Kulturë
Nexhmije Mehmetaj: Prof. Dr. Basil Schader për studimet e shqipes
E merkure, 26.08.2009, 08:23 PM
Prof. Dr.Dr. BASIL
SCHADER PËR STUDIMET E SHQIPES
Shkruan: prof. Nexhmije Mehmetaj
Mësuese – Jura, Zvicër
Me emrin e Prof.Dr. Basil Schader është e lidhur tradita albanologjike
e këtij shekulli, jo vetëm në Zvicër. Në ketë vend, ku gjuhësia ka një të
kaluar të begatshme, albanologjia nuk kishte shtënë rrënjë të thella deri më
tani. Zviceranët mund të krenohen me arritje të shquara në fushën e
indoevropianistikës, por problematika shqiptare nuk ekziston fare në gjuhësinë
zvicerane. Interesimet për gjuhën shqipe këtu i gjejmë në kuadër të atyre për
gjuhët indoevropiane dhe të studimeve krahasimtare në përgjithësi.
Albanologjia zvicerane lindi në vitin 2000, kur dijetari Basil Shader,
mori vendim për të regjistruar studimet pasuniversitare në Universitetin e
Tiranës, por duke mbledhur materiale për doktoratën e tij në Zvicër dhe në
Kosovë. Me gjithë mungesën e një institucioni që do të merrej në mënyrë të
drejtpërdrejtë me albanologji, Basil Schader arriti të krijojë themelet e
albanologjisë zvicerane, e cila do të japë gjithnjë e më shumë kontribute të
rëndësishme në studimet e shqipes. Deri më tani albanologjia zvicerane ka vetëm
një njeri të vetëm.
Me studimet e tij Basil Shaderi solli dhe për në qarqet shkencore të
Zvicrës albanologjinë dhe e bëri që ajo të flasë edhe gjermanisht në nivel të
ndritshëm shkencor. Këtë punë ai e bëri në kuadër të studimit të gjer pesë vjeçar në Universitetin e Tiranës, me
botimin e librit “Shqyrtime gjuhësore
Në kuadër të këtij botimi prej 454 faqe është përfshirë teza e
doktoratës së tij, mbrojtur në
Universitetin e Tiranës në shkurt të viti 2005, duke qenë doktoratura e tij e
dytë .
Kjo vepër shënoi datë të rëndësishme në studimet shqiptare duke hapur rrugën e studimeve albanologjike, deri
tani të panjohura. Libri është pritur
shumë mirë në qarqet albanologjike, për shkak se paraqiste studime të
zhvilluara sociolinguistike, duke trajtuar mjaft gjerë edhe situatën gjuhësore të diglosisë e
të dy gjuhësisë në Zvicër. Me të drejtë, ai këtë gjendje gjuhësore të gjuhëve
në kontakt, sidomos të shqipes e të gjermanishtes, po edhe të gjermanishtes e
shqipes, i ka kundruar në dritën e një lidhje të ngushtë me realitetin e dy kulturalizimit
dhe të dallimeve a diferencimeve etnike e shoqërore. Gjithashtu në përndarjen
funksionale të varieteteve dhe të sistemeve të ndryshme gjuhësore në gji të një
bashkësie shoqërore të përbashkët, siç janë prej kaq kohësh, zviceranët me
shqiptarët.
Dy gjuhësia dhe diglosia, ashtu si edhe forma të tjera të ndërmjetme të
tyre, si p.sh.”dygjuhësia” dialektore janë nga dukuritë më të rëndësishme të
sociolinguistikës së sotme, prandaj edhe kanë zgjuar interesimin e
shkencëtareve, si në aspektin teorik ashtu edhe në aspektin praktik. Mjafton të
themi se R.Jakobsoni e konsideron dygjuhësinë si problemin themelor të
gjuhësisë, kurse U. Makej (W.Mackey) e
quan atë si një dukuri me përmasa të shumta. Emrat e cituar kanë rëndësi të
përmenden, për shkak se flasin vetvetiu për orientimin e tij. Schaderi hyn ndër albanologët që kanë kapur pikat kyçe
të këtyre studimeve. Libri i pranishëm jep mbi vështrimin dhe përmbledhjen e plotë të fryteve të
studimeve pesëvjeçare të prof.dr Basil Shaderit. Materialet i ka mbledhur në
Zvicër dhe në Kosovë.Basil Schader
Përmbajtja e studimit është zhvilluar kryesisht në këto pika .
* Bashkëjetesa shqiptaro –
zvicerane, trajton aspekte historike dhe aktuale në lidhje me mërgimin shqiptar
në Zvicër dhe me perceptimin e ndërsjellë të shqiptarëve dhe zviceranëve.
* Shqipja dhe
gjermanishtja: Shënime për një krahasim gjuhësor . Këtu jep një krahasim
gjuhësor të shqipes me gjermanishten, është një temë e pa shqyrtuar më parë.
* Shqipja dhe gjermanishtja,
si gjuhë në kontakt. Paraqet një serë ndikimesh të rëndësishme ndërgjuhësore,
si në nivelin fonetik-leksikor e madje edhe në atë gramatikor.
* Ndikimet e shqipes mbi
gjermanishten.
* Midis gjuhës letrare dhe
dialektit : Kompetencat e orientimit në shqip dhe në gjermanisht.
* Kush “ i përzien” gjuhët?
Shqyrtime sociolinguistike rreth praktikës dygjuhësore.
* Hulumtime gjuhësore rreth
kod – suiçingut shqip gjermanisht. Me interes është, gjithashtu, përcaktimi që
bën ai lidhur me situatën e përndarjes së varianteve dhe gjuhëve të ndryshme në
Zvicër, në kuadër të dygjuhësisë dhe të shumë gjuhësisë.
Pos kësaj, ai është marrë
edhe me përhapjen e dijës për shqipen dhe shqiptarët në Zvicër, ka shkruar
tekste shkollore të ndryshëm me vlerë për
gjuhën shqipe, për ta ndihmuar mësimin e shqipes, si dhe artikuj të
shumtë për rëndësinë dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, tek nxënësit shqiptarë edhe
pse në kushte mërgimi. Nën penën magjepse të
Basil Schaderit , këtij miku të madh të shqiptarëve ndrit si margaritar
thënia e tij që në faqen e parë të librit:
“Shqiptarëve
kudo në botë ,
me shpresën dhe dëshirën
që ta ruajnë gjuhën e
tyre të bukur,
kulturën e tyre të lashtë dhe identitetin e tyre si shqiptarë.”
Prej dy vitesh, ai është
lidhur me mësues dhe drejtues të arsimit në Kosovë. Këtë vit ka përfunduar me
sukses Projektin, Standardet për tekstet shkollore pranë MASHT në Kosovë.
Mori pjesë në seminarin e
pestë kombëtar për mësuesit e shqipes jashtë atdheut që u mbajt më 26 -29 korrik
2009 në Mitrovicë, Prof Shaderi shpalosi
projektin tjetër shumë të rëndësishëm për mësimin plotësues të gjuhës shqipe
Tekstet shkollore për diasporën, për të cilin kishte gjetur mirëkuptimin
financiar nga Shkolla e Lartë e Zyrihut – Zvicër.
Biografia e Basil Schaderit është instruktive dhe mjaft tërheqëse. Aktualisht
është profesor i gjuhës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zyrihut, udhëheqës i degës “gjermanishtja si
gjuhë e dytë anëtar i komisioneve të ndryshme, autor i librave, artikujve të
shumtë, recensent dhe ekspert në komisione të ndryshme për librat shkollorë dhe
didaktikë; udhëheqës i projektit kërkimor “Kompetenca gjuhësore, orientimi
gjuhësor dhe suksesi shkollor i nxënësve shqiptarë në Zvicër”. Nga viti 2003,
bashkë me gruan Erica janë anëtarë nderi, në Lidhjen e Arsimtarëve dhe
Prindërve Shqiptarë në Zvicër .
Ai i ka të gjitha premisat të quhet dhe vlerësohet edhe si pedagog,
personalitet krijues, me pikëpamje të reja pedagogjike, origjinale dhe shumë
progresive. Veprimtaria e tij është shumë e pasur dhe e llojllojshme, gjë që e
vërteton bibliografia e punës së tij. Meritojnë të merren në vështrim këto
vepra e punime të tij:
1.”Johan Jokob Redinger (
1619 – 88 ), Sprachwissenschofter und
Pädagage im gefalge des Comenius”. Cyrih, 1985.378 faqe . Libri është pranuar e
miratuar si disertacion në Universitetin e Zyrihut.
2.”Festgenossen.Über Wesen
und Funktion der eidgenössischen Verbadsfeste”1993,416 .
3. Libri “ Shqip” një
përmbledhje të gjerë tekstesh shqip, për nxënëse / shqipfolës dhe për mësimin
ndërkulturor në klasat normale e të veçanta, i botuar së bashku me F B.,1996.
4. “Ura e fjalëve “, fjalor
shkollor shqip - gjermanisht / gjermanisht- shqip.
5”Sprachenvielfalt als
Chance” (Shumëgjuhësia si shans ).e tjera .
Me librat shkollorë dhe me tekstet
e tjera si me broshurat dhe artikujt ku shprehu mendimet mbi edukatën Shader u
takon shëmbëlltyrave më të mira të historisë së pedagogjisë së përgjithshme dhe
të historisë së kulturës njerëzore.