E diele, 28.04.2024, 09:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Moj e bukur si drita

E premte, 13.11.2009, 07:21 PM


Moj e bukur si drita

(poezi)

Nga Përparim Hysi


1."Puhiza"

Flokët m'u thinjën,se shkuan goxha vjet
Dhe pema"vërsnike",ëhë,shkoi,u tha
Po ja tek fryn një si "puhizë" e lehtë
Dhe zë rinohem,se vite flak ca...

13 nëntor 2002

2.Më dridhet kjo zemër virane

Më dridhet kjo zemër virane
Më dridhet si zog i trëmbur
Shpirti më ngrihet në alarme
Ke parë,sa shoh një femër.

Nga ato,të "bëra me dorë"
"Prodhuar si jashtë serie"
Mbeta sevdalli i gjorë
Magjepsem,pse mos,bukurie.

13 nëntor 2002

3.Thonë

Thonë që aty ka rënë dëborë e parë
Se dimri marshoi pak para kohe
S'ka gjë që nuk jam,e kujtoj me mall
Se ra dëborë e parë,atëherë kur më"njohe?!"

24 nëntor   2002

4.Sa të kam dashur!

Dhe kush e di,se ku je tani
S'e di se në ç'ëndrra zë nanurisesh
Ah,ta dish,se sa dashuri kam për ty
Kam unë në zëmër,mbedhur prej kaq vitesh.

Dhe hiç nuk i fal vetes gabimin
Ç'ne gabim?Jam plotësisht me faj
Si e lashë atëherë që të ikë "rubinin"
Rubin më qe,ndaj kaq shumë ofshaj

E di që kur këto vargje do lexosh
Kur të shohësh poezinë time transparente si xham
Më së fundi,në një gjë do të besosh
Sa të kam dashur,ty,o moj xhan!....

24 nëntor 2002

5.Moj e bukur si drita

Moj e bukur siç është drita
A e di,moj,sa të prita?
Sa agoi, sa  zbardhi dita
Po ti s'dole,të rëntë pika!

U habita,u mërzita
Po kur dole,tak ra drita
Buzë e gji  zu t'i thëthita
Nuk u "u ngopa",poshtë barita
Sa të dyve ,na ra pika....

16 nëntor 2001

6.Më ndjellë koha e njëherit

Çape s'kam e fuqi s'kam,po më ndjellë kohë e njëherit
Kur ja bëja,mor babam,fët me sy ia bëja "sherrit"
Fët me sy ia bëja"sherrit",se s'ma bënte syri tërr
Kisha vrullin e skifterit,tash jam si buf i tërë.

I hedh çapat me avash,sikur ngërçi më ka zënë
Nga mërzia sa nuk plas,se fuqia më ka lënë
Se fuqia më ka lënë,porse nepsi nuk më lë
Dhe heq shpirt  si i lënë dhe ofshaj si nën zë.

16 nëntor 2001

7.Mos më merrni mësysh?!

Kur hedh vështrimin pas,larg e larg në mote të shkuara
Seç më vjen diku një çast,ja,sikur e kam përpara
Sikur e kam para sysh;medemek,më del tani
Dhe,pse jam babagjysh,zë vë"pupla" si  i ri

Se më del çasti që thashë e më josh dhe veç më josh
Shiko "brënda" unë rashë me një sy kaltërosh
Dhe harroj që jam gjysh;pleqëria shkoi e vajti
Mos më merrni ju mësysh,ai  sy seç më kënaqi!

16 nëntor 2001

8.Tregomë

Tregomë,- më thoshe,- për jetën e qytetit
Se unë në qytet kurrë nuk kam qënë.
Por çfarë më thoshte mëndja mua,të shkretit,
(Fshatarkën unë me sy e kam ngrënë!)

E sa para më  bënte mua qyteti
(qyteti qe çudi që nuk më çudiste më?!)
Rrufitka"fshatarkën" siç rrufitet sherbeti
Tash dhe ajo"harroi",për qytet s'pyeti më...

25 nëntor 2002

9.Një mizë t'u fut në sytë

Një mizë e vogël t'u fut në sytë
Kërkove,e skuqur,ndihmën time
E mbështete kokën tënde tek gjitë
Tani unë nuk shoh asnjë thërrime?!

Po"vujatjet" nuk patën të sosur
Shiko seç ndodhi më pastaj
Vërtet që ta hoqa unë mizën e ngordhur
Po pse "ngordhëm" vetë,më thuaj,e ke kollaj?!...

25 nëntor 2002

10."Marrëveshje"

-Të të falë një byzylik
A ma jep buzën njëçikë?

-Byzylikun nuk e dua
Hiqu,djalë,hiqu nga mua

-Një gjerdan ta vësh në qafë
Me diamante me smeraldë

-As këto unë nuk i dua
-Je në vete?Moj ç'më thua?!

