Kerko: a
Qazim Shehu: Jaho Delia, poet i lirikës së ngrohtë
E enjte, 12.03.2020, 01:43 PM
JAHO DELIA
POET
I LIRIKËS SË NGROHTË DHE i RAPSODISË ME TONE MALLËNGJYESE
NGA
QAZIM SHEHU
Jaho
Delia, prej kohësh, e ka spikatur veten
si poet i afirmuar , me zërin e tij origjinal, duke na dhënë një poezi të
ngrohtë, plot emocione njerëzore, me një verb të thjeshtë ritmik e mjaft të
pëlqyeshëm. Në librin e tij të ri, ai i
ngre më lart këto cilësi, dhe, cilido që do ta lexojë këtë libër do të mbetet i
kënaqur, por jo vetëm kaq, do të ndjejë jehonën e historisë, këngët për trimat
e motit, këngët e reja elegjiake për të birin e Jahos, Floranin, Dëshmor i
Atdheut, këngët për njerëz të zakonshëm , por plot virtyte, e njëherit edhe një
lirikë që thurret përmes vargjeve të ngrohta e me finesë.Si poet, ai qëndron mes rapsodisë dhe lirikës, dhe e
ke të vështira t`i ndash , ndonëse ato kanë një ndarje të mirëfilltë.
Rapsodia
e Jahos, edhe pse siç e ka natyrë
rapsodia, zotërohet nga toni
epik-heroik, merr një ndryshim dhe përpunim të rëndësishëm ndjesor ku, në to, krahas tonit epik shprehet dashuria
dhe malli për njeriun , për kohërat, adhurimi dhe respekti për aktet trimërore,
të gjitha këto të kaluara nëpër filtrin e një shpirti të ndjeshëm.Kjo
ndodh, se heronjtë, apo njerëzit e
zakonshëm, që u bënë heronj e mbetën në
kujtesën popullore, ishin njerëz të
mirë, të dashur, paqësorë, njerëz që e
donin jetën, dhe për ta mbrojtur atë u ngritën e lufuan trimërisht, kundër
shkaut, turkut, e armiqve të ndryshëm që
shkelën tokën shqiptare.
Jaho
është nga Kala e Dodës, nga Radomira,
Dibra, një zonë që mbart
histori, dhe ajo peshon sa malet e saj.I
rritur në këtë trevë bujare e të mençur,
ai nuk kishte sesi të mos , mëkohej pikërisht me tamlin e rrëfenjave dhe
legjendave, të mos i bridhte mendja pas trillit të historisë e të mos kapte
pikërisht me imagjinatën e tij kohërat e shkuara, për të spikatur ato virtyte të të parëve.Kjo
, jo vetëm ndihet në poezinë e tij, por është një vlerë që ai e realizon përmes
vargjeve plot vibrim, duke shprehur
krenari e besim se fjala e tij do të dëgjohet.Elementi i këngës, e bën poezinë
e Jahos mjaft të konceptueshme dhe ndikuese.
Ai
merr nga ajo vijën melodike dhe ritmin, merr nga melosi popllor çka më të mirë
ai, jo si një imitim të rëndomtë, por si
një përthithje të tij.
Jo
më kot , vargje të tilla të bëjnë për vete:”Dibrën e burrnisë se ku është e
dini/Roje i bën Korabi, hije i bën Drini/Rrënjët në histori, të futura
thellë/Nëpër shekuj , çdo gur kish kështjellë”.
Por,
mund të vazhdojmë edhe me vargje të tjera,
të cilat shprehin ndjenjën e adhurimit dhe shpalosin bëmat e heronjve e
luftërtarëve të lirisë:”Më njëzet, pa hy vjeshta/Nji gjamë përcjell bjeshka/Pse
Korab kaq fort je nxi/Ku po ngjitet kjo urdi” , e vagje të tilla plot thirrma
apostrofa e tonalitete kushtruese do të gjejmë në vargjet e Jahos.
Rapsodia
e tij është një pasyrim i dinjitetshëm historik i atyre ngjarjeve të
rëndësishme kombëtare, ku, zonat e para
të ekspozuara ndaj armikut, iu bënë
barrierë atij, për të mos hyrë në thellësi të tokës shqiptare, e këto ishin
Dibra, Ploshtani, Kalisi, Luma , me
trimat dhe luftëtarët zëmëdhenj që meritojnë të gdhenden në vargje e është pak
për ta.
Jaho
si poet këndon natyrshëm.Bukur i flet ai me fjalë mallëngjyese djalit
Floran:”Fort me zor bllokun e mora/Për atë peng që në zemër kam/Kurrë ma fort
nuk m`u drodh dora/Më fal për lotët o
Floran”.
Malli
dhe dashuria për të birin përshkohen nga
forca burrërore e një prindi zemërcopëtuar,
i cili, përmes notave
elegjiake, ngre lart vlerrat e rinisë
dhe të bukurisë së të birit që lartësohen
me cilësitë e larta morale në shërbim të atdheut.Një poezi e bukur,
prekëse dhe aq brishtë, delikate.
