E premte, 19.04.2024, 08:03 AM (GMT+1)

Speciale

Fatbardha Demi: Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët

E premte, 01.01.2021, 07:40 PM


DY SHEKUJ  GENOCID  MBI  SHQIPETARËT

Lord Bajroni për shqipetarët: „ S’ka komb tjetër, të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë”

Nga Fatbardha Demi

I – Bombardimet e NATO-s mbi Kosovë dhe Serbi

Më 24 maj 1999 nisi sulmi ajëror , i Organizmit më të fuqishëm ushtarak botëror, NATO (Organisation du traité de l'Atlantique Nord-OTAN), mbi forcat dhe objektet ushtarake serbo-malazeze. Që të vihej në lëvizje një organizëm i tillë ndërkombëtar i 28 shteteve europiane, në rradhët e cilëve kishte mbështetës historikë të Serbisë, do të thotë që ishin shkelur rëndë të gjitha normat e të drejtave të njeriut. Në Kontinentin europian, po zhvillohej genocidi më kriminal që kishte njohur shekulli i XX . Kjo zhurmë, e avionëve të NATO-s, tek shqipetarët risolli ndjenjat që përfshinë qytetarët europian para 54 viteve, kur nisi sulmi ushtarak kundër Aleancës fashiste që kishte zhdukur kuptimin e emrit NJERI.

Ishte hera e parë, që pas shkëputjes nga Perandoria Osmane e Serbisë,  për veprimet kriminale kundër popullit shqipetar ky shtet dënohej ushtarakisht nga Fuqitë e Mëdha. Përball kësaj mbështetje ndërkombëtare të luftës vet-mbrojtëse të Ushtrisë çlirimtare të shqipetarëve, makineria ushtarake e Milosheviçit u detyrua të pranojë “de facto” humbjen e Kosovës.

Bombardimet e NATO-s përfunduan më 10 qershor 1999, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit te OKB-së (11.06.1999) dhe nisjes së tërheqjes e forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe ardhjen e 36 000 paqe-ruajtësve ndërkombëtarë .

Në historine botërore, nuk ka ndodhur asnjëherë që një shtet i cili ka kryer të gjitha krimet e përfshira në Konventat Ndërkombëtare, të ndihet viktimë.

Edhe ne ditet e sotme, në tekstet shkollore shpesh Serbia paraqitet si komb-viktimë e popujve që e rrethojnë, duke ushqyer rininë me urrejtje sidomos ndaj shqipetarëve. Sipas teksteve serbe të historisë :“ Krizën në Kosovë e kanë sjellë aksionet e grupeve terroriste të shqiptarëve (UÇK), rebelimi dhe konflikti me forcat e rendit ( policinë dhe ushtrinë e Serbisë … se pas hyrjes së forcave të NATO-s janë shpërngulur 200.000 serbë dhe janë vrarë disa qindra të tjerë (Historia e kl 8 fq. 192). (1)

Edhe politikanë e analistë serb si Milosha Knezevik (Miloša Kneževi?a), në librin „Rrëmbimi i Kosovës“(Otmica Kosova) mohojnë genocidin duke e quajtur ndërhyrjen e Natos si “të nxitur nga Amerika, (e cila) në vitin 1999 kryen një agresion ushtarak kundër Serbisë dhe Malit të Zi. Për rrjedhojë, „ ne –shprehet autori-(dmth Serbija) nuk do ta pranojmë rrëmbimin e Kosovës“ (Kapitulli 7, f. 187-204)(2)

Mohimi i genocidit racist duke i shtrëmbëruar faktet historike nga ana e shtetit serb, dhe cilësimi i nderhyrjes se NATO-s si „një padrejtësi te madhe“ bile „agresion“ - sipas legjislacionit juridik të BE-së përbën një krim. (Konventa e Strasburgut 28.01.2003 Artikulli 6- Mohimi, minimizimi , aprovimi apo justifikimi i genocidit dhe krimeve kundra njerezimit.) (3)

IISerbia dhe shqipetarët, një problem dy shekullor

Fundi i Perandorisë Osmane që kishte nisur të tatpjetën në fillim të shekullit të 19, e ndau fatin e popujve të Ballkanit në „fitimtarë“ dhe „humbës“. Çuditrisht, humbëse doli popullsia më e lashtë, më luftarake dhe e madhe e saj- SHQIPETARËT.

Ami Bue, botanist, gjeograf dhe gjeolog francez, në fillim të shekullit të 19, gjatë viteve 1836 –37 ndërmori një udhëtim në Ballkan. Në vitin 1840, studimin e tij mbi popujt e Ballkanit, e botoi në katër vëllime. Akademiku Aleksandër Beliç pohonte: "Librat e Bue-s janë një enciklopedi e vërtetë, që nuk mund të krahasohen nga saktësia me asnjë botim tjetër të këtij lloi". Sipas A.Bue-s, Serbia në gjysmën e parë të shekullit të 19 ka patur më pak se 900 mijë banorë, kurse Shqiperia mbi 1 milionë e 600 mijë banorë. Në analizat e tij, Shqipëria etnikisht e pastër ka qenë një hapsirë me rreth 180 mijë kilometra katrorë. Në gadishull kishte shumë më tepër Shqipetarë se sa Grekë dhe së paku dy herë më shumë se sa Serbë. (4)

Edhe pas Kongresit të Berlinit(1878),trevat dhe popullsia shqipetare ishte, më e madhe se sa ajo e shteve të krijuara në fillim-shekullin e 20-të si Serbia, Mal i Zi dhe Greqia.

Nr.

Vendi

Sipërfaqja

Popullsia

1

Trevat shqipetare

75.000 km2

1.700.000 banorë

2

Serbia

54.800 km2

1.600.000 banorë

3

Greqia

51.300 km2

1.400.000 banorë

4

Mali i Zi

8400 km2

190.000 banorë

(5)




Në fillimin e shk19, kur e gjith vëmendja e mbretërive europiane qe përqendruar në hapsirat „e lira“ të pas Perandorisë Osmane, për rëndësinë e faktorit shqipetar në Ballkan shkruajnë analistët e kohës. Në gazetën  “Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, (27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1) që botohej nën sponzorizimin e shoqerisë së famshme “Lloyd”, shkruhej:Në kontekstin e “çështjes orientale”, ata (shqipetarët) marrin një peshë edhe më të madhe se sa malazezët dhe boshnjakët të marrë sëbashku, dhe përballë armikut janë më të respektuar se sa grekët; jo vetëm ata të rajoneve në brendësi të vendit, por edhe ata të shtrirë buzë detit (…) Ata, jo vetëm që hasen në një numër të madh dhe të përhapur gjeografikisht, por paraqesin edhe një popull të fuqishëm dhe me rrënjë, dhe formojnë njërin ndër faktorët më të rëndësishëm në dramën e fundit që pritet të luhet”. (...) Nuk do jenë grekët ata që do të arrijnë hegjemoninë në Jug, por shqipetarët, dhe jo vetëm në Maqedoni dhe Thesali, por edhe në vetë Greqinë, ata do të bëhen zotër dhe këtë do ta arrijnë në mënyrën më të lehtë të mundshme, pasi në Veri të vëndit, ata faktikisht janë shumicë “. (6) Koha e dëshmoi vërtetësinë e këtij parashikimi. Formimi i shtetit të parë të pavarur ballkanik i vitit 1821 (Helladës-Greqisë) ishte kryesisht kurorzim i luftës së shqipetarëve.

Në kohën kur Perandoria Osmane i kishte ditët e numëruara dhe ballkanasit po projektonin shtetet e tyre të ardhshme, në Perëndimin europian bëheshin studime për rrugët e mundëshme për aritjen e sundimit botëror. Në këtë drejtim, rol të rëndësishëm luajti politikani britanik Halford John Mackinder (1861-1947)  një nga themeluesit e gjeo-politikës aktive.

H. Mackinder ,ndërmjet tezave të tjera, nënvizonte rëndësinë e zotërimit të detit nëpërmjet hapsirave tokësore breg-detare duke përsëritur shprehjen e lundërtarit të shquar anglez,Sir Walter Raleigh :  « Kush zotëron detin, zotëron tregëtinë e botës; kush zotëron tregëtinë, zotëron pasurinë e Botës, pra vetë Botën» (7)

Në këtë strategji që po hartohej nga Fuqitë e Mëdha, Gadishulli ballkanik ishte në qëndër të ngjarjeve të shekullit 19 dhe fillimit të shk20. Ballkani ishte porta hyrëse e Perëndimit drejt Lindjes dhe porta për të dalë në detin Mesdhe për Rusinë. Kjo e fundit, përqëndroi të gjithë vëprimtarinë e saj ushtarake, politike dhe dipllomatike në „Çështjen e Lindjes“ dhe veçanrisht në Ballkan. Përfaqsuesi i saj, Benckendorff (Alexandër Konstantinovich Benckendorff ,1849 - 1917) kërkonte sakrifikimin e shqipetarëve, në emër të “së drejtës së kompensimit territorial” të aleatëve ballkanikë (Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi), si shtete fituese në luftën për dëbimin e Turqisë.

Rusia dhe Fuqitë e Mëdha fshehën faktin historik, se në Ballkan ishin shqipetarët që kishin luftuar pa ulur armët gjatë të gjithë kohës së sundimit të Perandorisë turke dhe kishin ngritur me sukses shtetin E PARË të lirë, më 1821 në jug të Europës osmane. Por siç shkruante gazeta“Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, (27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1): “ Çështja Orientale” po shkon gjithnjë e më shumë drejt një zgjidhje me kahje dhune; për një zgjidhje paqesore as që bëhet fjalë... (dipllomatët tanë) duke qëndruar galiç mbi fuçinë e barutit që kërcënon të shpërthejë çdo çast, këndojnë himnet e qetësisë dhe ...ngushëllohen me fjalinë e moçme: “Après nous, le déluge” (Pas nesh, u bëftë qameti)“.(8)

Para se të mblidhej Kongresi i Berlinit (1878) dhe te merreshin vendimet, shqipetarët përjetuan tre shpërngulje të dhunshme në Shqiperinë Veri-Lindore.

Shpërnguljet e para masive fillojnë ne vitet 1830, sidomos nga viti 1844, me programe shfarosëse, duke i ndjekur shqiptarët nga Beogradi, Nishi, Pllana e Madhe, krahina e Toplicës, Surdulicës, Maçkaticës, me fjalë tjera nga Sanxhaku i Nishit drejt Kosovës aktuale.(9)

Më 1878, pushteti serb, me aksione të përgjakshme, çpërnguli popullsinë e mbi 780 fshatrave shqipetare, nga Sanxhaku i Nishit, Leskovcit, Kurshumlisë dhe Jabllanicës. Këto shpërngulje u bënë me një terror të egër dhe humbjen e shumë jetë njerëzish duke përfshirë edhe fëmijët në barkun e nënave.

Në luftën serbo-turke (1876-1878), forcat e organizuara serbe filluan shfarosjen e shqipetarëve në viset e Moravës jugore, perëndimore dhe lindore. Sipas bashkëkohësve numëroheshin  mbi 35 000 viktima shqipetare të çdo moshe e gjinije. Konsulli i Perandorisë Osmane në Nish njoftonte se nga një lagje e Nishit, prej 300 shtëpish shqiptare, vetëm 20 shpëtuan. Të tjerat u rrafshuan në tokë. Në kazanë e Leskovcit u shkatërruan 1228 shtëpi në 88 fshatra e u shpërngulën rreth 20 667 banorë; në rrethin e Perkupës, në 73 fshatra me 1771 shtëpi, shumica u dogj ose u shkatërruan... (10)

Ky genocid masiv mori hov sidomos pas vendimeve të Fuqive të Mëdha për coptimin e trevave shqipetare. Gazeta “Populli” e 25 Fruer 1919 shkruante : “Mbas lajmeve të sakta qi arritën dje në Shkodër, komitat serbë e malazezë, mbas nji lufte të përgjakshme qi kan ba pesë ditë rresht me popullin shqipetar të atjeshëm, kan zaptue me përdhuni Plavën e Gusinjën tue shkaktue të djeguna e dame të mëdha me top, pos gjindes (njerëzve) qi kan mbetë dekun në kët të ndeshun. Katundi Vuthaj prej 200 shtëpish, gadi asht rrënue krejt nën zierm të topave. Po priten tufa muhaxhirash me ardhë në Shkodër.

Po kjo gazetë më datën 28 Fruer 1919 : « Pardje, të hënën, filloi tufa e parë e muhaxhirëve të duket në Shkodër, e këtij populli fatkeq të Plavës e Gusinjës, n’at hall të përvajtuëshem e vargu nuk asht mbarue ende. Midis këtyre muhaxhirëve në vend të vet fytyronin (bënin pjesë-shen im) edhe njerëzia e Rugovës, pse edhe këtë krahinë e paskan djegë e shkretue jugosllavët…. Ky popull shqipetar i bamë me dalë muhaxhir, kapet (janë) deri më pesëmbëdhjetë mijë frymë, por një pjesë ka marrë anën e Malësisë së Gjakovës. Numri i atyne që kanë mbetë të dëkun nuk mund të dihet psë nuk po e njeh qeni të zotin, siç thonë.”  (11) Kënga e Asllan Krasniqit, i torturuar nga pushtuesit turq dhe pushtuesit e rinj serbë e bullgar, këndohet edhe sot në lagjen e muhaxhirëve në Prishtinë. Këngën ia ka dhënë amanet, këngëtarit Demir Krasniqi, që ta ruaj e ta këndojë gjithandej trojeve dhe krahinave shqipetare

O, nam po banë, o, qajo Sërbi-e,

O, poj çon para, o, më singi-e,

O, tanë tu i myt-e, o, tu i shpërthye,

O, keq maroj, o, kjo shqiptari-e !

O, po therrë fëmi, e , o po pret pleq-e,

O, kush s’ ka ba, o, n’ dynja  ma keq-e!

O, po prenë burra, o , po prenë gra-e,

O, ksi adaleti, o, kush n’ dynja s’ ka ba-e!

O, çka po banë,o , qajo Serbi-e,

O, n’ dynja, kush s’ka ba ma zi-e !

O, n’ dynja kush s’ ka pa më sy-e ,

O, nanave – fminë n’ bark ty ja shpërthy-e!

O, nanave n’ bark – o , fminë me jav  nxjerr-e,

O, veç Serbija e banë kit tmerr-e!

O, gjallë shqiptarët nuk don mej lan-e! ...

(12)

Genocidi që zhduku qindra fshatra shqipetare bashkë më banorët e tyre, jo vetëm në veri-lindje nga sllavët por edhe në jug nga shteti hellen, nuk kaloi pa u vënë re në kancelaritë perëndimore. Por kjo gjak-derdhje dhe ky spastrim etnik, nuk kishin asnjë rëndësi për shtetet koloniale të Europës sepse genocidi ndaj popujve, në atë kohë nuk quhej krim por një e drejtë e ligjshme e çdo pushtuesi.

Shqetësim për ta ishte zgjerimi i hapsirave tokësore të sllavëve me mbështetjen e Rusisë dhe ndeshjen e saj me interesat e Fuqive të Mëdha në Ballkan. U pa e nevojshme që krahas forcës, të përdoreshin forma të reja në marrdhëniet ndërkombëtare. Britaniku H. Mackindër, sikurse edhe shumë analistë të fund-shekullit 19, u shpreh për zbatimin e politikës së „ekujlibrit“ midis Fuqive të Mëdha. ( 13)

Ky “ekujlibër” (i kthyer më vonë në emërtimin “paqe”) midis Fuqive të Mëdha, filloi të zbatohej në veprimtarinë politike dhe ushtarake europiane, para dhe pas luftrave, edhe në shekujt e mëvonshëm.

Më 12 gusht të vitit 1913 në Dhomën e Komunëve  ministrit i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Sir Edward Grey, mbasi u copëtuan trevat shqipetare, pohoi : “ Jam i bindur se, kur të dihen të gjitha, ky vendim do të kritikohet me të drejtë nga shumë anë (...) por duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rrëth kufijve të Shqiperisë, qëllimi kryesor ishte që të mos hapej konflikt midis Fuqive të Mëdha. Prandaj, në qoftëse marrëveshja mbi Shqiperinë u arrit duke mbajtur harmoninë ndërmjet Fuqive të Mëdha, mund të themi së ka qënë një sukses i plotë për interesin jetësor të paqes n’Europë !”

Në kujtimet e tij, themeluesi i shtetit shqipetar të 1912-ës Ismail Qemali  shprehet me ironi : “qemë të ngushëlluar kur dëgjuam së duhej të sakrifikoheshim për interesat e përgjithshme të Evropës”....

Nga 180 mijë km² dhe rreth 2 milionë banore shqipetarë, teritoret shqiptare në fund të shekullit të 19, kishin mbetur vetëm 80 mijë km².

Në Konferencën e Ambasadorëve (dhjetor 1912-gusht1913) diplomacia ruse dhe franceze arritën t’i shkëputin Shqiperisë krahinat më të pasura. Fuqitë e Mëdha europiane aprovuan hartën ballkanike ku Serbia, që synonte të kthehej në një fuqi ballkanike, megjithëse kishte vetëm 900 mijë banorë, përsëri u rrit me 39.000 km² , duke i marrë Shqiperisë 1.290.000 banorë, ose 55% të banorevë të saj. Mali i Zi u rrit me 7.000 km² dhe mori 260.000 banorë, duke dyfishuar popullsinë e vet. Greqia u rrit më 51.300 km², duke marrë edhe 1.624.000 banorë. ( 14) Mbas shumë përpjekjeve për ta zhdukur nga harta e Europës, ju la shqipetarëve 28.748 km² që përbëjnë sot hapësirën e Republikës së Shqiperisë. Kjo grabitje nga shtetet sllavo-hellene, u arit vetëm duke shkelur mbi kufomat e banorëve autoktonë shqipetarë.

“Më 25 shkurt 1914, në  Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët, ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës, ku i vrau në mënyrë barbare... (kockat e tyre u pretenduan nga shteti hellen si të ushtarëve grek). Në fshatin Peshtan, foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi, ku ishtë një pus. I merrnin me radhë, u prisnin kokat dhe i hidhnin brënda. Ndërkohë, gratë pasi i përdhunuan, i vranë me bajoneta... (15)

Në emër të palës shqipetare, amerikani  C.T.Erikson  në vitin 1919 përpara Komitëtit të Mardhënivë me Jashtë të ShBA-së, theksoi :”Bota e qytetruar duhet të kërkojë falje për zhdukjet masive të fshatrave shqipetare, në prag të Luftës së I Botërore...Kjo u pasua me një propagandë të tmerrshme, e cila ka favorizuar diskriminimin e popullit shqipetar duke nxitur urrejtjen ...” (16)

Etnia shqiptare në prag të shkatërrimit të Perandorisë së kalbur Osmane humbi krahina të tëra nga më pjelloret dhe strategjike, si Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudës, e Pazarit të Ri, Sanxhakut (Novipazarit) Nishit, Rrethinat e manastrit, krahinat e Janinës dhe të Çamërisë, të cilat u shpopulluan ose u asimiluan me force nga pronarët e rinj. Me këtë copëtim të trojeve shqipetare nga ana e Fuqive të Mëdha, nisi genocidi më i egër sllavo-hellen kundër popullit më të vjetër në Ballkan dhe Europë. Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913, ka qenë edhe një vajzë e vogël me emrin Gonxhe Bojaxhi, që bota sot e njeh me emrin e Nënë Terezës. Kriminelët serb i helmuan të atin dhe familja e saj shpëtoi vetëm duke u arratisur në drejtim të Tiranës.

“Paqja europiane” me gjith “ekujlibrin” për të plotësuar orekset e Fuqive të Mëdha dhe satelitëve të tyre, brënda një harku kohor prej afro 32 viteve, (1913-45) solli përfshirjen e Ballkanit në dy luftra ballkanike dhe dy botërore.

III- Genocidi dhe racizmi ballkanik kundër etnisë shqipetare

Janë disa ideollogji që u kanë dhënë emër periudhave në histori. ”Racizmi kundra çifutëve” ka emërtuar atë të Luftës II Botërore. Ky racizëm, që i dedikohet veprimtarisë së shtetit nazist të Hitlerit, në fakt ishte vetëm zbatim i ideologjisë së përpunuar mbi teza “pseudo-shkencore” të shumë intelektualëve, studiuesve të shkencave natyrore, analisteve të politikës dhe të shoqërisë moderne të shk 19-20 nga vende të ndryshme perëndimore europiane (Herbert Spencer, libri “Lufta e racave” (La lotta delle razze) e Ludwig Gumplowicz, Francis Galton e Ernst Haeckel, Halford J.Mackinder etj).

Etnologu francez Georges Montandon, në nentor të 1940 botoi librin « Si ta njohim Çifutin ? » (Comment reconnaître le Juif ?) që shërbeu si bazë shkencore e propagandës anti-semite hitleriane. Kjo veprimtari intelektuale, që nuk ua nxiu faqen autorëve të saj (siç u damkos me të drejtë Hitleri), shërbeu si bazë për politikat e shteteve europiane dhe më gjerë.

Për genocidin kundër çifutëve është folur dhe flitet edhe në ditët tona. Janë kthyer në muze kampet e çfarosjes së tyre dhe janë realizuar shumë filma artistikë, dokumentarë, janë botuar libra historikë e kujtime. Por kanë mbetur në heshtje shumë genocide të natyrës raciste të përjetuara nga popujt e Europës, të kryera para dhe pas Luftës II Botërore, që edhe sot trajtohen si të paprekshme.

Një prej këtyre krimeve, që ka qënë tipari themelor i ngjarjeve gjatë dy shekujve (19 -20) në Ballkan është RACIZMI KUNDËR SHQIPETARËVE.

Ky racizëm, nuk u frymëzua nga tezat e “seleksionimit natyral” të darvinizmit dhe as të  “racës superiore” të studiuesve perëndimor, por për fitimin e “hapësirave jetësore” për kolonët e huaj.  Holokausti i parë në Europë mbi baza raciale është planifikuar dhe zbatuar nga Programet qeveritare të sllavëve në veri-lindje dhe i shtetit të Helladës në jug, kundër popullit shqipetar. Në dallim nga genocidi kundër çifutëve dhe popujve të tjerë europianë, genocidi racist kundra shqipetarëve është ushtruar në vijëmsi (në kohë lufte dhe paqje) deri në fund-shekullin e XX.

Më 1913, pa shpërthyër akoma Lufta Ballkanike një shkrimtar izraelit Leo Frojdlih botoi librin “Golgota e Shqipetarëve”(“Albanienes Golgotha”, Wien, 1913) Në të, përfshihen dokumeta të cilat rrëfejnë barabarizmat masive të bëra nga serbët në krahinat shqiptare të veriut. Ay kishte ruajtur koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës, që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

Leo Freundlich: Albaniens Golgatha 1913

http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1913_3.html
"Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve - shkruan Frojdlih për ngjarjet në Kosovë dhe Maqedoni -Ata që mundin ti shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjëndeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqipetare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzana, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku vendosj në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të".

Ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë “më 12 nentor të 1912-ës, u masakruan në afërsi të Shkupit dhë Prizrenit 7000 shqipetarë. Shumë fshatra u dogjën dhe popullsia e tyre u vra. Në rrethin e Prishtinës vetëm gjatë përiudhës 18 tetor-12 nentor 1912 u zhdukën nga tërrorizmi serb afro 5 000 shqipetarë. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9) Edhe të dorëzuarit vriteshin si në “kasaphanë”. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 15-16). (17)

Mis Edith Durham (1863-1944), tregon se kur ndodhej në Mal të Zi (tetor të vitit 1912) kërkoi që të vizitonte Prizrenin : “I pyeta malazezët se përse nuk më lejohej të shkoja atje. Ata qeshnin dhe më thanë: Nuk kemi lënë atje asnjë shqipetar me hundë të paprerë!”. Dhe vërtet, zonja Durham, gjatë udhëtimit të saj në viset veriore të Shqiperisë, pati rastin të shihte njerëz “me hundë e buzë të prera” .

Gazetat kryesore si “Giornale d’Italia”, “Wiener Alge meine Zeitung”, “Neue Freie Press”, “The daily mail”, “Reichpost” etj. kishin dërguar reporterët e tyre të luftës ndërmjet të cilëve qe edhe Trocki. Në shkrimet e tij ay jep detaje tronditëse për krimet serbe mbi shqipetarët: ”Tre ushtarë kaluan pranë meje. Dëgjova bisedën e tyre: “As vetë s’e di sa shqipetarë kam vrarë’, tha njeri nga ata. Por tek asnjeri nuk gjeta asgjë të vlefshme. Vetëm kur e thera një grua, gjeta tek ajo dhjetë lira ari”.

Fishta në Konferencën e Paqes 1919 shprehej :“Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thanë “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” (“Sa ta kenë shkretnue vendin, do të venë mandej paqen »).

Dokumentat arkivore të shtetit serb, dëshmojnë se gjatë 164 vjetëve, janë të njohura 24 programe serbe (me shumë pak ndryshime e modifikime nga njera-tjetra), që planifikonin në mënyrë të hollësishme shfarosjen e shqipetarëve në Kosovë dhe në viset e tjera shqipetare. Qeveritë serbe kanë vëpruar në mënyrë sistematike në dëbimin dhe spastrimin etnik të mbi 700 fshatrave etnike shqipetare të Sanxhakut të Nishit, të Toplicës e Kosaonicës (1876-1878) Mjafton të kujtohet “Naçertania” (1844) e Ilija Garashaninit, projektet e Jovan Cvijiçit (midis viteve 1912 dhe 1921) e përpunuar nga Vasa Çubrilloviçi (1937, 1944), projektet e Ivo Andriçit (1939) e të Stevan Moleviçit (1941) e deri te “Mëmorandumi” i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (1986) dhe projekti i Millosheviçit “Te gjithë serbët në një shtet të vetëm” (1990). Pothuajse secila parti serbe kishte nga një program “nacional”. Ato garonin me njera-tjetrën se cila do ta zgjidhte “më mirë” një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës.

(18)

Dosja 58, ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit, në Fondin 410 (Prefekturat dhe komunat e Tokave të Liruara)

Raporte dërguar nga Prefekturat për dhunën e vazhdueshme të serbëve të ushtruar ndaj shqipetarëve:

“Pikë së pari jugosllavët kërkuen dorëzimin e armëve dhe të çdo lande që ka lidhje me mjete lufte. Shqipetarët e këtushëm, mbas shumë e shumë vuejtjeve shtazore pa kurrfarë mëshire e njerëzie, banë dorëzimin që kërkohësh. Mbas disa kohë qeveria e bashkueme nën emnin “Jugosllavi” organizoi një bandë vullnetarësh më 2000-3000 serbe e malazez dhe nën komandën e majorit Sav Llazari filloi të bajë shqiptarët me e ndërrue fenë e deriatëhershme dhe me besue orthodoksizmin e tyne... Shpesh herë me qindra e qindra burra shqiptarë lidheshin për gardhi t’oborrëvet, në mënyrë që këmbët e tyne të mos prekeshin në tokë, tue përdorë dru e kamxhik, lageshin me ujë të ftofët në kohën e dimnit vetëm e vetëm që ata nuk pranojshin me ndryshue besim.   Kur u pa se shqiptarët e pushtuem bjenë (sollën) gjithçka që u kishtë mbetë veç tokës, këta u kujtuan edhe këtë ta bajshin të tyne. Kështu në vitin 1929-1930 nxurrën në shesh agrarin e tyne mizor e shpirtlig dhe filloj vumje kufijsh përmidis tokash të trashëgueme prej të parëvet, njëkohësisht me vorfnue edhe mjerue mbarë vendasit shqiptarë të këtushëm. Ay i bani të huejat për zotnuesit e deri at’hershëm arat, livadhet, baçet, pyjet, kullosat dhe çdo tokë të vlefshme. Shqiptarët zun të varfënohen sa që dhe buka e përditshme me zor u sigurua, e nga kjo filluan të bëheshin çipçi të shkijeve në tokat e veta. Agrari nuk u njoftonte menjëherë, por u duk herë mbas here e gjithnji tue rëndue kurrizin e shqiptarëvet të lodhun e tue shtue sipërfaqet e sekuestrimit sa që erdhi me zaptimin e oborreve të shtëpive deri në prag të derës.

Kolonistat serb e malazez i ftojshin shqiptarët dhe veçanërisht myslimanët që vendi i tyne ashtë Turkija dhe do të jetë ma mirë të shkoni në kohë atje së sa të çfaroseni prej Qeverisë,

Shpesh herë patrullat e xhandarmërisë së asaj kohe hyjshin ndër shtëpia dhe ndajshin me gisht të gjithë ata djelmosha shqiptar që njifeshin për zotësi personale e ma të zgjuar dhe, porsa u largojshin prej katundit, në ma të parin prrua o gropë që gjejshin ata, djelmoshat tanë pushkatoheshin në vend dhe hudheshin në gropa a prrua ku pushtuesat dëshirojshin.   Edhe ndër kazermat e ushtrisë shpeshherë oficerët serbe thirrshin me listë ushtar shqiptar dhe, mbasi i lidhshin, i vritshin me mitraloz në mënyrat ma të poshtra e ma tradhtare që mund të veprohej prej rracave të këqija të njerzis”.

... Ngjarje të tilla, si një praktikë për çdukjen e shqipetarëve, kanë vijuar ndër vite në ushtri. L I S T A e personave shqiptar të mbytur prej vullnetarëve e ushtrisë jugosllave, me datë 11-15 prill 1941, në rajonin e komunës së Vogovës. (vijon Numri- Emri e mbiemri - Vendbanimi - Besimi - Data e mbytjes).

(19)

« Genocid mbi baza raciste » është i vetmi emërtim që përcakton saktësisht, marrëdhëniet historike, të shteteve që u krijuan pas shëmbjes së Perandorisë Osmane me shqipetarët. Copëtimi i trevave shqipetare nga ana e Fuqive të Mëdha, siguroi  vazhdimsinë e suksesshme të proçesit të çfarosjes dhe tjetërsimit të kësaj popullsije të madhe dhe autoktone në Ballkan.

Gjatë vitit 1944, kur popujt ishin të bindur se bashkë me nazizmin, po i vinte fundi dhe ideologjisë raciste dhe genocidit çfarosës, kur besimi se njohja e të drejtave të njeriut dhe e dënimit të krimeve do të triumfonte në Europë, fqinjët veri-lindor dhe jugor të popullit shqipetar, ju rikthyen zbatimit të Programeve të tyre raciste të shekullit 19 (« Nacertanie » dhe « Megali Idea »).

Në 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, nën drejtimin e Alëksandër Rankoviçit, u formua OZN’a (Odelenje za Zashtitu Naroda - Dega e Mbrojtjes Popullore) një forcë speciale e policisë sekrete e cila në janar 1946 u emërtua UDB(Uprava državne bezbednosti/sigurnosti/varnosti).

Zbatuesit më të egër të shovenizmit serb - Aleksandër Rankoviçit, J.B.Tito i kishte dhënë pushtet të plotë. Ai mbante detyrën e sekretarit të Komitetit Qëndror të LKJ-së, ministrit të Punëve të Brëndshme dhe të nënkryetarit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. OZN/UDB-ja, kishte si detyrë zbatimin e Programit të shk19 “Nacertenia” , e cila me çdo mjet dhe dhunë, do të siguronte mbijetesën e Jugosllavisë së Madhe, në prag dhe mbas mbarimit të Luftës II Botërore.

Që në shtator të 1944,  Miladin Popoviqi në një letër dërguar të gjithë komisarëve politikë në Kosovë, në emër të PKJ-së shkruante: ”Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesë janë bandat e armatosura (patriotët shqipetarë-shën im) që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme për spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda të cilat duhet likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit, këtë do ta kryejnë shtabet (e UNÇJ). Në fshatrat që kanë bërë rezistencë, organizatorët duhen dorëzuar gjyqit ushtarak...ndërsa fshatarët të çarmatosen...”.

Brigadat e UNÇJ-së në Kosovë nisën çarmatosjen e popullsisë në emër të ”spastrimit të terenit nga bandat kriminale shqipetare”. Më 7 shkurt 1945, komandanti suprëm i UNÇJ-së J.B.Tito në një takim me ushtarakët serb: Savo Derleviçin, Gjuro Medenicën dhe Kersto Filipoviçin në Beograd, shtroi programin e tij për të ardhmen e Kosovës pas mbarimit të Luftës. Me urdhërin nr.31 ë 8 shkurtit 1945 u vendos administrimi ushtarak në Kosovë nën komandën e serbo-malazezeve, duke e bërë “fakt të kryer” pushtimin. Kjo makineri pushtuese ushtarake jugosllave, në emër të "spastrimit" të terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundër-revolucionarët" vrau e masakroi mijëra shqipetarë anë e kënd Kosovës.

Gjatë vitit 1944 dëri në vitin 1947, sipas Xheladin Hanës (anëtar i KNÇK, i vrarë më 15.12.1948 nga UDB-ja) forcat pushtuese ushtarake serbo-sllave të drejtuara nga Tito, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqipetarë.

Menjëherë mbas 1945, në Jugosllavi u rishfrytëzuan kampet naziste të përqëndrimit apo u ndërtuan të reja,  si ay në Borovnica, Aidussina, Goli Otok, Maribor, Skofia Loka, Sveti Grgur. Një prej vuajtsve të këtyre fabrikave të vrasjes ka qenë edhe patrioti Adem Demaçi.

Sot nuk dihet numri i saktë i viktimave sepse regjistrat e këtyre kampeve, me urdhër të Titos, u zhdukën dhe të vrarët apo të vdekurit nga tortura janë hedhur në humnera, në det apo në varrezat masive. (20)

Historiani Gjok Debaj duke sjellë në studimet e tij, krimet dy shekullore raciste ndaj  shqipetarëve, të serbo-sllavëve në veri dhe hellenëve në jug, shprehet: “Ky kalendari ynë, i martirëvet, nuk do të përkujtonte vetëm 1 martir në një ditë të caktuar, por sejcila nga datat tona do të bartte mbi shpinë me dhjetra, me qindra e, disa herë, me mijëra martirë, përjetësisht të pangushëllueshëm”.

IV- Rruga e vdekjes

Ky emërtim ju dha çvendosjeve masive të popullsive të ndryshme, në vitin e fundit dhe pas Luftës II Botërore, të kryera nga Jugosllavija e Titos dhe shtetet e tjëra në Europë.

