Kulturë
Milazim Kadriu: Sakrifica e tyre në periudha të ndryshme në shërbim të atdheut
E shtune, 14.11.2009, 08:01 PM
Sylejman Lutolli ”Ta kujtojmë historinë”, poezi ,botoi autori, shtyp në shtypshkronjën “Mozaiku” Besianë
Nga Milazim KADRIU
Poeti llapjan, Sylejman Lutolli, para lexuesve tanë është paraqitur me librin e tij të dytë me poezi atdhetare. Në poezinë e Sylejman Lutollit vend qendror zë tema atdhetare ku u këndon personaliteteve të njohura kombëtare. Ai është përkushtuar që para lexuesit të sjell poezitë që pasqyrojnë veprën e atdhetarëve llapjanë e në masë të madhe atyre nga vendlindja e tij Llapashtica. Ai thur poezi për shumë personalitete që ndoshta shumë edhe nga vetë llapashticasit nuk kanë pasur njohuri të duhura për veprën e tyre. Lutolli shkruan për trimat nëpër periudha të ndryshme që kanë luftuar për lirimin e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore e deri në luftën e lavdishme të UÇK-së.
Nëpërmes këtyre vargjeve të librit “Ta kujtojmë historinë ” krijohet përfytyrimi për heroizmin, atdhedashurinë, virtytet, idealin, trimëritë e figurave që në periudha të ndryshme zhvilluan luftë kundër pushtuesit shekullor serb. Pushtues ky që ndaj popullit autokton shqiptarë në këto troje zhvilloi terror e krime deri në luftën e fundit kur djemtë më të mirë të popullit shqiptarë të rreshtuar në radhët e UÇK-së dëbuan njëherë e përgjithmonë nga vatrat e tyre okupatorin serb.
Libri “Ta kujtojmë historinë ” i Sylejman Lutollit sikurse edhe libri i parë i tij me poezi kushtuar dëshmorëve të UÇK – së të ZOLL – it, me titull “Ritme Lirie”, shënon një etapë të historisë së lavdishme të popullit shqiptar dhe sakrificën deri në flijim për t’u çliruar nga pushtuesit.
Autori i librit, me një ndjenjë të hollë iu ka qasur portretizimit të personazheve të këtij libri të etapave të ndryshme ku shumica janë nga fshati Llapashticë i Besianës por edhe të disa trimave personaliteteve që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për lirinë e Kosovës. Disa nga poezitë janë të shkruara edhe në akrostik. Kjo përmbledhje e poezive të Lutollit përpos që shënon një vlerë të mirë artistike, por aq më tepër shënon një kronikë të ngjarjeve në formë të fragmentarizuar të kohës që e kemi jetuar. Prandaj, në këtë dimension, duhet shikuar si një vlerë dhe përkushtim të ngjarjeve në kohë të ndryshme deri në epokën më të lavdishme të shqiptarëve.
Edhe në këtë libër sikur në librin e parë në poezinë e autorit Sylejman Lutolli tema e Kosovës zë vend qendror, në radhë të parë personalitetet e shquara të kombit, e në veçanti ato të trevës së Llapit ( e në këtë rast të Llapashticës ), ndaj të cilëve autori ndjen obligim moral, intelektual dhe kombëtar për ta strukturuar poetikisht sakrificën e tyre në shërbim të atdheut dhe të popullit në periudha të ndryshme historike e deri në ditët e sotme.
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
Istref Haxhillari: Samanda
Albert Zholi: Glifadha dhe deti
Victor Hugo: Demain, des l’aube - Nesër n’agim
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (IV)
Baki Ymeri: Revista Shqiptari, një tribunë e lartë e komunitetit shqiptar të Rumanisë
Libra të rinj nga Shtëpia Botuese Ideart, në panairin XII të Librit
Edison Ypi: Ut ne Pub
Kristaq Turtulli: Poemth për qytetin tim...
Përparim Hysi: Moj e bukur si drita
Flet këngëtarja e mirënjohur Alida Hisku, tashmë në pozicionin e një shkrimtareje
Sabri Hamiti: Letërsia e shek. XX zotërohet nga provinca
Fatmir Musai: Në djepin e legjendës
Halit Bogaj: Viktor Hygo (1802-2002)
Kujtim Mateli: Risi dhe vlera në poezinë e Halit Shamatës
Istref Haxhillari: Thikat e Vardarit
Tregime nga Habib Reshtani
Hysen Këqiku: Optimizmi i shprehur në vargje
Luan Çipi: Mësuesi im i parë
Gjon Keka: Muri i kontradiktave dhe ndryshimeve historike