Edhe
pse autori, në rapsoditë e tij, frymëzohet nga ngjarje reale, ai nuk është një përshkrues i thjeshtë i
tyre. Ngjarja kalon në plan të dytë kur është fjala për të nxjerrë nga sharmi i
saj frymën poetike, tharmin burrëror,
për të përshkruar tiparet fizike e morale të protagonistëve.Dhe fjalët janë të
zgjedhura, ndonëse here- herë kemi ndonjë paradigmë apo stilemë të njohur, gjë
e cila nuk mund të shmanget dot jashtë tipologjisë së rapsodisë.
Nuk
mund të shmanget edhe një fjalor tipik si:urdi, allti, zanë, martinë, kollan,
vatan, kuvend, tabe(llogore) etj, etj ,
një fjalor që sjell ngjyrimet historike të kohës, të cilat Jahoi njeh mirë dhe
po aq me zotësi di t`i ndërfusë e t`i përcjellë përmes rrjedhës së frymëzimit
të vet poetik.
Rapsodia
e tij është e veçantë , sepse ajo ngrihet mbi besimin se, kulte e vlerësime të tilla morale , dëshmojnë
për qëndresën historike të një populli i cili nuk iu nënshtrua të huajit dhe
diti t`i vlerësojë ato deri me gjakun e vet.
Lirika
e Jahos është një përvijim i atyre dridhjeve shpirtërore plot intonacione të
buta dhe këndellëse.Ai ka shfrytëzuar mirë këngët e dasmasve, psikologjinë e
popullit në konceptimin e gëzimit të
jetës, ka ditur dhe ia ka arritur që këto veçori t`i transfigurojë poetikisht
dhe, po ashtu t`i përcjellë në vargjet e veta.
Poezitë
e tij lirike i kushtohen nënës, gruas, babait(Poezia” Mandolina e babait”), një
dashurie të vjetër që rizgjohet dhe koha mundohet të mbushë mungesën, po kjo është e pamundur;kurbetit, natyrës,
vjeshtës, qershisë, kohës që ikën, njeriut të sotëm, po me ato ndjenja si të njeriuit të
hershëm, dhe, këtu , ajo fiton një vlerë gjithëkohore.
Jaho
ngre në kultin e bukurisë cucën malësore me gjithë tiparet e bukura morale të
saj, pa përjashtuar ato fizike që ndërthuren dhe krijojnë harmoni.Si Çajupi ,
ai është konkret në këngëtimin e
dashurisë, nuk lëngon prej mungesë së saj edhe pse nuk i mungojnë nuancatt e
trishtimit prej kësaj mungese.”A e ke lidh shaminë fitoz/Ti moj lulja e
Serezit/Dimri i gjatë nuk u sos/Tue prit ditën e Shëngjergjit”…
A
nuk ngjet kjo pyetje e shkëlqyer retorike me një këngë dasme në trevat
tona, kur gratë dhe vajzat i drejtohen
nuses në valle dhe ajo kthen përgjigje vetëm me bukurinë e saj, pa fjalë.Këto
intonime di t`i sjellë vetëm një poet si
Jaho.
Motivi
i vetmisë, i mungesës, shprehet në
vargje të tilla si:”Sa herë letra të kam çue/s`mu përgjigje, pa u ndjerë/a do
ketë pranverë për mue/A do shihemi ndonjëherë?”…e të tjera vargje vijnë si një
klithmë e heshtur të një shpirti të
ndjeshëm, që vuan nga mungesa, trilli,
koha, vitet e njohjes që lënë vragë etj,
etj.
Me
plot frymëzim poeti i këndon nënës, babait, gruas.Kuptohet , ato janë figura që
nuk mund të mos u këndohet , veçse nga thellësia e shpirtit.Antologjike mbetet
poezia “Mandolina e babait”, ku përmes veglës muzikore poeti shkon te njeriu,
perms sendit të drunjtë sjellë një
refleks nderues ndjenjash:”Heshtjen mandolinës shpesh dua t`ia prish/Jap e marr
t`ia shprush të lashta melodi/Ngazëllehem, dështoj, ia filloj sërish/Me ikjen e
babait, iku e shenjta magji”…Kjo ta kujton një poezi të Martin Camajt:”Lahuta
pushon në tra/Se nipat nuk dinë me i ra”, ndonëse, pozia e Jahos, konceptualisht, është ndryshe nga ajo.
Si
poet i peizazhit , ai e sjell atë me ato detaje që vijnë përputhshëm dhe
natyrshëm me ndjenjën, peizazhi është ,
jo një dekor i thjeshtë, por funksionalizues:”I shoh të ronitura gjethet
e vjeshtës/Si zogj të përhumbur po i degdis era/Venitur në stinë të tretë të
jetës/Se u zverdh e blerta që u fali pranvera”.Detaje filigramiste mund të
gjesh gjithandej në poezinë e tij, duke
ia zbukuruar kostumin natyrës, por edhe
gjendjeve poetike të subjektit lirik.
Poezia
e Jaho Delisë vjen nga zëri vetjak i një
poeti, plot rima, ritme, e vetvetishmëri , larg çdo synimi për të shkruar diçka
që të bjerë në sy, e, për këtë
shkak, ajo bie në sy dhe pëlqehet.Nuk ka
gjë më të rëndësishme për një poet , sesa
të jetë vetvetja, të këndojë me zërin e tij dhe këtë e gjen tek Jaho
Delia Selmani, një poet i natyrshëm që i rri besnik tematikës dhe shtjellimit
të saj, motiveve dhe procedeut krijues
të vetes…