E premte, 08.11.2024, 08:20 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Jetimet e minatorit, te harruar nga shteti

E marte, 09.10.2007, 07:02 PM


Burokracia shteterore po “vret” per here te dyte Zaim Hysen. Familja e minatorit, qe vdiq ne galerite e Bulqizes dy muaj me pare, ka mbetur pa asnje ndihme financiare. Qe nga 13 gushti, dite kur Zaimi nuk u kthye me ne shtepi, bashkeshortja e tij e semure dhe dy femijet e mitur jane ne meshire te te afermve, miqve e dashamireve. Burime nga Dega e Sigurimeve Shoqerore te Rrethit te Bulqizes bejne te ditur se pensioni per familjen Hysa nuk mund te lidhet, pasi nuk eshte sjelle ne kohe certifikata e vdekjes se minatorit. Bashkeshortja e tij, Faria, tregon se per te marre nje dokument te tille, ajo duhet te hape nje proces gjyqesor, i cili, pervecse i paperballueshem financiarisht, eshte edhe i pamundur fizikisht, pasi gjykata e Rrethit te Bulqizes eshte transferuar ne Diber. Nje grua e semure, me dy femije te mitur, duhet te beje qindra kilometra rruge per te vertetuar se bashkeshorti i saj ka vdekur ne pune e siper.

Farije Hysa tregon, per “Koha Jone”, momentin tragjik kur mori vesh vdekjen e te shoqit. “Isha ne shtepi, me thirren fqinjet duke me thene ke burrin semure, rrefen ajo. U trondita, pasi ne dy raste te tjera i kishte shpetuar vdekjes per nje qime ne miniere. Me kishte thene shume here se nga ajo vrime nuk ishte e lehte te dilje i gjalle. Mblodha veten dhe shkova ne spital. Pashe shoket e tij te punes dhe i pyeta per Zaimin, por askush nuk m’u pergjigj. Nje fqinje erdhi te me ngushellonte. Me shperthyen lotet”.

Gruaja e veshur me te zeza rrefen se bashkeshorti i saj nisej cdo mengjes dhe rrezikonte koken per 35000 leke ne muaj. Por tani familja e tij nuk ka asgje. Dikush i tha se i takon nje pension prej 5000 lekesh ne muaj, por Farija thote se ato para nuk mjaftojne as per te paguar faturat e energjise elektrike dhe ujit. Por edhe per te marre kete pension te mjerueshem, ajo duhet te nise nje kalvar gjyqesor ne Gjykaten e Rrethit te Dibres, per te siguruar nje certifikate qe te vertetoje vdekjen e te shoqit. “I lene te vdesin dhe pastaj i harrojne, na harrojne te gjitheve”, thote Farija, duke shtrenguar dy femijet, si per t’i mbrojtur nga fati i jetimit pa ndihme e pa perkrahje qe i pret jashte deres.

Minatoret qe kane gjetur vdekjen ne Bulqize:

Besnik Alliu, 9 tetor 2006
Avni Durici, 11 qershor 2006
Zaim Hysa, 13 gusht 2007
Mehdi Jani, 28 gusht 2007

“Babi eshte ne greve, do vije per Vitin e Ri”

Familja Hysa banon ne katin e trete te nje pallati, ne hyrje te qytetit te Bulqizes. Gruas se shtepise, Faries, nuk i jane thare ende lotet. Teksa flet, shtrengon doren e vajzes se saj 15-vjecare, ndersa i vogli i shtepise eshte vetem pese vjec. Ai struket pas shpines se nenes dhe, ndersa degjon qe flitet per babane, zgjat koken. “Babi eshte me shoket ne greven e urise. Do vije per Vitin e Ri”, thote, ndersa e ema e pushton ne krahe duke qare.

“Enveri na paguante sa nje minister”

Elmaz Perkola tashme eshte pensionist, ndersa ka punuar per 38 vite pa shkeputje ne minieren e Bulqizes. Ai tregon se ne nje 15-ditesh ka arritur te marre ne kete miniere deri ne 1100 leke. Dita e punes ka qene 34,5 leke, por punetoret kishin shume raste qe e tejkalonin normen. “Po ta konvertojme me kursin e monedhes se sotme, i bie qe per nje dite pune, minatori ne ate kohe te merrte 3500 leke ne dite, thote pensionisti. Ne fitonim rreth 2000 leke ne muaj, pagese qe ne kohen e diktatures e merrte nje minister. Kjo pasi vleresohej shume puna nen toke per rrezikun dhe veshtiresite qe mbart”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora