E premte, 26.04.2024, 08:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Për një gjuhë të pastër shqipe

E diele, 15.11.2009, 08:30 PM


PËR NJË GJUHË TË PASTËR SHQIPE

(Mr. Eroll Sejdiu “Praktikum i gjuhës shqipe”, “Studio Iks”, Preshevë 2009,  faqe 72).

Nga Bilall Maliqi

Kohëve të fundit relievit tonë krijues, lexuesve të Kosovës Lindore dhe më gjërë iu shtua edhe një botim i veçantë dhe specifik me vlera të konsiderueshme shkencoro-artistike dhe gjuhësore që deri më tani nuk ka pasur në bibliotekat tona dhe në duar të lexuesve , është fjala për librin “Praktikum i gjuhës shqipe” të autorit preshevar Mr. Eroll Sejdiu, i cili një kohë të gjatë si gjuhëtarë është marrë me problematikën e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të shumë termave të cilat kohëve të fundit si në mediume e në revista si të shkruara ashtu edhe elektronike, po përdoren fjalë të huazuara nga gjuhë të ndryshme dhe në këtë mënyrë po rrezikohet dukshëm gjuha standarde shqipe dhe drejtshkrimi në përgjithësi.
Ky libër i rrallë në trevat tona të Kosovës Lindore në të cilat gravitojnë qytete të ndryshme dhe fshatra ka qenë deficitar dhe si i tillë është një ndihmesë sidomos për nxënësit e shkollave fillore dhe të atyre të mesme, pse jo edhe për lexues tjerë të  nënqiellit tonë shqiptarë në përmirësimin si të  drejtshkrimit po ashtu edhe drejtshqiptimit të shumë termave të cilat i hasim në përditshmritë tona  e që janë të gabuara dhe të shumta.Këtë botim me kujdes të veçantë e korrigjoi recensenti i librit Prof.dr.Agim Poloska, i cili më pastaj i dha dritën e gjelbërt për botimin e këtij libri të nevojshëm e të rrallë.
Mr. Eroll Sejdiu brenda kopertinave të këtij libri shpalosi një gamë të gjërë me një kolorit të ndryshëm të trajtimit të temave të gjuhësisë, drejtshkrimit, të folmes shqipe të Kradakut të Preshevës, pastaj është fokusuar edhe në temën; /Huazimet  nga gjuha gjermane dhe sllave  në të folmen shqipe  të Preshevës me rrethinë/, pastaj edhe shumë tema me interes për lexuesin në përgjithësi.
Këto huazime nga gjuhë të huaja janë prezente pothuajse në shumicën e rasteve në këto treva të Kosovës Lindore, ku në këtë mënyrë dëmtohet seriozisht gjuha shqipe dhe drejtshkrimi i saj.
Autori në vazhdim fokusohet edhe në fjalorin e shqipes i cili është mbushur me fjalë të huaja e që në vazhdim jep një dokumentim lidhur me termat dhe fjalët e huaja që tani janë edhe në fjalorin e shqipes duke ia sqaruar lexuesve kuptimin e tyre, ku këto fjalë përdoren shumë në përditshmëritë tona si në radiotelevizione ashtu edhe në shtypin ditor, ku në këtë mënyrë e bastardojnë gjuhën tonë.
Në lexim e sipër të këtij libri lexuesi ndeshet me tema të ndryshme të cilat dosido janë në interes të lexuesve në përgjithësi dhe e çojnë lexuesin drejt përmirësimit të të shkruarit dhe të folmes dhe për këtë edhe na sherben ky libër i rrallë dhe me vlera artistiko-shkencore dhe gjuhësore.
Po ua sjellim lexuesve disa nga titujt e këtij libri që autori i ka trajtuar në mënyrë të shkëlqyeshme:/Gjuha e tekstit shkollor-rëndësia dhe përmbajtja e saj/, /Rreth disa gabimeve gramatikore të përemrave pronorë dhe të trajtave të shkurtra të atyre vetorë/, /Disa lajthitje gjuhësore në mjetet e informimit/, /Rreth disa gabimeve drejtshkrimore dhe atyre bisedore/. /Disa konstrukte të zvetënuara në shqipen e sotme letrare/, /Shkelje të normës drejtshkrimore/ e disa tema tjera me rëndësi për lexuesin në përgjithësi…

Shënime për autorin

Mr.Eroll Sejdiu lindi më 05.03.1975 në Preshevë.Shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu në Preshevë.Fakultetin  Filologjik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare e mbaroi në Shkup.
Pas Fakultetit  kreu edhe magjistraturën në Shkup, ku mbrojti temën: “Njësitë frazeologjike në gjuhën shqipe dhe serbe të Preshevës me rrethinë”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave  Filologjike.
Libri “Praktikum i gjuhës shqipe” është  botimi  i tij i dytë shkencor.
Punon profesor në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”  në Preshevë.


(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora