Kerko: a
Mehmetali Rexhepi: In Memoriam - Musa Ramadanit
E merkure, 11.03.2020, 07:41 PM
PARA BULËZAVE
(In
Memoriam: Musa Ramadanit)
Nga
Mehmetali Rexhepi
u
shkri qiriu i Mu Rait
pakës para
bulëzave të reja të stinës
shpalo
fletët që të lash mund të trazohesh prej
thimthash të grerëzës
të
mallkosh grackën e lules e të bletës
nuk
e bëri katërkëmbëshi
qindra
pickime turinjve syve në një zgorre lisi
kosto
e tundimit të mjaltës ngriti në vertikale
ariu
mbi një prirje instinkti
Mu
Rai ua mbështillte cipën fjalëve me klorofilin e pavenitur
kasketa
mbi sy u bënte hije dy liqeve të tij
përmbysnin
anije perandorësh gojë-hapur
liderët
në ata liqe i lajthiste syprina
fytyra faqe
buzë gjinj tamblore bele floçkash copëzuar
zbërthe
mozaikun dhe do të vlojë afshi i përgjuar
*
shteren
dhe liqenet tuaj Maestro mbeti “Ligatina”
dhëmbët
e kohës së uritur përpinë gjysmën e
Gllamës
ankthi
i “Zezonës” u ngjiz në gjenet e amës
nuk
e ndali dot ritmin “Vrapuesja e Prizrenit”
Maratonomakja
t`ia shpinte Majlindës në dorë trofeun
*
Maestro
fli i qetë
le
për ne qindra sy
kokrrat
e grurit dhe të egjrës
i
shihje në “Neurosis”
i
rrisje me lëngun “Thirravaje”
*
“Eugjenika
e tri deteve”
ftoi
muzat të shpërfaqnin mijëra derte
Gjilan, më 11 mars 2020