E merkure, 30.04.2025, 08:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Glifadha dhe deti

E shtune, 14.11.2009, 07:05 PM


Glifadha dhe deti

Albert Zholi

Të  nxehtit  e Athinës  është  shumë  më  munduese  se  në  Tiranë, por  ja  që është  deti  dhe sikur  e rregullon  frymëmarrjen e  këtijë  qyteti  gjigand .Plazhet  janë të  panumërt. Plazhet e  ishujt  e shumtë  i japin  mrekulli  turistike  gjithë  Greqisë...

Shumë shqiptarë  plazhin e bëjnë  në  Glifadha. Autobuzi  u  mbush  plot në  atë  fundjavë. Njerëzit  ngjiteshin  duke  kontrrolluar  veten. Aty  pranë  meje  një  grua  mbi  të  gjashtëdhjetat  mezi  po  mbahej, por  askush nuk ia  kish  qejfin  për t’i liriuar  ndonjë  vendulje... Dy  djem  me  qime  të  ngrira  përpjetë, mbanin nga një  vajzë  mbi gjunjë, duke  e rrituar akoma  temperaturën e  stinës...

 Një  vajzë  fytyrimtë 15-16 vjec, u  ngrit nga  vendi  ku qe   ulur  dhe pranë  dhe pa nxjerrë  zë  e  mori  nga  krahu  gruan e  moshuar për  tek vendi i  saj. Gruaja  u  ul  e  pasi  u  qetua  ca  pyeti vajzën:

-Si të  quajnë  vajza  ime?

Vajza  e  pa  në  sy, buzëqeshi  lehtë dhe ngriti supet në  moskuptim.

-Emrin, emrin  dua!- e pyeti  sërisht  gruaja  në  gjuhën e  saj .

Vajza  u  skuq   e  tëra , sic  mund  të  skuqet  një  vajzë  shqiptare  e  porsaardhur.

-Shqiptare  jeni ?- e pyeti  dikush në shqip.

-Po ! tha vajza  si  e zënë në faj...

-Është  shqiptare  dhe nuk  di  greqisht – i  tha ai  gruas.

Ajo  e  pa  me cudi, bëri  kryqin, u  ngrit në  këmbë, duke  u  mbajtur  nga  dora  e vajzës, dhe  e puthi  në ballë...”, shumë  mirë, shumë  mirë  shqipatre  e vogël...”


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx