E shtune, 27.04.2024, 12:16 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shqiptaret, 10 % me semundje mendore

E merkure, 10.10.2007, 09:33 PM


Nga Sonila Isaku

Rreth 300 mije shqiptare vuajne nga depresioni. Shifra alarmante eshte bere publike nga nje studim i pergjithshem i Sherbimit te Psikiatrise ne Qendren Spitalore Universitare te Tiranes, ku rezulton se rreth 10 per qind e popullsise vuan nga semundjet mendore. Sipas ketij studimi, stresi, problemet ekonomike dhe sociale kane qene faktoret, te cilet kane ndikuar negativisht ne shendetin mendor. Dhe duke u nisur nga keta faktore, numri i personave te cilet vuajne nga depresioni dhe skizofrenia gjate ketyre viteve te fundit ka ardhur gjithnje e ne rritje. Po sipas ketij studimi dhe rreth 15 mije ose 0.5 per qind e popullsise vuajne nga skizofrenia. Aktualisht, vendi yne ka spitale psikiatrike te medha, te perqendruara ne rrethet Tirane, Elbasan, Shkoder dhe Vlore me nje total prej 840 te shtruar. Kurse, sipas Raportit Boteror te Shendetesise, rreth 450 milion njerez vuajne nga crregullimet mendore dhe neurologjike ose nga problemet psikosociale, te lidhura me abuzimin me droge dhe alkool.

Sistemi i sotem i kujdesit per te semuret mendore mbetet, ne thelb, spitalor, me spitale te tejmbushur me paciente kronike, ku modeli i funksionimit ndryshon pak, krahasuar me ate te nje dekade me pare. Pjesa me e madhe e popullates merr sherbime per semundjet apo crregullimet e renda, kryesisht neper keto spitale. Nderkohe, nje tjeter lloj sherbimi po mendohet te ofrohet per keta te semure, qe eshte ai i trajtimit ditor dhe me pas pacientet te dergohen ne shtepi. Bazuar ne planin e punes, te publikuar nga Ministria e Shendetesise, sigurimi brenda nje periudhe te shkurter i sherbimeve komunitare per pacientet kronike, qe aktualisht qendrojne ne spitalet psikiatrike, synon reduktimin e shtreterve spitalore. Kjo nisme konsiston ne hartimin e nje programi, i cili pritet te parandaloje perkeqesimin e personave te prekur nga keto lloj problemesh. Sipas drejtuesve te Ministrise se Shendetesise pohohet se se shpejti do te ngrihet nje sektor i vecante per shendetin mendor.

Nje aspekt tjeter, qe shihet nga Ministra e Shendetesise, eshte edhe kualifikimi i personalit mjekesor dhe social te sektorit te shendetit mendor. Duke pasur parasysh veshtiresite e tyre ne pune, vetem tre muaj me pare kjo kategori mjekesh dhe infermieresh kane pasur nje rritje te pages deri ne 30 per qind. Po keshtu, ne kuader te permiresimit te sherbimit mjekesor per pacientet me probleme te shendetit mendor, ka perfunduar "Dokumenti politik dhe plan veprimi per zhvillimin e sherbimeve te shendetit mendor ne Shqiperi". Dokument i cili eshte pergatitur edhe ne asistencen e OBSH-se.

10 tetori, e vetmja dite qe mendohet per shendetin mendor

Dita e 10 tetorit eshte e vetmja, kur autoritetet shendetesore “mobilizohen” per shendetin mendor. Ndonese raportohen shifra alarmante per kete ceshtje, nuk behet asgje per ta zbutur kete handikap te madh. Ne Shqiperi nuk ka qendra per trajtimin e njerezve me probleme mendore, por ka vetem psikiatri, e cila me shume e ka renduar gjendjen e te shtruarve, sesa e ka stabilizuar. Megjithate, duket se po behet dicka per njerezit me probleme mendore. Sepse, sot, Ministria e Shendetesise do te peruroje nje qender te re per kete kategori personash. Sipas dikasterit te Shendetesise, qendrat komunitare te shendetit mendor duhet te forcohen dhe te shtrihen ne te gjithe vendin. “Ne menyre te vazhdueshme do te permiresojme kushtet e jeteses dhe te trajtimit te tyre, jo vetem nepermjet permiresimit te kushteve te qendrimit, por edhe nepermjet ofrimit te nje sherbimi me te mire nga ana e personelit mjekesor”, deklaroi zedhenesja e Ministrise se Shendetesise. Sipas saj, nje aspekt i rendesishem i kesaj reforme eshte kualifikimi i personelit te sektorit te shendetit mendor duke u perpjekur per nje bashkerendim me te mire te te gjitha mundesive dhe nderhyrjeve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora