vjet,
kopshti jonë sot e pa dritën.

Qe një shekull s’na rrezojë drita,
përjetuam veç akullnaja,
stuhi të forta e kohëra të liga,
me çifutë na zu belaja.

Kjo bukuri që theu stuhitë,
17 shkurti i 2008-ës ,
u shpallë Kosova Republikë,
nderë i Ademit,Salihut,Fehmiut e Xhevës.

Murlane të egra fryejnë akoma,
por ne forcohemi pa ia nda,
me forcat tona të vendosur,
Dardaninë t’a bëjmë Kala.

Kjo ditë feste e ditë gëzimi,
për heronjë e për dëshmorë,
dhe për të gjithë ata që u sakrifikuan,
pë lirinë e Dardanisë tonë.

Të betohemi të gjithë bashkë,
në eshtrat e shenjtë dhe varret e tyre,
se ata kurrë s’do t’i harrojmë,
përgjithmonë do t’i nderojmë.

Sot i qeshë fytyra secilit,
Se feston këtë dyvjetor,
Edhe fëmijët në abetare,
Mësojnë se Kosova dha shumë dëshmorë. 


(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora