Shtesë » Lajme
Universitetet, kuotat bosh për çdo degë
E hene, 24.09.2007, 10:31 PM
Mbaron faza e parë e regjistrimeve në Universitetin e Tiranës, duke lënë pak shpresa për kandidatët që prisnin të kapnin ndonjë vend nga spostimet
Është mbyllur faza e parë e regjistrimit për studentët e rinj në Universitetin e Tiranës, duke lënë pak shpresa për ata që prisnin nga spostimet e listave. Sipas të dhënave të fundit, nga mbyllja e regjistrimeve rezulton se janë regjistruar 86% e kandidatëve fitues. Sipas rektorit të Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj, kanë mbetur vetëm 684 kuota bosh, që do të plotësohen në një fazë të dytë, në bazë të rregullores së dërguar tashmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Vendet e pakta bosh, kanë lënë të pakënaqur një pjesë të madhe të ish-maturantëve që prisnin të fitonin një vend nga mos regjistrimi i kandidatëve në raundin e parë. MASH, që nga nxjerrja e rezultateve i ka mbajtur me shpresë kandidatët, duke i thënë se do të jenë plotë 3 mijë vende bosh.
Pak vende bosh
Ndryshe nga sa pritej, që pas raundit të parë të regjistrimeve të mbeten rreth 3 mijë vende bosh, ka ndodhur e papritura. Kështu, vetëm 684 maturantë do të kenë mundësi t’i kapin vendet e lira, pjesa tjetër do të ngelet jashtë dyerve të auditorëve. Sipas shifrave që gazeta “Shekulli” ka mbledhur nga sekretaritë e fakulteteve, mësohet se vetëm në Fakultetin Ekonomik kanë ngelur bosh 185 vende. Nga 1050 kuota që janë përcaktuar në këtë fakultet, janë regjistruar vetëm 865 kandidatë. Numri i kandidatëve që janë regjistruar për të qenë studentë në Fakultetin i Drejtësisë ka qenë i madh. Në këtë fakultet nga 600 vende janë plotësuar 485 vende, duke lënë kështu vetëm 58 vende bosh. Fakultetit i Shkencave Sociale edhe këtë vit mbetet më i dashuri për kandidatët, duke lënë pa plotësuar vetëm 30 vende. Po ashtu interesi ka qenë i madh edhe për Fakultetin Filologji-Histori, ku nga 350 janë regjistruar 318 studentë. Ndërsa për çudi, Fakulteti i Mjekësisë, që renditej si më i kërkuari nga maturantët në maturën shtetërore, ka lënë bosh 74 vende. Kandidatët për studentë që nuk kanë fituar në degët e dëshiruara dhe që kanë shpresuar tek një mundësi tjetër për t’u hedhur nga një degë me preferencë më të ulët, në një degë me preferencë më të lartë, do të kenë pak mundësi. Këto vende bosh janë për kandidatët që kanë aplikuar për studentë dhe janë me pikë afër vijës për t’u pranuar në universitete. Kështu, vetëm për 684 prej tyre është paraqitur ky shans. Kjo mundësi nuk do t’u jepet kandidatëve të tjerë. Sipas specialistëve të MASH-it, numri i regjistruar i studentëve është i konsiderueshëm. Këtë shans e kanë ofruar studentët që kanë aplikuar në universitete të huaja, apo që do të vazhdojnë studimet në ato private.
Datat e regjistrimit
Kujdes maksimal duhet të tregojnë të gjithë kandidatët që janë afër limitit të pikëve, për të kaluar nga një degë me preferencë më e ulët, në një degë me preferencë më të lartë, sepse nëse nuk regjistrohen brenda datave të përcaktuara nga Ministria e Arsimit për raundin e dytë, do ta humbasin këtë të drejtë. Numri i vendeve të lira pas raundit të parë të regjistrimeve do të publikohet pikërisht më datë 24 shtator. Ndërsa sekretaritë e universiteteve do të nisin regjistrimet më datë 29 shtator dhe do të vazhdojnë deri më datë 5 tetor. Oraret kur do të paraqiten kandidatët për regjistrime, sipas burimeve zyrtare të MASH-it janë duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 18:00, për të plotësuar vendet bosh nga regjistrimet e para. “Duhet të theksojmë se në raundin e dytë, ashtu si në raundin e parë, duhet të respektohen datat e regjistrimeve të vendosura në dispozicion të studentëve që priten të ulen në auditorët e universiteteve, në të kundërt, ata do të humbasin shansin e vetëm për të përfituar nga vendet e mbetura bosh”,- theksojnë specialistët e MASH-it. Sipas udhëzimit Nr.28, datë 17.09.2007, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pika 7/1, kandidatët fitues do të bëjnë regjistrimin e tyre paraprak në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues, pranë sekretarive të fakulteteve, në datat 19-23 shtator, prej orës 08.00 deri në 18.00. Kandidatët që nuk kryejnë regjistrimin paraprak, humbasin statusin e kandidatit për regjistrim përfundimtar.
Regjistrimet në Universitetin e Tiranës
FAKULTETI |
Kuota kryesore |
23.092007 |
Kuota të parealizuara |
Fak.Hist-Filologji |
350 |
318 |
32 |
Histori |
100 |
90 |
10 |
Gjeografi |
100 |
93 |
7 |
Gjuhë-Letërsi |
100 |
93 |
7 |
Gazetari |
50 |
42 |
8 |
Fak.Gjuh. Huaja |
630 |
524 |
106 |
Anglisht |
200 |
176 |
24 |
Italisht |
110 |
82 |
28 |
Frëngjisht |
100 |
89 |
11 |
Gjermanisht |
110 |
93 |
17 |
Rusisht |
30 |
25 |
5 |
Greqisht |
50 |
35 |
15 |
Turqisht |
30 |
24 |
6 |
Fak.Shken.Natyrore |
690 |
584 |
106 |
Matematikë |
120 |
109 |
11 |
Ixhenieri Matematike dhe Informatike |
80 |
65 |
15 |
Fizikë |
120 |
103 |
17 |
Biologji |
120 |
97 |
23 |
Kimi |
60 |
50 |
10 |
Kimi Ushqimore |
60 |
51 |
9 |
Kimi Industriale |
60 |
49 |
11 |
Informatikë |
70 |
60 |
10 |
Fak.Shkenc.Sociale |
400 |
370 |
30 |
Punë Sociale |
100 |
96 |
4 |
Filozofi-Sociologji |
100 |
89 |
11 |
Pedagohji-Psikologji |
100 |
94 |
6 |
Shkecat Politike |
100 |
91 |
9 |
Fak.Mjekesise |
510 |
436 |
74 |
Mjekësia |
250 |
207 |
43 |
Stomatologjia |
100 |
91 |
9 |
Farmaci |
80 |
74 |
6 |
Shendet Publik |
80 |
64 |
16 |
Fak.Drejtësisë |
600 |
542 |
58 |
Drejtësi |
600 |
542 |
58 |
Fak.Ekonomik |
1250 |
1022 |
228 |
Admin - Biznes |
460 |
377 |
83 |
Ekonomiks |
70 |
49 |
21 |
Financë |
460 |
393 |
67 |
Informatikë Ekonomike |
60 |
46 |
14 |
Admin-Biznesi (Sarandë) |
200 |
157 |
43 |
Fak.Infermierisë |
410 |
360 |
50 |
Infiermeri |
250 | ||
Mami |
50 | ||
Laborator |
35 | ||
Fizioterapi |
30 | ||
Logopedi |
15 | ||
Imazheri |
30 | ||
Universiteti |
4840 |
4156 |
684 |