Prend Buzhala: Adem Zaplluzha - Uragani i ndërprerë poetik
Ky vit po na i rrëmben shumë krijues. Ndër ta është edhe Adem Zaplluzha (1943-9 nëntor 2020). Kam pasur rastin të jem redaktor i vëllimit të tij poetik "Mbi shpirtin e erës pagane”. Ky vëllim ishte i 108-ti me radhë! E pra, do të mbahet në mend, me sa di unë, si autori që ka botuar më së shumti libra letrarë, kryesisht poetikë...

























