Kerko: a
Gjon Keka: Populli austriak nuk pranoi simbolet dhe ideologjinë otomane, shqiptarët pse i pranuan?
E merkure, 11.03.2020, 09:00 PM
Populli austriak nuk pranoi simbolet dhe ideologjinë otomane, por, shqiptarët pse i pranuan?
Nga
Gjon Keka
Thuhet
se pas rrethimit të Vjenës nga pushtuesit turq ,ata më pas u ndalën edhe në
Grac ,aty e rrethuan qytetin dhe kështjellën "Schloßberg" për tetë
ditë, por pas tetë ditëve ata u larguan poashtu nga ky qytet me turp pas
trimërisë së vendasve pra trimave të Gracit që nuk lejuan këmba e otomanit të
zë vend aty.
Pas
tërhejqjes me turp, Ibrahim Pasha i cili kishte pushtuar atë, kishte thënë këto
fjalë: "Nëse nuk mund ta kem këtë furrë të nxehtë (kështjellën), nuk më
pëlqen t’i kem as dhomat e ftohta të qytetit (Qytetin) ."(Fritz
Popelka,1959,f.84)
E
ofrova këtë dëshmi këtu për të treguar se edhe pse pushtuesi turk ka ardhë deri
këtu në Vjenë e Grac, ajo është kthyer me turp nga ky vend pas qëndresës së
popullit aty,dhe sot pas gjithë atyre shekujve e viteve Austria ka ruajtur
traditat,besimin, origjinalitetin e vetë dhe nuk ka marrë asgjë turke në veten
e saj. Atëherë shtrohet pyetja pse populli shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri pas
gjithë atyre sakrificave, luftës heroike në krye me Gjergj Kastriotin ,pas
vdekjes së këtij mbreti vendi u pushtua dhe u sundua egërsisht deri në vitin
1912.Por pas shpalljes së pavarësisë në nëntor 1912 pse nuk vepruan shqiptarët
si austriakët ,pse nuk e ruajten identitetin europian, besimin, dhe origjinalitetin
e Arbërisë,por pranuan që Arbëria të turqizohet më simbole të këtij pushtuesi.
[Imazhi
bashkëngjitur e kam gjetë gjatë hulumtimeve në arkivat dhe bibliotekat e
landeve të Austrisë]