Blerim Rrecaj: Jeta po na shkon
E kemi veç një jetë në këtë botë. Dhe kjo po na shkon për faqe... Për çfarë? Për faqe të kuqe si molla në degë. Ose për faqe të portokalltë si mandarinë në rremb. Faqe për faqe, fletë për fletë, sa për... Sidoqoftë po ec.E ne po moshohemi. Po lodhemi. A ja nise përsëri ti, a? Pse jo? Ndonëse...veç sa për të kaluar...


























