E shtune, 27.04.2024, 08:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Vlera shqiptare që e fisnikërojnë botën rumune

E shtune, 14.11.2009, 08:41 PM


Vlera shqiptare që e fisnikërojnë botën rumune

 

Nga Baki Ymeri


Angazhimi permanent në fushë të letërsisë krijon forma të reja të komunikimit për afirmime vlerash shqiptare të admiruar nga dashamirët tanë në botën e huaj. Nuk i njoh autorët, na thot një eseist rumun, por po e shoh se kemi të bëjmë me një sinqeritet të kristaltë në peisazhin e kulturës aktuale shqiptare, me mendime fisnike edhe për perspektivën e jetës sonë letrare. Sabile Keçmezi-Basha, Albina Idrizi dhe Besa Salihu janë 3 nga 30 emrat e Kosovës letrare që defilojnë gjatë këtij viti në një varg revistash rumune të tirazhit të lartë. Kështu, Ditari i Besa Salihut kushtuar bombardimeve të NATO-s për ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë, e ka parë dritën e botimit edhe në revistën Diagonale (nr.3/2009, fq.16-18), e drejtuar nga Radu Voinescu (kritik letrar dhe kuadër ushtarak), si dhe në revistën e famshme të Gheorghe Neagut, Oglinda literara (nr. 94, 2009, fq.96). Në faqet e kësaj të fundit defilon edhe Kadareja me përkthime nga Sherban Tabaku, ndërsa Marius Qelaru prezanton vlerat lirike të Sabile Keçmezi-Bashës në revistën Bucovina literara (“Malli për Itakën apo poema të qëndisura me dantella të pritjes”).

Po kjo, dhe poetë të tjerë nga Kosova prezantohen edhe në revistat letrare Litere, Citadela, Vatra, Agora etj. Një revistë tjetër që hap shtyllat për prezantimin e Kosovës letrare është Climate literare, e cila në numrin e saj të fundit (10/ 2009), në kuadrin e rubrikës “Proza

Ballina revistash rumune me vlera shqiptare
Ballina revistash rumune me vlera shqiptare
albaneza din Kosova”, jep një fragment të gjerë nga romani i Albina Idrizit, “Hijet e kullave” (fq.14). Revista Hesteu e Plojeshtit boton një analizë kritike të Victor Steromit kushtuar poezisë së Ramadan Mehmetit, duke e konsideruar poetin si një mjeshtër metafizik i fjalës që e transfiguron në mënyrë simbolike dhe metafizike, duke ia shkulur dritën e dendur, të një konsistence thuajse materiale, me veti të dukshme, refleksive dhe metafizike. Në të njëjtën revistë e sheh dritën e botimit edhe kronika e Mihai Antonescut mbi ditarin e Besa Salihut: “Kosova, hëna ime e pushkatuar pas shpine” (fq.14).

Viktor Steromi është autor i vlerësimit të librit të Besa Salihut “Ndëshkimet hyjnore”, botuar në revistën Impact (nr.365/2009, fq.2), ditarin e së cilës e konsideron si një “perandori e atmosferës së shenjtë me atmosferën praktike të “ligjit” të NATO-s me besnikëri ndaj historisë për fatin e popujve që e meritojnë lirinë. Fjala është për bombardimin e Serbisë nga aviacioni i NATO-s. Besa Salihu e përjetëson kujtesën mbi një dinamikë të fakteve mbi një motiv të koshiencës lucide. Zhvillimi i episodave rrëfimtare ka për objektiv elementar pasqyrimin e gjendjeve të turbullta të shpirtit adoleshentin (mos të harrojmë se Besa i regjistron të gjitha kur kishte vetëm 15 vjet), me observime psikologjike (fëmijët e kanë dëbuar nga universi frikën nga vdekja), duke kulminuar me motivacionet komplekse lidhur me ngritjen e një fati të tensionuar.” Vlen të ripotencohet fakti se admirimin ndaj NATO-s dhe Shetetve të Bashkuara të Amerikës e shprehu për herë të parë para një auditoriumi të gjerë shkrimtarësh rumunë, poeti kosovar Sali Bashota (qershor, 2005), ndërsa Jeton Kelmendi ishte gazetari i parë kosovar që mori pjesë në Samitin e NATO-s në Bukuresht (2008), rast me të cilin ia promovuam vëllimin poetik “Sa fort janë rralluar letrat.”

 

Nuset e fjalës, ura fjalësh dhe magjia e fjalës


Në një revistë tjetër (Revista noua, nr.10/2009), Victor Steromi shkruan me admirim për dy poetë nga Kosova, duke theksuar se “Sabile Basha hymnizon në vargjet e saj burimin e jetës, idetë e të cilit e konsolidojnë një univers lirik të një pregnance imagjinare. Janë vargje me një besnikëri të madhe ndaj forcës shpirtërore, duke kultivuar konkretizimin e vizionaritetit mënjanë, dhe poezinë e ideve dhe njohjeve, në anën tejër. Në vargjet e saj zbulojmë një ton inercioni të madh, një shpirt të gjallë kritik ndaj gjithë asaj që don të thotë inercion. Këngëtimi i saj është i karakterizuar nga një gamë spektakulare e fshehtësive të shpirtit dhe natyrës.”  Po ky autor (V. Sterom), shkruan se “ Sipas Nexhat Rexhës, asgjë nuk mund të definohet para se ta definosh vetveten si poet. Me një ngarkesë të thellë liriko/ideatike, poeti

Botime shqiptare ne revistat rumune
Botime shqiptare ne revistat rumune
arrin në brigjet e përjetësisë si sentiment i njohjes. Ekziston në vargjet e tij një ndjeshmëri e lindur me motivacione të fuqishme/ekzistenciale të aktit krijues. Janë frymëzime lirike të prekura nga flatrat e fërgëllimës ontike dhe kognitive.” Përndryshe, kjo dhe revista tjera letrare kanë prezantuar kohë më parë edhe vargjet e Nexhat Rexhës, Fatime Kullit, Kostaq Dukës, Ramadan Mehmetit, Flora Brovinës, Sabit Rrustemit, Edi Shukriut, Hysen Këqikut, Alma Papamihalit etj.


Në këtë kontekst prezantimesh të reja shqiptare në gjuhën rumune, vend me rëndësi zënë edhe tre antologji të përbashkëta (“Ura fjalësh”, “Nuset e fjalës” dhe “Magjia e fjalëve”)  me rreth 20 poetë nga Kosova (Beqir Musliu, Ali Podrimja, Ibrahim Kadriu, Shaip Beqiri, Sabile Keçmezi-Basha, Sali Bashota, Flora Brovina, Miradije Ramiqi, Nexhat Rexha, Edi Shukriu, Sabit Rrustemi, Hysen Këqiku, Fatmir F. Salihu, Jeton Kelmendi, Shkëlzen Halimi, Adem Abdullahu etj). Në kuadrin e projekteve tona për afirmime vlerash shqiptare në gjuhën e Emineskut, gjatë këtij viti pritet ta shohin dritën e botimit edhe dy poetë nga Shqipëria: Nuri Plaku nga Fieri dhe Vilhelme Vranari (Haxhiraj) nga Vlora.



(Vota: 16 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora