Shtesë » Lajme
Universitetet e rretheve, 1 mije vende bosh
E diele, 07.10.2007, 05:12 PM
Nga Luljeta Ndoka, Blerim Kore
Rreth 1 mije kuota kane ngelur te paplotesuara ne universitetet e rretheve. Lajmin e bejne te ditur rektore te institucioneve publike te arsimit te larte, sipas te cileve, deri ne oren 18.00 te se premtes nuk u mundesua regjistrimi i te gjithe fituesve. Me shume kuota kane ngelur bosh ne Universitetin “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan, ku jane numeruar rreth 400 vende bosh. Pas saj vjen universiteti i Gjirokastres, me 110 kuota bosh, duke vijuar me Vloren, me 96 vende bosh, me Korcen me 140 kuota te tilla dhe me Shkodren, qe ka numeruar 92 kuota te paplotesuara.
Zv. rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder, Fatmir Vadahi, thote se, pas mbarimit te afatit zyrtar te regjistrimeve jane numeruar vetem 92 kuota te paplotesuara. Sipas tij, me se shumti, kandidatet fitues kane “braktisur” Ciklin e Ulet, ndersa deget e tjera nuk kane pasur shume boshlleqe. Ndersa ne Universitetin e Vlores, rektori ka bere te ditur se jane 96 vende bosh. Universiteti i Elbasanit ka numeruar me shume vende bosh nga te gjitha universitetet, rreth 400 te tilla. Ndersa ne universitetin e Durresit, numri mendohet te mos jete i larte. Ne total, bashke me universitetin e Gjirokastres, numri i vendeve bosh mendohet te jete me pak se 1 mije. Ndersa duke llogaritur edhe vendet bosh ne universitetet e kryeqytetit, numri i kuotave te paplotesuara arrin ne rreth 2600 vende bosh.
Ndersa, Universiteti “Eqerem Cabej” ne Gjirokaster ofron ende 110 vende te lira ne disa prej degeve te tij per studentet, qe deshirojne te ndjekin studimet prane ketij universiteti. Sipas burimeve nga rektorati i universitetit te Gjirokastres pjesa me e madhe e vendeve te lira jane ne deget: Cikli i Ulet, Parashkollor, Gjuhe Italiane, Gjuhe Greke, Matematike-Fizike etj. Megjithate, drejtuesit e ketij universiteti pohojne se edhe ne keto kushte perballimi i fluksit te larte te studenteve per kete vit akademik nga ana e stafit ekzistues te pedagogeve eshte i veshtire, pasi ka mungesa ne pedagoge, krahasuar me numrin e larte te studenteve ne disa dege si: Ekonomik, Infermieri, Histori-Gjeografi, Gjuhe-Letersi etj. Mungesa e auditoreve dhe ambienteve akademike ne Universitetin “Eqrem Cabej” te Gjirokastres eshte nje tjeter problem me te cilin perballen studentet dhe pedagoget e ketushem disa dite pas fillimit te vitit te ri akademik. Jane rreth 5 mije studente, qe kane nisur vitin e ri akademik prane universitetit te Gjirokastres.
Rektori i universitetit, Kristaq Kikina, tha se “mjediset aktuale te universitetit, auditoret dhe ambientet e tjera akademike nuk arrijne te perballojne kete numer te larte studentesh per te zhvilluar normalisht procesin mesimor”. “Aktualisht, thote rektori Kikina, ne keto kushte e kemi te pamundur, qe leksionet te zhvillohen ne oraret normale”. Per te perballuar disi kete situate problematike ne lidhje me ambientet rektorati i universitetit ka vendosur qe procesi akademik te zhvillohet me dy turne. Per dege te ndryshme oraret e leksioneve do te nisin ne mengjes per te perfunduar ne oret e vona te mbremjes. Qeveria shqiptare kishte premtuar vendosjen ne dispozicion te universitetit te godines se Shtepise se Ushtarakeve. “Me vleren prej 84 milione lekesh, e cila ishte premtuar nga qeveria, kjo godine do te vihej ne sherbim te procesit akademik per universitetin”, pohon Kikina.
Vendet bosh ne universitetet e rretheve:
Shkoder 92
Vlore 96
Elbasan 400
Gjirokaster 110, etj
Korce 140