Epo më s'duroj dhe frrap
Të puth bamp e të puth bamp
Por ç'dëgjoj,veshi ç'më kap?!
-Puthëm prapë e puthëm prapë

4 nëntor 2001

11.Kush ta preu fustanin?

Më trego se ç'terzi ty ta preu fustanin
Se mbi njërin gji,gati bëj rrufjanin
E ka dredhur dorën,si të prerë me shpatë
Një gji si dëborën,e ka lënë krejt jashtë

Njërin e lë  fshehur si e gjithë graria
Tjetrin e lë "derdhur", më luajti burgjia
Paska qenë artist;një prerje të artë
Mua më lidhi"pisk",se jam "delikat"

4 nëntor  2001

12.Qënke dreq,o Përparim?!

Në më ftove në shtëpi
(vetëm sa shtëpinë ta shihja!!!)
Unë e di,moj,mirë e di
Dhe qëllimin mirë e dija.

Dhe sado që u "mundove"
(se ja,gjasme,s'kishe tjetër qëllim?!)
Më së fundi,u "dorëzove":
-Qenke,"dreq",o Përparim...

4 nëntor 2001

13.Po...

Po  të jepja buzën,
(se atë kërkove)
Do kërkoje gushën
E di unë:ti s'ngope?!

Ndaj e kam vendosur
Nuk lëshoj unë pe
Në të kam "marrosur!
Fajin vet e ke.

Ja,kështu,më shkrove
(më mbushe me xhinde)
Sikur erdh e shpove
Me thikë zëmrën time

I mbushur me xhinde
Më përfshiu inati
Puth e puth ,ty,mike,
Sa më la takati.

23 nëntor 2001

14.Analogji

Tej,nga lindja,doli dielli
Dhe u skuq e gjithë dynjaja
Po kur doli Mynyveri
Pse u skuqa,"fukaraja?!"

23 nëntor 2001

15.Pleqëri ,të marrtë djalli!

Dua të dalë të harakopem si njëherë e në vakt
Dua të dalë dhe të"ngopem",se s'jam ngopur,edhe plak.
Nuk e di pse më ka kapur,keqas delli i marrëzisë
Se tani në moshë të ikur,më kap malli i djalërisë.

Djalërinë ku ma ke?Ku magjen fuqinë e parë?
Po një mall më shpie atje,mu tek dashuria e parë
Ta rrëmbej çupën në krah,dhe ta "shqyej" me dufte djali
Po rënkoj dhe po bëj "ah!";pleqëri,të marrtë djalli!

23 nëntor 2001

16.Tinëzisht

Do të vij tinëzisht,sikur do të vjedh
Një merak që kam ,trupin ma rrënqeth
Dhe kur hyra brënda,merakun e nxora
Tinëzisht siç hyra,tinëzisht dhe dola.

23 nëntor 2001

17.Jam nga Rasha *

Jam nga Rasha,jam nga Rasha
Në kujtim të vjetër hasa
Ky rrëfim e ky rrëfim
Seç më mbyti në mallëngjim.

Një kujtim,vërtet më dhëmb
Si qiri kulloj në këmbë
Sa shoh vajzën unë nga Rasha
Një kujtimi krejt iu qasa.

Se më dhëmbi pakësa shpirti
Se më erdhi t'hu viti
Viti i vajzës(qe nga Rasha)
Sa s'u dogja,që e qafsha!

*Rusia

1 nëntor 2001

18.Mos më thuaj

Mos më thuaj,moj,mos më thuaj
Se e dike sa po vuaj
Nga e dike?Si e ditke?
Mos vallë ti je"profite?!"

Se kjo punë s'është me të"ditur"
S'shihet vuajtja.Është e ditur
Por do zënë plaga me dorë
Në se do që të vërë"korë"

Po t'u dhimba,siç më thuaj
Mos më lër që më të vuaj
Ja,kështu,o moj "profite"
Iku vuajtja.Tash e dike...

1 nëntor 2001

19.O moj syri i pagjumë

O moj syri i pagjumë
Nuk fle ti e nuk fle unë
Se më ke qëlluar me plumb
Plumb i rëndë;plumb dum-dum

Çarë zëmra,më dhëmb shumë
Sa nga dhëmbja,s'po fle gjumë
Hiqma dhëmbjen e pagjumë
Se jam plak,më zë me shkumë.

18 nëntor 2001

20.Ciu-ciu

Ciu-ciu tërë ditën
Si një zog dimri
Shoh vajzën si dritën
Dhe më ikën syri.

Ndaj i vihem pas
Duke"cicëritur"
Dale se po plas
O moj syri i ndritur!

O moj syri i ndritur
O vetulla me cep
S'mbaroj së cëitur
Medemek, ma jep.

Ma jep syrin mua
Buzën më pastaj
Mos ia bëj ti"ua?!"
Se s'e kam kollaj.

Një copë pleqëri
Mezi po të ndjek
Hajde,dashuri!
Se ndryshe më mek.

18 nëntor 2001


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora