E premte, 26.04.2024, 01:28 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Emër i gdhendur në rrathët e lisit

E diele, 10.01.2010, 10:56 PM


EMËR I GDHENDUR NÊ RRATHËT E LISIT
(ne 65 vjetorin e lindjes se Anton (Ndoc ) Paplekës)

Nga Gjon Neçaj

Anton (Ndoc)  Papleka,poeti me emrin e gdhendur në rrathët e lisit të vendlindjes së tij,Nikaj Mertur,me shtatin mesatar,e me ca rrudha të shpeshta ne fytyrë,që shtohen çdo vit e më tepër,zëëmbël,e me fjalët që i dalin ngadalë-ngadalë si ndonjë plak i mençur nga anët e tij ku ka lindur,shprehet se nuk do te kishte shkruar nëse do  kishte një femijëri të lumtur…Ai që në moshë të vogël mbeti jetim,pa baba,duke pranuar perjetesisht vetminë.
U lind mes bjeshkëve,në Nikaj Mertur më 10 janarit 1945.Por siç kujton ai nga bisedat e të afërmve.,ajo ditë çuditërisht ishte me diell dhe e ngrohtë.Prindërit e tij merreshin me bujqësi.Pas hyrjes së forcave partizane në krahinë,në fund të vitit 1944,Marku,babai,u inkuadrua në këto forca të nisuar drejt Shkodrës,ku qëndroi deri në mbarim të vitit 1946.Në këtë kohë,kushëriri i tij akuzohet për armë të fshehura dhe pjesëtar i Ballit Kombëtar.Pasi arrestohet ,përpiqet  të arratiset,por mbetet i vrarë nga rojat që e shoqëronin.Si pasojë e kësaj vrasjeje,Antonin do ta ndjekë pas tërë jetën hija e zezë e biografisë së keqe politike.
Ne nuk do flasim për krijimtarinë shumë dimensionale të Paplekës, se me atë le të merret kritika,por do flasim për jetën e tij të davaritur dhe plot episode interesante të një krijuesi mbetur jetim në moshën dy vjeçare.
Jo pa qëllim cituam që në fillim të kësaj esseje për Antonin në 65 vjetorin e lindjes,se jetimi i vogël nga fshati Lekbibaj,vuajti vertetë një fëmijëri të vështirë.Në vitin 1947 Antoni mbetet jetim  në moshën 2 vjeçare.Në vitin 1953 fillon shkollën fillore në fshatin e tij,Lekbibaj,pastaj vijon shkollën 7 vjeçare në Gjonpepaj,e vetmja në zone.Ai ruan kujtime të paharruara për mësuesit Zef Doda,Gjon Nika,Nikollë Lushi,Dedë Markaj,i cili krijon rrethin letrar të shkollës dhe e nxit të shkruaj poezi.

Në vitin 1959 Antoni i vogël 14 vjeçar ,pasi mbaron shkollën 7 vjeçare me rezultate shumë të mira,bën kërkesë për t’u pranuar në konviktin  e qytetit Bajram Curri,por kërkesa e tij nuk pranohet.Ky mospranim  e bind malësorin e vogël se autoritetet lokale nuk do ta lejonin të vazhdonte studimet në shkollën e mesme për shkak të biografisë së keqe poltike.Nga dëshira për t’u arsimuar,largohet nga fshati dhe udhëton vetëm deri në Tiranë,ku troket në dyert e ministrisë së Arsimit.I ndihmuar nga një titullare e kësaj ministrie,Qibrie Ciu,regjistrohet në shkollën pedagogjike 2 vjeçare në qytetin e nxënësve.Pedagogu i  kësaj shkolle dhe shkrimtari i ri,Gjergj Zheji ia vlerëson disa sprova poetike dhe e aktivizon në rrethin e letrarëve të rinj.E në vitin 1961 boton poezitë e para në gazetën “Zëri i Rinisë”.Ndërkohë mbaron shkollën 2 vjeçare dhe fillon  punën si mësues në Kërrnajë të Tropojës.Njëkohësisht vazhdon me korespondencë shkollën pedagogjike “Shejnaze Juka” Shkodër,ku jep provimret plotësuese dhe merr maturën brenda dy vjetësh.
E ai vazhdon të shkruaj poezi.Në shtator të vitit 1962,nën përkujdesjen e Liri Lubonjës,boton një cikël me poezi në gazetën “Zëri i Rinisë”.Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në fakultetin Histori-Fililogji,dega gjuhë-letërsi shqipe,duke u emëruar në vendlindje mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe.E ndërkohë vazhdon të botojë poezi në shtypin letrar të kohës, bëhet i njohur si një poet i talentuar që po lind në Tropojë. Në vitin 1971 boton librin e parë me poezi “Zeri im” dhe pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.Vitet kalojnë e Anton (Ndoc) Papleka afirmohet si një nga poetët më të mirë të brezit të tij.Vijon botimi i dytë i librit me poezi”Ecim”në vitin 1974,ku nderohet me çmimin e parë në konkursin kombëtar letraro-artistik.Po këtë vit Antoni jep ndihmesën e tij për krijimin e degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Tropojë,ku zgjidhet kryetar i saj.
E deri më tani Anton (Ndoc) Papleka ka botuar me dhjetra libra me poezi,prozë.përkthime,etj.Në vitin 1999 fiton gradën  “Doktori shkencave” për disertacionin me temë “Kult ,rite,magji në traditën folklorike”. Kurse në vitin 2005 Akademia e Shkencave të Shqipërisë i jep titullin “Profesor i asocuar”.
Me qënë se nuk është marrë me veprimtari poltike ,nuk ka qënë asnjëherë dhe nuk është anëtar i ndonjë partie politike,ka mbetur në hije,e shpesh herë edhe pa punë.Veprat e tij në poezi,prozë dhe studime për folklorin janë përkthyer në disa gjuhë .E janë domethënëse vlerësimet që ka bërë për Antonin Alexandre Zotos,duke cituar : “ Kërkesa e regjimit të vjetër nga njëherë e kanë shtyrë shpirtin diskret e delikat të Anton (Ndoc) Paplekës drejt një bojskutizmi paksa të lehtë,por kopshtii  tij fsheh edhe lule me një butësi të vërtetë,të ushqyer nga zëri i tij i vërtetë si dhe nga përkthimet e tij të shkëlqyera,veçanarisht nga frëngjishtja”.Kurse Rober Elsie e ka thënë me kohë verdiktin e tij për Paplekën,duke e cilësuar si një nga krijuesit më të mirë që hyjnë në poezinë më të bukur shqiptare të krijuar në vitet tetëdhjetë në Shqipëri.
Papleka,një  emër i gdhendur në rrathët e lisit,shkruan e shkruan papra, e siç është shprehur vretë ai , po mundohet të punojë që t’ia shtojë pemës së tij ndonjë degëz apo gjethëz të re.Ai vijon të  shkruajnë “sa here që i vjen poezia”,i bindur se dikur do të mbeten ca rreshta,se poezia për të është gjithçka.
Një kontribut të jashtëzakonshëm,që ia vlen të citojmë,Papleka ka dhënë për baladat shqiptare.Duk u rritur në mjediset e kullave malësore të Nikaj Merturit,që në vegjëli dëgjonte nënën duke i kënduar këngë dhe balada të hershme.Njëherazi duke konkluduar se për shkak të censures shumë tekste me atributet e baladës kishin mbetur pa u përfshirë në rubrikat apo përmbledhjet me balada, e nxiti të hulumtojë në këtë fushë të pazbuluar.Papleka ka mbledhur dhe botuar shumë tekste të plota të baladave të cunguara.Gjithashtu ka paraqitur vlera të shumanshme të baladave tona popullore.Ai ka mbledhur edhe balada të arbëreshëve të Italisë dhe në viset e Shqipërisë politike të vitit 1913.
Aktualisht Anton (Ndoc) Papleka jeton dhe punon ne Tiranë së bashku me bashkëshorten,Feriden,edhe ajo krijuese e talentuar dhe autore e disa librave në poezi ,prozë e publicistikë.Ndaj në 65 vjetorin e lindjes,cekëm disa të veçanta  të Anton (Ndoc) Paplekës, autorin e dhjetra e dhjetra librave me poezi, romane, tregime, legjenda, këngë kreshnike,rrëfenja,studime,përkthime.Pra Papleka është një krijues i gjithanshëm,enciklopedist,ndaj meriton më shumë vemendje nga shteti,pasi ka  dhënë shumë kulturës shqiptare në përgjithësi,e poezise shqipe në veçanti.Ndonëse vlerësimin për veprat e tij e ka dhënë me kohë lexuesi,por ata që janë kompentent duhet ta vlerësojnë krijimtarinë e tij 50 vjeçare që në 65 vjetroin e lindjes t’i jepet merita që i takon  këtij zëri të pashuar të kulturës kombëtare.
Ai është dhe mbetet një emër i gdhendur në rrathët e lisit,me të cilin krenohet Nikaj Merturi,Tropoja që i thuri vargje tërë jetën,por edhe mbarë trojet shqiptare që lexohet dhe vlerësohet poeti,shkrimtari ,studiuesi dhe përkthyesi poliedrik Anton (Ndoc) Papleka.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora