Kerko: a
Gjon Markokaj: Ku shkon mendja shkon penda!
E merkure, 11.03.2020, 10:05 PM
KU SHKON MENDJA SHKON DHE PENDA!
-Tri
skica nga Vendlindja ime e dashur Tropoje-
Nga
Gjon Markokaj
DUA TË
SHKOJ EDHE NË MARËS
Shetiti gjithka; me
mëndje, “të shtegu e të bregu” , “të rëra te lumi”, “te tela e të ahat”;
“rupave e rudinave”, sëbashku me thëllëzat edhe unë, “kërcej pupthi”; e ngjitem nëpër thepa, gjer
në cikole të “Majes Korës”; sikur t isha i ri.
Atje dua të mbushëm; me ajer të paster,
të loz përsëri; në ato lendina; ku kam luajtur, me fëmijtë dhe mbas lodhjes; të flladitem të gurrat, te krojet !...,O, o, sa bukur vëndlindja
ime ! Si ty nuk ka !
Shetita e shetita; e si në vëndin tim, s' qetësohem !
Mëndja; nëpër ato vënde
m’ pushon e çlodhet duke i kujtuar.
Ku isha e ku s' kamë qënë pashë,
sa arrihet ...,e gjer ku shkohet ? Mësova se njerzit arriten në hënë. Po , po,– njerzit arritën në hënë....,!?
Marsi, s’ është më i
mirë se vëndi im...,!
E qe te bindem, enderroj
edhe unë, e due të shkoj edhe në Mars ...!?
--------------------
THERRA E JOTE KA SHUMË VLERË
Fajtor s' jemi na; që jemi
nder popujt më t' vjetër; ekzistuar që n' lashtësi, në jugëlindje t' Evropës.
Lakmia “grabitqare-
shoviniste” dhe “padrejtësitë e fuqive t' mëdha”; na përçanë e na kanë sunduar; na
copëzuen e na kanë shpërnda..., !? Po, po, edhe tani; “grabitqarët” atë punë
bëjnë.
Kemi fakt gjuhen; “nji
nder më të vjetren në botë”..., me nji kulturë mijëra vjeçare..., kemi fakte e
histori dhe jemi krenarë edhe m' u mburrë; me paraardhsit, me pëllazgët, me
ilirët dhe me albanezët, në Arbëri..., -- O, ju,
t' Europës!
Hulumtoni për
lashtësinë tonë; si ka qënë
Iliria..., e Pirros e Gentit e Teutës..,? Shteti i Arbërit i Kastriotëve dhe i
Dukagjinasve edhe ju keni me “pasë rybe” pra autoritet, me ne !
Gjergj Kastriot –
Skënderbeu luftoi e mbrojti Kombin dhe
ua preu hovin; ushtrive
të Stambollit, që u versulën drejt Evropës...!?
– Ne ..., “T' Bijtë e Shqipes”; s'e paskemi të drejtën; si popujt e tjerë, ta ngritim zërin...? Po, po, kemi plot të drejtë !
O, o, Brezi i vëndit tim; At’Dheu është për ty...!
--Vëndi ku kemi lindë e
marrë jetë S' shkohet jeta ëndacak !...,Therra e jote ka shumë vlerë, m' e gërmue; s' te jepë pak; -- ndoshta, t' qetë edhe qirak ...!?
Shetit nga të duash;
shko, edhe n' AMERIKË edhe n' LASVEGAS, – po të duash!
– “Vënd Mesdhetar” si
Shqipërinë; s' gjën..., me bregdetë të shkëlqyer e m' plazhe të përshtatshme verimi.
Klimë e deshirueshme
mesdhetare, koha me katër stinë; dielli të mjaftueshëm; tokë buke fushë, për
bujqësi, pa mugesë të maleve, e të Alpevë, t' lumenjë e liqene m' u pasë lakmi ! Nëntoka e pasur e ku njerzit shkelin mbi flori; me florë e
faunë shumë të pasun; sa në rrallë vënde i gjën...!?
Njerzit i gjën të
shëndetshëm; me trup të shëndoshë e mëndje të këthjelltë; me tradita e kulturë,
të vjetër në popujt e Mesdheut..., ne të gjithë, mburrem se jam shqiptarë !
Leviz; ecë e mos u ndal
! Ngado që të bredhish !
-- Kujto çfarë le mas !
Koha e “moti i keq”; s' t' lanë ..., të detyruan dhe u largove.
U përmirësue; koha..,
iku moti i keq !
– Këtheu, eja, se At'Dheu “truri e kërkon” !
Trojet tona Shqiptare
lufta; s' i ka përulë...,
Kryelartë qëndruen në
shekuj.
Sot arat i kan,
mbuluan therrat, lugjet janë shurdhue s' dëgjohen kumbonat e ne bjeshkë, s' ka bari duke kënduar
Në themelin e
trollit t' moçëm; vetëm loti pikon.
“Zëmrat e nënave çahen”
së bashku; me murin e moçëmt; t’ kullave legjëndare.
“Këtheu bota është e
vogël, - malli është i madh”.
Ëndrren që e kie për
nesër shfrytëzoje në vëndin tënd !
Eksperiencën sille këtu në vëndin tënd !
Nënat gëzojnë, e s' lotojnë!
Dheu yt t'ep vlerë e “kullat e moçme” ripërtrihen
-- Dielli njëlloj bjen
kudo!!
-------------------
BUKURITË E VËNDIT TIM
(peisazh)
Alpet tona të veriut
kanë: Pejsazhe të bukura natyrore; ku përshkohen; nga “gryke
të thella e male të thepisura”; me lugje, shpate rrgalla, lera, të rrethuara
për bukuri; me qafa të lakuara, kodra të gjelbëruara; ..., e “cikole
malësh” që i bashkojnë; me rëtë..., “sa rrokë syri, filmi, s' është asgjë”.
Sa do të shkruaj; s' ua jap dot
hakun. S’ ua shkruaj bukurin; janë bukuri meramëndse të pa para,
...”shih e shkruaj” ....!?
Çobanesha kur ja merr këngës shugullojnë lerat e
shkëmbit; në krahun tjetër në cikole, t' majës këndon çobani “këngë
majekrahut”..., çobanesha këndon “hojë dada hojë”;
thep – më thep “duel i këngës”; “njeri tjetrin e kundemojnë”
Blegërojnë delet ushtojnë kumbonet; si “koncert i këngës popullore”...,
“thep – më thep” fyelli e bylbyli bashkë; me këngën e zogjve të malit;..., “lakut majes” këndojnë çobanët;
sjellin gjithfarë melodish...!?
”Ujk thinoshi”, plak i
vjetër ...., sillet qosheve e kërkon gjah; të ndarë nga tufa ndonjë berr, “e
kap e shqyen, e s' i vjen gjynah” ...!?
Ka lëndina, e “rupa ngjyrë
ylberi”, si “qilima lulengjyrash”, gufa e shpella të çuditshme..., bukuri i ka falë
natyra.
Për m'
u la e m' u flladitë; kie lumenjë, përrenj e gurra të
freskëta..., e mëtej kie; liqëne të vegjël natyrorë; ..., pa le të gjitha ato
ortiqe bore; nëpër lugina sa “zhegut të ditës”; i kalon për mrekulli...!?
Udhëto nga të duesh
nëpër Alpe; e “s' t' rreshkët buza”; sa herë të duash fytin e freskon.
Boronica, të egra,
drethëza e mjedërza: – Gjën pothuase, për çdo vënd.
“Erërat e luginave”,
“freskia e maleve”; t 'i ushqejnë..., mushkëritë; me oksigjen, ajër t' pastert;.., “lakut të bjeshëve” “cikoleve t' majeve” , zëmra ndihet mirë e trupi ushqehet.
Sa më lart ngjitesh
pamja e horizantit të shtohet....
Me thënë të drejtën ...,
zogjtë e kafshët; në alpe duken të lumtura...!?
Në pyje të larta shikon
arinjë që herë hanë; mjaltë herë hanë; buburreca; e kur të ngitesh lart në
“krepa e thepa”; shikon dhit e egra me gjithë cjep..., “shpat në shpat”, -
“zabel n' zabel”; sheh kaproj me gjithë drer.
...Ujq e dhelpëra ka sa
të duash; rrinë tinzare e kërkojnë gjah. Tufat e thëllëzave fluturojnë për mbi Alpe,
shqiponjat vigjëlojnë..., “vetulls malit”, luqerbull e shqarr..., është e
rrallë dhe macja e eger...,!?
Pyjet n' Alpe kanë gjithëfarë kafshësh:
Thi të egër e
vjedullakë..., e zvarranikë kie pa numrim.
Të gjitha janë: – Bukuritë e vëndit tim !
Në lumenjtë nëpër Alpe ..., në “rrasen e gjallë e në katarakte”, “troftë pikëloshja”; n' ujë të pastert ngjitet lart; kalon në
Alpe; në Curraj – Epër; n' Valbonë e Thethë.
Njerzit janë t' mrekullueshëm; populli kot s' thotë:
“Nga burojnë ujrat e fresketa, është edhe mendja me e
freskët”..., e pse jo..., edhe shkenca thotë: “Me fjetë me krye prej
veriut; të merr gjumi më mirë” !
Thep n' thep - n 'Alpet t' Veriut; tuj kënduar këngë, e tuj qendisë; verojnë
vajzat, në bjeshkë të gurit..., tuj thur pajën e nusërisë...! Kujtojnë
djemt që jashtë punojnë
– Pregaditet për ditë të
nusërisë.
Që më gëzim e presin, t’
u vijnë: “Muaji i
mjaltit”; me e nisë jetën e bashkëshortësisë !
Trupi i tyre si
selvi..., kanë hedhë shtat me “shtojzovallet”, ..., e janë rritur si perri – Kan hedhë valle nëpër male.
“U ka marrë trupi
vitaminë”; me boronica dretdhza e mjedrra..., në “gurra të ftohta” ujë kan pi, vajza të shkathta, si
thëllëza.
Në oborr të stanit
vajzat këndojnë..., kujtojnë të dashurit që po u
emigrojnë! ..., Shpesh, nga malli edhe lotojnë !
– I mbajnë fjalët që u
kanë dhënë .
Presin atë ditë që i
bashkon-- Lumturi e mbarësi në jetë !
Deshiroj atje, të ngjitesha; nga bjeshka ime, te “THEPI i SHQIPONJËS”..., prej ku; “shqiponjat e shikojnë të
gjithë MALËSINË e GJAKOVËS”
Të shmallem me “këngët e bilbilave” e herë pas here “të dëgjoj shuplakat”
e krahve të thëllëzave, që i përplasin sa nga “njëra rupë - te tjetra” dhe si vetimë të zhduken nga sytë.
Të ngjitesha “cikoleve
të majes”; nder ato lëndina e pode; “lakut bjeshkës”; ku “kërcejnë e hedhin
valle ato t' malit”; “si gatuzorrjestin, orë, zana e shtojzovalle”....!
Edhe një
herë; në ato male nëpër thepa; të vigjëloj e të shikoj dhitë
egra. Në pyje kaproj e drërë; ujqë, ari e kafshë, të tjera...,
Ku edhe …, – Befasisht i shikon!
Deshiroj të jem atje;
“te lisat, te mrizat”, te “shpella të pajat”; ku “luhej cicmic” e mrizonin
gjaja...,
Kur të mirës i këthen
shpindën...,-- “ i bjen me shqelem”..., “mirë e keq; gjënë nëpër botë”;..., por
freskinë e bjeshkës e t' vëndit tënd; askund s' e gjën ...!?
Pavarësisht nga dimri i
ftoftë ..., Lulet çelin çdo pranverë.
“S' i zëmërohen motit të keq”..., marrin vlagë e
lulëzojnë.
Është bukur; kur
gjithçka përtrihet..., sythet çelin dhe gjelbërojnë; lulëmërdhokullat, dalin t' parat; çelin thanat, si “qylim i verdhë”
“Vathët në vesh” i vëjnë
lejthiat edhe shelgjet kajz lëshojnë. Aromë apin manushaqet; zgjohen bletët e
nektar bashkojn.
Lart në Male, kur bora
dejet; mbushen rupat luleborë..., si qylim shëndrisin
lëndinat..., thëllënxat pupthi kërcejnë, e fluturojnë “andej e
këtej”, zhduken në ajër e më s' i sheh.
Në mëngjes, sa zbardh
agimi..., ngrohtësi epë dielli i pranverës; në lisat
të pyllit këndon turreci; s' është mirë m' e ndigjue zbathë (se me të mujtë
turreci; thonë së të bëhen këmbët poshtë me çuka)..., E nga larg vjen kënga e
qyqës ..., e thonë: Me pase kujtes heret, pa këndue qyqja, n' mëgjes m' e hëngër nji kfshatë bukë ..., Me të mujtë (mundë) qyqja thonë; se është keq. Po në pranverë; kur të nxehet koha..., ka
rreik, me të mujtë bretkosat..., thonë: Duhet me hëngër “qullë me
tamël” “përpara se me ndigjue këngën e bretkosave, (zhabave)..., se më të
mujtë (mundë) bretkosat thonë është keq ...!? ( zakone këto, por populli i ka
ruajtë)
Bestytni që nuk u
trëmbem, por në mëndje të popullit ato ruhen; prandaj asht mirë edhe të
shkruhen !
Në mëngjes sa lindë
dielli; punëtorët nisen për në punë; këngë të bukura përcjell pylli; barinjtë tufat në kullotë i çojnë.
Punëtorët në ara nisin
punën.
– Kush djersitet ndjen
kënaqësi. Fruti i punës, të pasqyron . Të sjell vlerë e begati.
-----------------
-Per revisten ZemraShqiptare, nga Tropoja,
Mars 2020