Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Vargje për shoqërinë
E hene, 19.08.2019, 10:59 AM
Vargje për shoqërinë
Nga Reshat Kripa
28
NËNTOR 1991
Kushtuar kremtimit te festës së pavarësisë
Njëzetetetë nëntori,
ditë e rrallë e vendit tonë,
E ka shkruar
historinë, e ka shkruar përgjithmonë.
E ka shkruar në
flamurin, në flamurin kuq e zi,
E përjetëshme do
mbetet, do jetë nder për Shqipëri!
Por nëntor i
këtij viti, do të mbetet paharruar,
Vlora jonë e bukur
trime, Vlora jonë e bekuar.
Me djemtë e saj si
luanë, me bijtë e martirizuar,
Të burgosur,
internuar, nga rregjimi i mallkuar.
Ky Xhemali dhe
Fadili, * dy pishtarë të lirisë,
Hipur në shtiz të
flamurit, grisën yllin e tradhtisë,
Të rrethuar nga
policët, policët e sigurimit,
Hoqën nga flamuri
ynë, simbolin e komunizmit!
Ditën e festës së
madhe, kryetari kuqalosh,**
Se ç’po ecte
rëndë, rëndë, ecte fryrë si kaposh,
Po kujtonte
ditëziu, kohën që kish perënduar,
Koha s’ishte më e tija, frika kishte fluturuar.
Trimat që s’ishin
përulur, s’ishin epur nga torturat,
Dolën para tij si
diva dhe i thanë atij si burrat:
Mjaft
flamurin komunizmit, lart ia ngritët
gjer tani,
Sot flamurin e
Skënderit, do ta ngremë ne në liri!
Ky Altini ***
djalë azgan, ngre flamurin arbëror,
Turmë e tërë
brohoret, kënga po ushton në kor.
Rrofsh moj Vlorë,
Vlora jonë,Vlora jonë e krenarisë,
Përsërite
dymbëdhjetën i dhe dritë Shqipërisë!
Vlorë, nëntor 1991
* Dy të
rinj, Xhemal Mustafaraj nga Vlora,
ish i burgosur
politik dhe
Fadil Ndreu nga Dibra,
lindur dhe rritur
në internim, grisën nga
flamuri ylli e
komunizmit dhe e
dogjën në mënyrë
demostrative, më 27
nëntor 1991.
** Ish Kryetari
socialist i Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Rrethit
Vlorë.
*** Altin Kokoshi, shtatëmbëdhjetë vjeçar,
nipi i Qazim Kokoshit, firmëtart
të aktit të pavarësisë më 28
nëntor 1912
Mësuesve të mi
Seç po shfaqen
para syve, plot me plagë dhe tortura,
Madhërisht në
mendjen time, seç lartohen ata burra,
Që i kisha nënë e babë, që i kisha miq dhe shokë ,
Që s’më lanë në
errësirë, që më dhanë dritë e forcë.
I paçmuari doktor,
ky Isufi ynë * i lartë,
Mendje ndritur i
nderuar, ndriçon si një yll i artë,
Gjoni dhe Patër Mëshkalla **, dy simbole të lirisë,
Dy titanë
madhështorë, shërbëtor të Perëndisë.
Tahir Hoxha me
Meçanë***, që përherë ishin në ballë,
Fjalë e tyre,
fjalë e rëndë, ishin dy burra të rrallë,
Dhe i urti
avokat****, oh, Xhevdeti orator,
Biri i qytetit
plakë, një dishepull trimëror.
Por si mundem të
harroj, si do mundem mos kujtoj,
Buzagazin dhe të
urtin, atë burrë që më mësoi,
Gjakun dhe
fisnikërinë, nderin edhe dashurinë,
Mikun tim të
paharruar, Engjëllin*****zemër lirinë.
Ky vegim, vegim i
rrallë, nëpër mendje më vërtitet,
Dhe imazhi shumë i
lartë, kurrë nuk do të më shqitet,
Lapidar do ngrihen
lart, lart në qiellin hyjnor,
Lavd dhe nder për
atdheun, për atdheun arbëror.
Tiranë, shkurt 2001
* Doktor Isuf
Hysenbegasi nga Starova
e Pogradecit, simbol i
vetmohimit..
** Gjon Shllaku
dhe Patër Mëshkalla nga
Shkodra, klerikë dhe studiues të
shquar.
*** I pari
mësues nga Tragjasi, i dyti Meçan
Hoxha agronom nga Velça e Vlorës.
**** Xhevdet Kapshtica
nga Korça, avokat i shquar i asaj kohe.
***** Engjëll Kokoshi nga Vlora,
miku im më i mirë.
DJALOSHIT MIRDITOR
Kjo poezi i
kushtohet djaloshit
shtatëmbëdhjetë vjeçar që
dha jetën, një
natë janari të vitit 1955, i ngrirë në një shtyllë
telefoni, i lidhur
me urdhër të
operativit të
kampit Bulqizë.
Ishte dimër, binte
borë,
Cingërima thante
sytë,
Lidhur
hekurat në dorë,
Të morën të fundit frymë.
Nuk u qave, nuk
vajtove,
Nuk kërkove as mëshirë,
Si titan atje
qëndrove,
Promete, njeri i
lirë.
Ndjenim dhimbjen
fare afër,
Kur morëm tënden
mandatë,
Ah, o Zot, atë
masakër,
Qysh durove atë natë!
Ju, o kriminel
mizorë,
Ju çerberë
egërsie,
Si e vratë atë të gjorë,
Yll i rrallë djalërie?
Tiranë,
janar 2005
VELIUT
Kushtuar shokut tim Veli Premtaj
Prej qelisë kur u
lirova, ndjeja veten të vetmuar,
Nga shokët e
fëminisë, që qëndronin të larguar,
Përmbi shpatullat
e mia, hija e rëndë e mjerimit,
Porsi guri i
Sizifit, rëndonte mali ndëshkimit.
Vallë s’kishin të
mbaruar, brengat e hallet për mua,
Deri kur dënimi
im, do më ndiqte prapa thua?
Nuk mjaftuan
vuajtjet ferrit, brenda në kafaz i mbyllur,
Por dhe kur isha i lirë, shpirtin ta mbaja të ndrydhur?
Krejt papritmas ti
u shfaqe, si kalorës i shpëtimit,
Zemrën time qetësove, me balsamin e shërimit,
Pranë meje ti
qëndroje, nuk u ndave kurrë nga unë ,
E jetonim bashkë
rininë, të dy bashkë shkonim në punë.
Por kur
dielli rilindi, errësira u shpërnda,
Dhe kur shpresat
ngrohën zemrat, zemra jote ne na la,
Nuk durove dot
lirinë, fluturove lart në re,
Fluturove lart në
qiell, më nuk do të jesh me ne.
Por do mbetesh pa mbarim, jetë për jetë do të
kujtohesh,
Si kujtim i paharruar, asnjëherë s’do të harrohesh,
Fjala jote, fjalë
burri, do të mbetet thellë në zemër,
Fjalë e artë,
fjalë hyjnore, fjalë e urtë, fjalë me emër.
Tiranë, maj 2005
SHOKUT TIM
Kushtuar shokut tim
të fëminisë dhe burgut,
Jorgo Beshos, vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jetën bashkë e
filluam, ende kur ishim fëmi,
Bashkë luanim sylla mbylla, nuk na trazonte njeri.
S’kishim halle as
dhe brenga, luanim edhe këndonim,
Zërat seç buçisnin
fortë, botën donim të pushtonim.
Vitet rrodhën
porsi lumë, porsi lumë prej kristali,
Ëndrrat tona
djaloshare, askërkush më nuk i ndali,
Ëndërruam dhe
luftuam, për lirinë e dëshëruar,
Së bashku me
Myrtezanë, shokun tonë të paharruar.
Por përpara ish
pantera, pantera e zezë mizore,
Që na grabiti
rrëmbyshëm e na ndau nga jeta prore,
Na lëndoi, na
sakatosi, na vërviti mes të ferrit,
Ku sundonin pa mëshirë, tre gojët e
Luçiferrit.*
Zemra jote shumë e
fortë, zemra jote shumë e zjarrtë,
U ngrit dhe kundër
Zeusit, plot me flatra krah të artë,
Hape krahët
fluturove, lart në qiellin e nxirë,
Dhe e ndale
vrullin tënd, atje në botën e lirë.
Por
Atroposi** mizore, nuk të la që të
gëzoje,
Të shkëlqeje, të
tregoje, aftësitë arbërore,
Kur arrite majë
malit, kur shpërtheve ti në jetë,
Të preu fijen e jetës, të mbylli në varr të shkretë.
Ike me zemër të
plasur, për atdhe dhe për liri,
Për ato kishe
luftuar, me plot zjarr në Shqipëri.
Ike pa i patur
pranë, familjen dhe shoqërinë,
Larg në botën e
lirë, që të rrëmbeu rininë.
Jorgo, shoku yn i
dashur, Jorgo, shoku yn i parë,
Përgjithmonë të
kujtojmë, të kujtojmë ty me mall,
Unë bashkë me Myrtezanë, që të dy pleq të
moshuar,
Shokun e rinisë
nderojmë, shokun tonë të paharruar..
Tiranë, prill 2006
* Sipas Dantes dikur ishte engjëlli
i mrekullueshëm
që udhëhoqi kryengritjen kundër
perëndisë. Për këtë
u përzu
nga qielli në
thellësitë e tokës.
U shndrrua në djall përbindësh
me tre gojë dhe u bë mbret i ferrit.
** Sipas mitologjisë ishte
njëra nga tre hyjneshat e
jetës. Lakezis
endte fillin e
jetës, Klotoja mblidhte
lëmshin ndërsa Atroposi
e priste atë
fill
SIMBOLI I
BURRËRISË
Kushtuar, Bujar Kaloshit, me
rastin e
dhjetëvjetorit të vrasjes,
më 26 korrik 1996..
O Korab, fole
kreshnikësh, o çati e Shqipërisë,
Përse e ke ulur
kokën, o simbol i trimërisë?
Thellë në zemër më goditën, më goditën në Tiranë,
Në një ditë të
nxehtë korriku, zemrën time dysh e ndanë.
Zemrën time dysh e
ndanë, ata plumba të mallkuar,
Seç goditën
zemrën djalit, trimit tim të paharruar.
Dhjetë vjet kam që
lëngoj, dhjetë vjet kam që po pres
Të vendoset
drejtësia, të mos mbetem më me shpresë.
Si kushtrim buçet
nga larg, zëri djalit që ushton,
Si një klithëm, si
një britëm, nëpër shkrepa uturon.
Uturon nëpër
shkrepa, zëri i djalit të ri,
Mos më lini në
harresë, dua vetëm drejtësi!
S’dua llafe, s’dua
përralla, s’dua vargje, s’dua këngë,
Ato le t’i lemë
prapa, ato brezat le t’i nxënë,
Jam këtu mbushur
me brengë, nuk po gjej dot rehati,
Dua, dua drejtësi,
të prehem në qetësi!
Ngrihe kokën mal i
lartë, mos qëndro i pezmatuar,
Biri yt ka
fluturuar, lart në qiellin e amshuar!
Lart në qiellin e
amshuar, engjëjt e kanë rrethuar,
Si simbol të
burrërisë, përgjithmonë i paharruar!
Tiranë, korrik 2006
FOTOGRAFIA
Si kujtim një miku
im ,
Me qëllimin
mirëdashës,
Më tregoi
fotografinë,
Kishin dalë shokët
e klasës.
Bashkë me shoqet e
mira,
Që u ndriste i
bukuri sy,
U shkëlqente
mirësia,
Vetëm unë s’isha
aty.
Isha hedhur dhe
degdisur,
Brenda rrathëve të
ferrit,
Nga Minosi
çakërdisur,
Ngado mbuluar prej
territ.
Rri shikoj fotografinë,
Po dëgjoj rrahjet
e zemrës.
Kush ma shkatërroi
rininë?
Kush ma preu
rrugën e jetës?
Doja dhe unë të
jetoja,
Tok me shoqe edhe shokë,
Doja dhe unë të
gëzoja,
Por më ndanë nga
kjo botë.
Ndaj tani këtu
qëndroj,
Thellë zhytur në
mendime,
Si t’ia bëjë e të
veproj,
Që t’i heq
nga mendja ime?
Tiranë, tetor 2008
MALL…!
Strukur thellë në
qoshen time, zog i mbyllur në kafaz,
Para syve shumë
kujtime, zemra gati sa s’më plas.
Ç’po lëngon edhe
vajton, kujton kohën e kaluar,
Ç’ke moj zemër që
rënkon, ç’nostalgji të ka mbuluar?
O ju shokë të
fëminisë, o ju shoqe lule mali,
Ju kujton zjarri
rinisë, zemra duket sikur ndali.
Dhimon, Lilin,
Shezaiun, Jorgon shokun tim të parë,
Kos’e vdekjes i
përpiu, qetësisht prehen në varr.
Kujtoj Duron dhe
Aliun, Luanin dhe Myrtezanë,
Këngën “Erëza
malore“, përgjithmonë e kishte pranë
Me Minellën
bisedoj, kujtoj kohën e kaluar,
Edhe Pipin e
takoj, mendja më ka fluturuar.
Tek të mirat
vajzat tona, Ana, Shazia dhe Vjoleta,
Ti, Aliqi dhe ti,
Dona, ti, Zymbyle dhe ti, Vera,
Mbi të gjitha
ndiej një mall, një mall që më robëron,
Oh, moj Neri, yll
i rrallë, zemrën pse po ma copëton.
Qeshnim, qanim,
ah, së toku, zhytur në ëndrrat qiellore,
Moshën e artë
jetonim, moshën pa dallime prore.
Trrilli kohës ne
na ndau, ca në jug, ca në veri
Na degdisi, na
shpërndau, në kafaz dhe në liri.
Dhe tani që jam i
thinjur, emrat tuaj i kujtoj,
Nuk e di pse zemra
dridhur, po kërkon që t’ju takoj,
Nuk e di se çfarë
besoni, nuk e di ku bëni pjesë,
Zemra ime ju
kujton, po ju pret me gaz dhe shpresë.
Larg nga zhurmë e
kësaj bote, le të mblidhemi tani,
Ndarjet le t’i
flakim tutje, le të bëhemi fëmi,
Ejani, po ju
thërras, lozim, qeshim si aherë,
Pleqëria të
pëlcasë, të rinj jemi kurdoherë.
Tiranë, tetor 2008
ERËZA
MALORE
Kushtuar shokut tim Myrteza Baboçit.
Kur të vegjël
ishim, kur ishim fëmi,
Kur nuk kishim
brenga, nuk ndjenim mërzi,
Zëri yt i bukur,
zëri prej bilbili,
Zemrën na gëzonte,
aromë trëndafili
Dhe ky zë i ëmbël
plot me forcë ushtonte,
Qetësonte
shpirtrat, zemrat i gëzonte,
“ Erëzën Malore
“ bukur e këndoje,
Edhe shpirtrat
tanë na i ekzaltoje.
Por një ditë së
bashku, mbyllur në kafaz,
Trupat plot me
plagë, mbushur me maraz,
S’donim
salltanete, kishim derte plot,
Donim veç lirinë,
për të derdhnim lot.
Kampeve u endëm,
duke ëndërruar,
Bashkë me
dashurinë, lirinë shenjtëruar,
“ Erëza Malore “
prapë na mbajti gjallë,
I harronim
brengat, s’ishim më në hall.
Tani që u plakëm,
zëri përsëri,
Po ushton
fuqishëm, si zë në rini,.
Zëri prej bilbili,
zë prej kanarine,
“ Erëza Malore “,
aromë trëndeline!
Tiranë, korrik 2009