E shtune, 27.04.2024, 11:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Ferit Ramadani

E diele, 15.11.2009, 08:00 PM


Ferit Ramadani

EJA NË DARKË!

Eja në darkë !
Vendin e ke të pret t'i buzeqeshish!
Hyr ! Në tryezë me krenarinë e kanjushës
për të shpërnda përshendetje dhe butësi!

Eja në darkë !
Sa kohë një vend për një engjëll e ruaj
të plotësojë zbrazëtinë e të zbusë mallin , vuajtjen
që shtrihet në përmasa me rrënim!

Eja në darkë!
Më vonë bëhu frymëzim i lirikës
ta ndjej dhe qielli flakrimën se një yll ndriçoj në tokë
të gjallërohen me buzëqeshje shkretëtirat !

Eja në darkë !
Bëhu drita dhe shija e saj !
Ashu si bëhen horizontet me dritë dielli në pranverë
Ashtu si rritet blerimi me këngë e cicerrima shtegtaresh...!

E PERNDRITURA IME TI

Nuk arrita me buzëqeshjen time të të kundroj
e Përndritura ime e çdo çasti TI

Padyshim ndjeva shqetësim për të, ndjeva vrazhdësi
rrezëllima më bëri pa fjalë nga malli jam hi !

Të të kthej shpinën në këto çaste kur dua të të kem pranë
të shfaqesh përpara me dritën e Diellit , si agim!

Një lot si shkëmb rrokulliset, dhe zemra shkon purtekë
ndjen trokitjen , frymimin e lirikes - jetë

Gjithcka gërshetohet - si vullkan që shpërthen
se kështu nuk jetohet në meditime nate e dite !

Them: Kam fat që më sjell me lirika stinë blerimi
Më shkrin ngricën e damarve t'i blerojë gëzimi!

Nuk arrita me buzëqeshjen time të të kundroj
e Përndritura ime e çdo çasti TI...

VETMIA MË PËRPIN

Më ka hapur gropat - vetmia më përpin
në orët e vona të mesnatës një kumt më pervloj
agimi s'kishte dritë - errësira më shitoj!

Çastet e meditimit - më kanë vënë shalën në tru
Uni im zgjat pa fund - por s'arrin askund
meridianet tua - të ngrysura nga harrimi!

Gjithçka rreth meje shkon e përhumbet pa vetëdije
fytyra engjëllore bleron lulezonjë , plot dlirësi
Unë vushkem në heshtje - i shndërruar hi!

E ndjeni tufanin që ka rrëmbyr stinët me hidhërim
e ndejni se hyra në ferrin e Dantes të shkyej rrathet e mundimit
e ndjeni se vdes me heshtjen time në krijim?

Le te flasë një ditë gjuha e prerë - trupi cung i mbetur
për sytë e verbër që kurrë nuk të panë
Zemra dhe shpirti - për TY , me dëshira thanë... !

GJYMTYRËT E HESHTJES

Sa e gjatë kjo ditë, kjo heshtje, kjo vetmi
akoma nuk të dëgjova zërin , nuk të lexova mendimin
në horizont është shtrirë trazimi!

Përse më dërrmohen gjymtyrët më zverdhet buzeqeshja
nuk dua të endem shtegut që më nxjerr matanë
pa ty ! S ' kam rreze! Pos vaj e lot - muranë !

Nëse nuk e ndjen ç'do të thotë i përhumbur
Eja! Shiko si dridhen gjymtyrët , si dalin thinjat në kokë
për të ruajtur hijen e shijes që kishte nata vonë !

Je mbuluar me hidhërim ? Më ke lanë jashtë buzëqeshjes
Përderisa unë lag me lot lirikën për ty
më vjen të plas nga malli të jehojnë gjymtyrët e heshtjes !

NGA SHKRUMI BLEROHEM!

Filloj befas ajo ndalesë e buzëqeshjes që kishe
natën e mata kohën,por, koha ngeli në errësirë
Klithjet e mia , me ortekë e rrëmet - u ngritën në vargje!

Më ngrinë damarët dhe palca - u bë hi e pluhur nga malli
thirravaji u ngrit jehonë në ngrehinën e pikëllimit
U lidhën lakadredhat për të krijuar një takim!

Nga të drejtohen shtigjet që rrokullisin shkëmbinjtë
në kurorën e shpirtit ka ngelur unaza e shëmtisë
me buzëvajë ritregimi ka hapur kaptinat për monologun!

Asgjë nuk mbeti nga ajo deshirë e ngujuar me acar
Bëhu flakëvetëtimë dhe më përflak gjithë trupin !
- Nga ndezja të shkrihem ! Nga shkrumi të blerohem !

TI LIRIKA IME

Nuk është ardhja jote fluska bore që treten !

ajo del si bulëza dhe hap flatra meditimi
shnderrohet në Kështjellë ku ndizet gëzimi!

Me cilat ngjyra krijohet ylberi, akoma nuk e di !

Shkelqim drite dhe, rrjedha gurre kam parë
që shtrohesh i vdekur e të ngritesh i ringjallë !

Ajo nuk është pamje ku luan akte Orfeu !

Në litarët e jetës lehtë nuk lidhen ijet
në vargje të lirikës - rrisin shtatin hijet !

Le të behën pre ! Toka ndjen psherëtimë !

Në kupën e qiellit ndizen drita ! Shuhen meteorë !
Ti lirika ime ! E përjetshmja Kurorë !

NUK FLAS !

Nuk flas! Më ka ngri palca e shpresës !
Janë shtrirë gjërë e gjatë zezonat, zëri i hiçit dëgjohet
të krijojë mëngjese pa dritë, me ferr t'ua shpojë zemrat !

Përse kjo pafundësi në vargun tonë të shtrydhur
stërzgjatet si qafë e ujkonjës që fton për pre
dhe rrëmben manarë të pafajshëm në Darkën e krimit!

Nuk flas! E ndjej vetminë por nuk i ndal hapat
do të lulëzojë blerimi i shkrumuar në shtatin e copëtuar!
Dëshpërim Arbërinë shekullore ta mberthejë liria!

Përse ngriten djajtë të copëtojnë detëra, male, fusha ?
Si të ngriten murnaja në zemrat e gjakut dhe gjuhës ?
- Bota do të plasë në indiferencë e ne - do të rritemi !

Nuk flas! Alarmi i kushtrimit bëhet sonte mbi Alpe !

E JOTJA BUZËQESHJE

I lidhur pas teje më shtërngon litari i ndjesisë
rrënjët e lirikës më pushtojnë damarët
ndizen e kurë s'shuhen dritat nga fanarët !

Si bëhen hi nga malli , vlojnë e përcëllohen
dhe lidhen e dridhen idetë për të dalë në cak
Mos vono por eja ! Të kam n'damar e gjak!

Pa ty mbytet, mbyllet dhe shuhet rrita
Në kujtim kutinë - palohet gjakim malli
heshtja se fshiu dot, por, jehonë e shpalli!

Ndaj në rrjedha nisen ujëvarat e blerimit,
Dil të shikosh atë sfidë që parakalon n'paradë
e jotja buzëqeshje - pranverë me serenatë !

PUTHJET PA FRIKË !

Përmbysej nata ! Me dihatje dritash tundej agimi
Ajo e zbehtë vinte si drenusha e shndërrohej në ujvarë
ëndërra ime kthehej në margaritarë !

Kandili i shpresës yjeve ua ndali dritën
aorta në zemër nisi një ritmikë
shkunden nga gezimi - puthjet pa frikë !

Pa ngjyra ylberi - harkun, në shqisa e ngriti
kishte horizont ai çast - mal frymëzimi
mbushi me aromë shtigjet, mos i mbysë pikëllimi!

Kush e dëgjoj këngën - nuk do të bëjë shamatë
Në ninula djepi rriten breza të një gjaku
si e do Kanuni të - ngritet Oxhaku!

DIGJEM BLERTË

Vjen me rrebesh shiu dhe më ndez damarët !
Vjen të shuash etjen e shkretëtires sime mall,
ku e blerta dashuri ka hap krahët e pushtimit!

Digjem blertë ! Me vargje bëj dritë
rimat si pika shiu e qullin horizontin
të krijojnë ritmin e prehjes që vlon!

Ti je dhembshuria! Dashuria! Perëndia !
Gof i mbledhur në sylynjarët e etjes
që shfaqesh çdo çast ! Më rrëmben çdo rast !

Me arrna jete mbulohem! Pa Ty zverdhem si vjeshta !
Dhe ndizem e perndizem si blerimi !
Kur vjen Ti ! Ortek i blertë - jehonë kushtrimi!

KUR TË THASH : TË DUA!

Arrite ! Nëpër cilët katandi u përmbyse e dole këtu
të bësh unjësim - trupin dhe shpirtin me frymëzimin
që ma fale me buzëqeshje, kur të thash: Të dua!

Mirëseardhja më ka shtuar drithëmat dhe lotët në sy
më ka ngujuar e lidhur si lidhen rrezet e diellit me blerimin
për të shtuar frytet e jetës në gjithësi!

Tani shikoj shkronjat , lexoj dhe mëkoj fjalët
që, krijojnë iamazhin se Ti je dhe , synon të më ngjallish
sa herë që më shkrumon malli dhe më mbulon vetmia!

Arrite në këto çaste kur unë nuk kam linja të të flas
por shtrihem në lirikë të arrijë në kupolën e trëndafiltë,
të të jap aromë që të bën të lumtur në largësi!

Pa Ty jam në morg! I ndezur zjarr nga dashuria
më kanë ngrirë lotët në qerpik e varen me peshë malli
të të puthin buzën që dridhet kur buzëqan : Oiiiiiiii !


(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora