E marte, 13.01.2026, 08:30 AM (GMT)

Kastriot Myftaraj: Tyrbja Erdoganiste na zbuloi fytyrën e rrezikut të Islamit politik

“Tyrbe” është fjala më e saktë për atë që media në Shqipëri e quajti memoriali (fjala shqipe është “përmendore”) turk i të vrarëve të 15 korrikut. Tyrbe quhet një ngrehinë islamike për përkujtimin e një ose disa të vdekurve, e cila shpesh, por jo gjithmonë, bart një varr. Kështu, në Fushë-Kosovë ka një tyrbe të Sulltan Muratit...

Blerim Rrecaj: Ballpërballë arinjve në Badoc

Vërvitu lart, vërvitu poshtë. Andej-këtej. Sa atje, sa këtu. Si anija lodërmadhe luhatëse ku lundrojnë qiellit, fëmijët me bërtima të thekshme. Seç kanë një rëndësi të tjetërfartë gjërat që ndodhin për së pari herë, siç ndodh me ca fëmijë që duke hezituar e me dëshirë e pak hamendje zënë vend e ulen duke u bashkuar me të tjerët...

Resmi Osmani: Teuta e Ilirisë në katër romane historikë

Ka vite që i jam përkushtuar romanit historik me subjekte nga lashtësia e Ilirisë. Fryt i kësaj pune janë romanet”Mbretërimi i Pirros së Epirit”,Kristalin KH,2010, eseja historike “Aleksandri i Madh i Maqedonisë”Luma Grafik,Tetovë 2010, “Mbretëresha Olimpia”, kristalina KH,2011. Kjo trilogji me një synim të vetëm...

Reshat Kripa: Vargje për shoqërinë

Njëzetetetë nëntori, ditë e rrallë  e vendit tonë,E ka shkruar historinë, e ka shkruar përgjithmonë.E ka shkruar në flamurin, në flamurin kuq e zi,E përjetëshme do mbetet, do jetë nder për Shqipëri! ...

Enver Bytyçi: Diplomacia dyfytyrëshe e liderëve ballkanikë

Autoritetet e Beogradit njoftuan të martën e shkuar se agjencitë e huaja të zbulimit po përgjojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe familjarët e tij. Ky lajm i përhapur me aq zell në Serbi dhe proklamuar si skup nga disa media shqiptare kishte si objektiv të rritë autoritetin dhe prestigjin e kreut të shtetit serb në elektoratin ...

Xhelal Zejneli: Dasmat glamuroze dhe varfëria shpirtërore

Për ceremonitë gazmore siç janë dasmat, kudo në hapësirat shqiptare shpenzohen shuma të mëdha parash. Dikur, një dasmë apo ceremoni martesore ka zgjatur një javë, në mos dhe më tepër. Në kohën e sotme ceremonitë martesore zgjasin më pak se një javë. Por, ka raste kur edhe sot dasmat zgjasin plot shtatë ditë...

Aurel Dasareti: Politik-bërësit shqipfolës si qentë

Siç e di çdo oficer, nuk ka asnjë arsye të argumentojë se kur do të ndalet një grup ushtarësh që është duke ikur. Për t'i bërë gratë dhe burrat shqiptarë të fillojnë betejën për mirëqenien e popullit të tyre, do të kërkohen shumë më tepër sesa argumente. Në disa raste, ju ndoshta do të duhet të jepni shembuj, veçanërisht për individët...

Tahir Bezhani: Sejdi Berisha - Njeriu 'Pa' Vendlindje

Të lexosh librin më të ri e më voluminoz  të krijuesit  pejanë, z. Sejdi Berisha, është  e barabartë  sikur  të notosh  përmes një deti  me valë, që  të hedhin nga një skaj në tjetrin, nga bregu në bregun tjetër,  e prap të kthen në fillim, në vorbullën e jetës rrëqethëse, plot vuajtje, ku jeta ...

Fahri Xharra: Akademiku serb Mateja Beçkoviq po luan mendësh!

Mali i Zi u tregua shumë serioz dhe po e vazhdon seriozitetin e tij ndaj Serbisë. Kur u nda prej saj dhe iu bashkua bllokut të perëndimit, nuk ka më zbrapje as hamendje e as këthim mbrapa. Malësorët e sllavizuar nga Kisha serbe ( e cila Autoqefalinë e saj e ka ble në vitin 1923 për 1,5 milion franka të Zvicres nga Patrikana e Stambollit...

Florim Zeqa: Harresë e qëllimshme apo psikologji e robit!?

Si pasojë e pushtimeve të gjata, psikologjia e robit po vazhdon edhe në ditët e sotme tek shqiptarët. Jemi i vetmi popull në botë që pajtohemi lehtësisht me të keqën dhe harrojmë shpejt të kaluarën.Mjafton të përcjellësh me vëmendje vizitat që i bëjnë kryetarit të posaemëruar të LDK-së...

Demir Krasniqi: Dëshmori i kombit Tahir Sinani

Çka po  ma thotë zemra , po ma këndon goja –Për  trim luftëtarin , lindur  nga Tropoja !Këndoj për  vullnetarin  edhe  komandantin  ,Dëshmor  kombëtarin , për  Tahir Sinanin ! Nga tri lufta çlirimtare që i pat vatani –Kudo po luftonte trim  Tahir Sinani !Komandant përmbi  Ushtrinë Çlirimtare...

Albert Zholi: “Open Cinema” zbret në Gjirokastër

Pas Kryeqytetit tonë Tiranës, “Open Cinema” zbret në qytetin e bukur Gjirokastër. Ky aktivitet organizohet për herë e dytë në këtë qytet me interesimin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gjirokastër z.Flamur Golemi dhe mjeshtrit të këtyre aktiviteteve producentit Skënder Jacce.  Për katër net me radhë...

Zymer Mehani: Shefki Përvetica - Eja, Pranverë

Në ciklin e parë, tani në moshën e pjekurisë, poeti i rikthehet moshës fëmijërore dhe rinore, kujtimeve të përjetuara në natyrën e fshatit, në botën idilike, ku përshkruan me shumë lirizëm krojet e vendlindjes, stanin e kecërit, lëndinën e malin etj, dhe na e paraqet panoramën e dëlirë të natyrës së fshatit. Te poezitë e këtij cikli dominon...

Lutfi Alia: Kunavia në Regnum Albaniae - Mbretëria e Albanisë (1272 – 1368)

Me Shtetin e Arbërit (1190 – 1216), princat e dinastisë Progoni krijuan një komunitet arbëror të fortë politik, administrativ, fetar dhe kulturor, kësisoj Arkondia e Albanisë, nga njësi e thjeshtë adminsitrative bizantine, u shndërrua në bashkësi e konsoliduar trevash etnike albaneze. Në Shtetin e Arbërit perfshiheshin...

Frank Shkreli: 7 vite pa Arbën Xhaferin

7 vite më parë, me 15 gusht 2012, ndërroi jetë, intelektuali, publicisti, politikani, por mbi të gjitha patrioti me zemër e me shpirt, i trevave shqiptare, Arbën Xhaferi.   Në jetën e përditshme, secili prej nesh takon njerëz të thjeshtë,personalitete të njohura dhe jo aq të njohura...

Gani Mehmetaj: Kur e mohonin Ibrahim Rugovën si Juda Krishtin

-Ibrahim Rugova mori fund, mos u identifiko me të, mos e mbroj më! - më thirri një mik imi me telefon nga Shkupi, ku e përplasi fatkeqësia e refugjatit. Duket ia kishin thënë qëndrimin tim e të gazetës që s’kishte ndryshuar, ose shkrimet e mia i lexonte në një gazetë lokale të Shkupit...

Neshat Mehmedi: Në Augsburg të Gjermanisë si në trojet shqiptare

Pasdite më 05 korrik 2019, ... bashkë me Reshatin shkuam te shoqata kulturore “ATDHEU” në Augsburg të Gjermanisë. “ … e cila është themeluar më 30 shtator 2006 me iniciativën e mërgimtarëve nga të gjitha viset shqiptare. Platforma e shoqërisë u përcaktua në statutin themeltar, të cilit e nënshkruan 14 përfaqësues të shtresave...

Fahri Xharra: Ballafaqimi me maskarenj është shumë i vështirë

Rastësisht hasa në nje postim ku me të drejt kërkohej :“Kjo eshte nje harte e emërtimeve sllave në Shqipëri. Nuk është fjala vetëm për toponimet e vendeve në kufi me Serbinë dhe Malin e Zi, por për qytete e fshatra, male, lumenj etj. që gjenden thellë brenda territorit shqiptar, madje në Shqipërinë e Jugut. Duke filluar nga...

Rrahman Hyseni: Gjenerata (1957/ 58-59-60) nga Medvegja

Sot na u rikthyen kujtimet nga fëmijëria dhe ne po ndihemi shumë nostalgjikë, në manifestimin IV, të gjeneratës 1957/ 58-59-60, të shkollës fillore në Banjë të Siarinës, Medvegjë. Ky takim gjeneratash ngjalli gjithçka, u ringjallën kujtime nga ditari i jetës. Rruga që i ndau gjithandej nëpër botë për dashurinë, vuajtjet, dhimbjet për historinë ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx