Kerko: a
Ulku: Dhimbje shpirti
E merkure, 11.03.2020, 07:26 PM
DHIMBJE SHPIRTI
(baladë
për popullin tim)
Populli
shqiptar është i fismë, është hyjnor
Me
atdhe, me gjuhë e gjak arbëror
Po
që ka hy fara e dreqit ndër atë
E
ka degdisur botës, e ka bë horr
Nuk
është dhe keq që njerzit të kenë një fe...
Por
jo ta mohojnë e ta prishin të vetin Atdhe
Sepse
atë e kemi një, sikurse vetë Zotin
Babë
më të madhin të kombit tonë
E
kemi të shenjtin, Gjergj Kastriotin
Që
për vete i mbajti të tërat katër fe...
Por
kurrë s’lejoj t’i ndahet as një grimë atdhe
E
ne sot..., ne çka jemi duke bërë...?!
Ma
shumë po punojmë për të huaj
Per
grekë, për turqë e për shkja
Veç
mulliri i tyre , o lalë, le të bluaj
Kultura
lindorësh gjithfarësh...
Për
të shkatërruar veçse elemente shqiptarësh
Por
ne, pse kemi tradhëtuar gjuhën, kombin e fenë
Pa
pikën e turpit jemi kthyer n’argatë të huaj
Jemi
bërë më të mëdhenj shkatërrues për Mëmëdhenë
Oh,
çfarë mallkimi na ka zënë medet,pa më thuaj
Udhëheqësit
tonë po vjedhin popull dhe shtet
Pa
ndërgjegje! N’pazar po e nxjerrin tokën e gjyshit
Ashtin
lirë e shesin, mishin ia japin qenit e këlyshit
Populli
është varfëruar, ka mbetur n’skelete...
Si
gjarpri e kanë mbështjellur halle e derte
Edhe
zhvillimi ekonomik,ka ngecur udhës në mes
Po
zgjatet terri i natës, s’po na gdhin mëngjes
Borxhi
po rrokulliset nga brezi në brez
Edhe
siguria për jetën tonë është rrezikuar
Ia
kemi mësyrë perëndimit kinse për të shpëtuar
E
kemi lënë vendin tonë pa të zot...
Armiqtë
tonë shekullorë më lehtë për ta zaptuar
Por
jo, shqiptari nuk ka lindur vetëm hallexhi
Metropoleve
të botës, i pastreh, për tu tretur
Ai
ka lindur bujar, në vendin e vet për të qenë mbret
Gjithmonë e përherë për t’i dalë zot Vatanit
Për
të mos e lënë ta shkelë kurrën e kurrës
Çizmja
e zezë e turkut, serbit dhe junanit!
Një
gjë shpirti im ma thotë e zemra ma ndjen
Se,
ka mbetur ndonjë zog shqiponje
Që
akoma mendon për vendin e tij...
Për
babë e nënë e për Shqiptari!
Për
komb për flamur, për gjuhë e gjen
E
për të shenjtin Atdhe që malli e bren
Ku
brezni pas breznie, pa u shkëputur
Është
lindur, ka vdekur e prapë është le
Por
veç si shqiptar, me gjuhë, me komb e fe
Ne
tani jo t’i rrudhim trojet e të zvogëlohemi
Por
të ngritemi në këmbë, fort të shtrëngohemi
Gegë
e toskë, katolikë e muslimanë, bektashi e ortodoksë
Mes
veti, si asnjëherë më parë, të bashkohemi
Për
ta flakur në det të keqinin paradoks
Dhe
kufirin e Atdheut tonë atje në veri sa më parë
Deri
te Molla e Kuqe me sy të kthjellur për ta parë
Për
t’i kthyer tokat e gjyshit,nëma mbi ne më të mos bie
Amaneti
i të parëve tonë të mos ngelë bosh
E
të hudhet si një letër e palexuar në kosh
Mos
ta lëmë më vendin dikush ta pushtojë, të ndahet
Edhe
kombi mes veti më të mos përçahet
Po
edhe jugun e vet me gjithë Çamëri
Në
gjirin e vet sa më parë për ta kthyer...
Si
dhe atë Iliridë që ndodhet në lindje
E
që po e pret ribashkimin tonë me bindje
Gjithnji
ne, për të shkuar drejt perëndimit
Për
t’i gëzuar e lulëzuar tokat tona përtej Ulqinit
Bashkë
me Malësi, o nana jonë Shqiptari!
Edhe
pse e di që, ti shqiptar, me qejfin tënd
Nga
shtëpia jote e vjetër nuk ke dalë
As
pa mallin për ty, babë e nanë s’i ke lënë
Por
ke qenë i shtrënguar për tu larguar
Në
vendet e huaja për të emigruar
Sa
jetën për ta mbajtur e për të gjallëruar
Por
dije mirë se, nuk të falet kurrë
Nëse
bën qoft dhe një herë për ta harruar
Atdheun
tënd me gjithë pragun e shtëpisë
Fhe
t’ia këpusësh fillet e brishta dashurisë
Dhe
t’i ndërrosh të tëra bashkë me lëkurë
Dije
mirë se, ke për të humbur si uji ndër urë...
E
s’ke për t’i gëzuar më të mirat e lirisë
As
me shpirt, as me zemer jo, kurrë...
Prapë
ka për të të zënë ajo nëmë e perëndisë!
Nga
ofshamat e dhimbjet e nënë Shiptarisë..!
© Ulku