E diele, 28.04.2024, 12:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Nikolas Kejxh – sërish në aksion

E shtune, 14.11.2009, 08:10 PM


FILMAT E KATASTROFËS


NIKOLLAS KEJXH-SËRISH NË AKSION


Nga Halit Bogaj


Filmat e katastrofës janë akoma në modë, pasiqë në gjysmën e viteve shtatëdhjeta e kishin,të ashtuquajturën”kohën e tyre të artë”, me ç` rast, prapë në vitet ` 9o-ta, përjetojnë renesansën e tyre brilante.Në 6-7 vitet e fundit jemi të vërshuar me sulme spektakulare dhe katastrofale të jashtëtoksorëve,të autobusëve të shfrenuar, të anijeve dhe atykëtu ndodhin edhe fatkeqësi të aeroplanëve, si edhe ndonjë tornado ose erupcion vullkanik.Me të vërtetë është vështirë të jesh origjinal dhe të mendosh ndonjë formë tjetër të re të katastrofës.Prandaj edhe nuk është çudi që Xheri Brukhajmer sërish i është kthyer reçetës së provuar të kidnapimit të aeroplanit dhe fatkeqësisë që del  nga rënia e tij në tokë.E kemi parë -do të thoni.Para disa vitesh e kemi shikuar serialin e njohur “Aeroporti”, por mos të mashtrohemi ngase kësaj radhe kemi atmosferë krejtësisht tjetër dhe skenar plot kthesa dhe me personazhe të skalitur për mrekulli.Kemi edhe pamje spektakulare ultrarealiste dhe natyrisht – eksplodime të cilat do të mbahen një kohë të gjatë në mend dhe sidomos në film merr pjesë një ekip madhështor i aktorëve kryesorë:Nikollas Kejxh/laureat i çmimit oskar për filmin”Duke e lëshuar Las Vegasin”/, Xhon Susak, Xhon Mallkoviq, Raçel Tikotin, Stiv Buskemi dhe të tjerë.Aktorët e përmendur janë të angazhuar edhe  në një  varg filmash ngase janë bërë yje të mëdhenj të filmit amerikan, të cilët për ditë e më tepër janë duke treguar suksese të ndryshme dhe kolosale.Të gjithë aktorët e shquar/të cilët luajnë  në film/, ose janë baditët të cilët transferohen në burg tjetër, kidnapues të aeroplanit ose personazhe pozitive/femra dhe mashkuj/ të cilët janë gjendur në aeroplan, në mesin e të cilëve ka edhe të tillë që e ruajnë ligjin dhe rendin amerikan. Kameron Poe/Nikollas Kejxh/ e

Nicolas Cage
Nicolas Cage
ka kryer burgun sepse pa paramendim e ka vrarë një njeri që ia kishte maltretuar gruanë e tij dhe kthehet në shtëpi pikërisht me atë aeroplan, për të arritur në ditëlindjen e tetë të vajzës së vetë/të cilën nuk e kishte njohur asnjëherë/.Në ndërkohë, njëri nga udhëtarët – Sirius Garrison/Xhon Mallkoviq/, me kujdes e kishte planifikuar kidnapimin e aeroplanit të udhëtarëve, duke ia prishur takimin e pritur Poes dhe familjes së tij.Në vazhdim – Kameron Poe bëhet hero i rastit për të gjithë udhëtarët, duke i shpëtuar nga masakrimi i Siriusit të gjithë ata që ishin në aeroplan .Aeroplani nuk shpëton ngase ndodhë ai esplodimi i njohur i cili filmin e bën shumë interesant dhe spektakular.Në film na mahnit  edhe puna e regjisorit – Simon Vest i  cili pati sukses që nga skenari fenomenal i Skot Rozenbergut ta nxirrte një film të përmasave kolosale, sidomos kur shprehej karakterizimi i personazheve. Kjo ishte një karakteristikë që befasonte ngase Vest kishte punuar një kohë të gjatë në videospote dhe reklama, kurse ishte edhe fakt se e kishte pjekur profesionin e tij të adhuruar.Regjisori i përmendur ishte i gatshëm për një projekt të tillë edhe në planin teknologjik, duke iu qasur një provokimi tejet serioz me të cilin arriti edhe efekte të jashtëzakonshme filmore të cilat na dukeshin se ishin autoktonte dhe origjinale.Puna me aktorët ishte një rrëfim tjetër i gjatë, por ekipi filmor i klasës së parë kishte dhënë gjithçka nga vetja për ta arritur qëllimin kryesor dhe përfundimtar që filmi të bëhej sa më i shikuar dhe efektiv, duke u konsideruar edhe si njëra ndër veprat më kulminante kinematografike të kësaj natyre.Gjithçka kishte kaluar mirë, duke mos u tejkaluar as buxheti i filmit – siç ndodhë shpeshherë në këto raste.Rreziku më i madh i filmit ishte shkatërrimi përfundimtar i aeroplanit – drejt në hotelin”Sands”të LasVegasit, ngase gjithçka ishte xhiruar përnjëmend, ku edhe hoteli i njohur “sands’ kishte qenë i paraparë që të prishej, prandaj edhe krijuesve filmorë u ishte dhënë rasti i rrallë që ta shkatërronin aeroplanin në mes të qytetit dhe ta shihnin të përplasur në një objekt siç ishte hoteli i përmendur.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora