Enver Bytyçi: Aftësia për të thënë PO dhe JO kërkon dinjitet dhe profesionalizëm!
Dy pjesëzat pohuese dhe mohuese të shqipes shprehen me dy fjalë njërrokëshe: PO dhe JO! Por në jetë ndeshim dhe me njerëz, të cilët përdorin hibridizimin e këtyre dy fjalëve të shndërruara në PJO! Që do të thotë edhe PO, edhe JO, ose as PO, as JO! PJO është karakteristikë shprehëse e njerëzve të paditur, të pavendosur...

























