| E shtune, 14.11.2009, 08:41 PM |
Nga Baki Ymeri
Angazhimi permanent në fushë të letërsisë krijon forma të reja
të komunikimit për afirmime vlerash shqiptare të admiruar nga dashamirët tanë
në botën e huaj. Nuk i njoh
autorët, na thot një eseist rumun, por po e shoh se kemi të bëjmë me
një sinqeritet të kristaltë në peisazhin e kulturës aktuale shqiptare, me
mendime fisnike edhe për perspektivën e jetës sonë letrare. Sabile Keçmezi-Basha, Albina Idrizi dhe Besa Salihu janë 3 nga 30 emrat e Kosovës
letrare që defilojnë gjatë këtij viti në një varg revistash rumune të tirazhit
të lartë. Kështu, Ditari i Besa Salihut kushtuar bombardimeve të NATO-s për
ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë, e ka parë dritën e botimit edhe në revistën
Diagonale (nr.3/2009, fq.16-18), e drejtuar nga Radu Voinescu (kritik
letrar dhe kuadër ushtarak), si dhe në revistën e famshme të Gheorghe Neagut, Oglinda
literara (nr. 94, 2009, fq.96). Në faqet e kësaj të fundit defilon edhe
Kadareja me përkthime nga Sherban Tabaku, ndërsa Marius Qelaru prezanton vlerat
lirike të Sabile Keçmezi-Bashës në revistën
Po kjo, dhe poetë të tjerë nga Kosova prezantohen edhe në
revistat letrare Litere, Citadela, Vatra, Agora etj. Një revistë
tjetër që hap shtyllat për prezantimin e Kosovës letrare është Climate
literare, e cila në numrin e saj të fundit (10/ 2009), në kuadrin e
rubrikës “Proza
albaneza din Kosova”, jep një fragment të gjerë nga romani i
Albina Idrizit, “Hijet e kullave” (fq.14). Revista Hesteu e Plojeshtit
boton një analizë kritike të Victor Steromit kushtuar poezisë së Ramadan
Mehmetit, duke e konsideruar poetin si një mjeshtër metafizik i fjalës që e
transfiguron në mënyrë simbolike dhe metafizike, duke ia shkulur dritën e
dendur, të një konsistence thuajse materiale, me veti të dukshme, refleksive
dhe metafizike. Në të njëjtën revistë e sheh dritën e botimit edhe kronika e
Mihai Antonescut mbi ditarin e Besa Salihut: “Kosova, hëna ime e pushkatuar pas
shpine” (fq.14). Ballina revistash rumune me vlera shqiptare
Viktor Steromi është autor i vlerësimit të librit të Besa
Salihut “Ndëshkimet hyjnore”, botuar në revistën Impact (nr.365/2009,
fq.2), ditarin e së cilës e konsideron si një “perandori e atmosferës së shenjtë
me atmosferën praktike të “ligjit” të NATO-s me besnikëri ndaj historisë për
fatin e popujve që e meritojnë lirinë. Fjala është për bombardimin e Serbisë
nga aviacioni i NATO-s. Besa Salihu e përjetëson kujtesën mbi një dinamikë të
fakteve mbi një motiv të koshiencës lucide. Zhvillimi i episodave rrëfimtare ka
për objektiv elementar pasqyrimin e gjendjeve të turbullta të shpirtit
adoleshentin (mos të harrojmë se Besa i regjistron të gjitha kur kishte vetëm
15 vjet), me observime psikologjike (fëmijët e kanë dëbuar nga universi frikën
nga vdekja), duke kulminuar me motivacionet komplekse lidhur me ngritjen e një
fati të tensionuar.” Vlen të ripotencohet fakti se admirimin ndaj NATO-s dhe
Shetetve të Bashkuara të Amerikës e shprehu për herë të parë para një
auditoriumi të gjerë shkrimtarësh rumunë, poeti kosovar Sali Bashota (qershor,
2005), ndërsa Jeton Kelmendi ishte gazetari i parë kosovar që mori pjesë në
Samitin e NATO-s në Bukuresht (2008), rast me të cilin ia promovuam vëllimin
poetik “Sa fort janë rralluar letrat.”
Nuset e fjalës, ura fjalësh dhe magjia e fjalës
Në një revistë tjetër (Revista noua, nr.10/2009),
Victor Steromi shkruan me admirim për dy poetë nga Kosova, duke theksuar se
“Sabile Basha hymnizon në vargjet e saj burimin e jetës, idetë e të cilit e
konsolidojnë një univers lirik të një pregnance imagjinare. Janë vargje me një
besnikëri të madhe ndaj forcës shpirtërore, duke kultivuar konkretizimin e
vizionaritetit mënjanë, dhe poezinë e ideve dhe njohjeve, në anën tejër. Në
vargjet e saj zbulojmë një ton inercioni të madh, një shpirt të gjallë kritik
ndaj gjithë asaj që don të thotë inercion. Këngëtimi i saj është i
karakterizuar nga një gamë spektakulare e fshehtësive të shpirtit dhe natyrës.”
Po ky autor (V. Sterom), shkruan se “ Sipas Nexhat Rexhës, asgjë nuk mund
të definohet para se ta definosh vetveten si poet. Me një ngarkesë të thellë
liriko/ideatike, poeti
arrin në brigjet e përjetësisë si sentiment i njohjes.
Ekziston në vargjet e tij një ndjeshmëri e lindur me motivacione të
fuqishme/ekzistenciale të aktit krijues. Janë frymëzime lirike të prekura nga
flatrat e fërgëllimës ontike dhe kognitive.” Përndryshe, kjo dhe revista tjera
letrare kanë prezantuar kohë më parë edhe vargjet e Nexhat Rexhës, Fatime
Kullit, Kostaq Dukës, Ramadan Mehmetit, Flora Brovinës, Sabit Rrustemit, Edi
Shukriut, Hysen Këqikut, Alma Papamihalit etj.Botime shqiptare ne revistat rumune
Në këtë kontekst prezantimesh të reja shqiptare në
gjuhën rumune, vend me rëndësi zënë edhe tre antologji të përbashkëta (“Ura
fjalësh”, “Nuset e fjalës” dhe “Magjia e fjalëve”) me rreth 20 poetë nga
Kosova (Beqir Musliu, Ali Podrimja, Ibrahim Kadriu, Shaip Beqiri, Sabile
Keçmezi-Basha, Sali Bashota, Flora Brovina, Miradije Ramiqi, Nexhat Rexha, Edi
Shukriu, Sabit Rrustemi, Hysen Këqiku, Fatmir F. Salihu, Jeton Kelmendi,
Shkëlzen Halimi, Adem Abdullahu etj). Në kuadrin e projekteve tona për afirmime
vlerash shqiptare në gjuhën e Emineskut, gjatë këtij viti pritet ta shohin
dritën e botimit edhe dy poetë nga Shqipëria: Nuri Plaku nga Fieri dhe Vilhelme
Vranari (Haxhiraj) nga Vlora.