“Rruga e vdekjes” e shqipetarëve u zbatua nga shteti titist në muajin mars-prillit të vitit 1945, (Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar) që në historinë tonë, njihet me emrin “Masakra e Tivarit”. (Masakra u pasqyrua nga studiusi Uran Butka ne librin “Masakra e Tivarit”).

Mbasi vendosi regjimin ushtarak në Kosovë, duke vrarë “terroristët”shqipetarë , grabitur pasurinë e tyre, djegur fshatra të tëra dhe çarmatosur popullsinë, udhëheqia jugosllave shpalli mobilizimin e brigadave të “Kosmetit” për në Frontin e Sremit, në vëri të Serbisë. Por duheshin larguar fillimisht forcat e armatosura partizane të shqipetarëve.

Nga fillimi i janarit 1945 Shtabi Operativ i “Kosmetit”, urdhëroi Shtabin e Brigadës së Shaban Palluzhës, të lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, ku duhet të bashkohej me Brigadën e VII të “Kosmetit”, për të vazhduar rrugën për në Serbi (Kurshumli - Banjë e Kurshumlisë - Prokuplë - Srem).  Largimi i burrave dhe rinisë së armatosur nga Kosova dhe Maqedonia, në valën e dhunës së ushtrisë titiste , shkaktoi kundërshtimin e popullsisë shqipetare. Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një dëmonstratë e grave, kundër mobilizimit me dhunë, të djemve, vëllezërve dhe burrave të tyre. Shumë shqipetarë dhe formacione partizane, duke iu shmangur mobilizimit, iu bashkuan rradhëve të grupeve të rëzistencës . Ata u quajtën “dezertorë” dhe “tradhëtarë”. Në prag të çlirimit nga nazizmi, ushtria jugosllave titiste nisi genocidin mbi  popullatën e pafajshme, me preteksin e ndjëkjës së dezertorëve e të "spastrimit të terenit nga forcat reaksionare shqipetare ".

Gjatë muajve janar - prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqipetarë nga Kosova dhe viset e tjera etnike, për në frontet e ashtuquajtura të “Sremit” e të”Adriatikut”. Të mobilizuarit me dhunë (mars-prill 1945) u grumbulluan në kazermat ushtarake të Prizrenit. Mbasi u çarmatosën, me arsyetimin se “armët do t'i merrnin në Kroaci e Slloveni !”, u  formuan tre kolona, tashmë si robër të luftës, për t’u nisur drejt rrugës Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar – Dubrovnik - Riekë. Shoqërimi i tyre ju ngarkua Brigadës së 27 e divizionit 46-të serb, e njohur për terrorizimin e popullit shqipetar gjatë muajve të kaluar.
Grupi i parë prej 3.700 veta, u nis më 24. 03. 1945 dhe pas një udhëtimi 6 ditor me keqtrajtime shtazarake nga ana e shoqëruesve serbo-malazez, mbriti në Tivar dhe iu dorëzua reparteve të Divizionit të 9-të jugosllav.

Grupi i dytë i përbërë nga 4.700 veta i shoqëruar nga partizanë titistë të Brigadës 27-të, mbas dy ditësh nisi marshimin katër ditor në rrugën Prizrën – Zhur – Kukës – Pukë – Shkodër.

Vrasjet e para ndodhën në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një ndalese në Kukës. Sipas planit të para-përcaktuar, në kohën që kolona e shqipetarëve ishte në gjumë, vriten mizorisht rreth 120 - 140 veta dhe kufomat e tyre hidhen në greminë. Në shënjestër u vunë komandantët shqipetarë të njesiteve që ishin grumbulluar në Prizren.
Shqipetarët e kuptuan se nuk po shkonin për luftë kundër ushtrisë naziste, por drejt vdekjes. Nën grykat e pushkëve, kolona natën e 28 / 29 marsit kaloi luginen pyjore në periferi të Pukës duke lënë rrugës trupat e shokëve që për shkak të torturave, helmimeve me ushqim dhe të ftohtit, mëngjësi i gjeti të vdekur.

Gjatë kalimit tek “Ura e Zogut” që ishte e shkatëruar, me një vagon - teleferik të sajuar, ranë në lum rreth 50 veta, ku shumica prëj tyrë gjeti vdekjen.

Më 30 mars, ushtarët serbo-malazezë që i shoqëronin, nuk i lejuan shkodranët që kishin dalë me ushqime dhe ujë për vëllezërit e tyrë nga Kosova, po i çuan në kodrat e qytetit dhe në mesnatën e 31 marsit, pa e marr veten nga rruga e gjatë dhe të uritur, i nisën në drëjtim të Ulqinit.

Më të kaluar kufirin (afër Ulqinit) kolona është ndalur gjoja për të pushuar. Të gjithë të sëmurët dhe të plagosurit veçohen nga shokët, me shkakun “për të evituar ndonjë epidemi të mundshme” dhe se do të çoheshin në ndonjë spital të Malit të Zi. Kurrë nuk u mësua gjë për fatin e tyre.

Në mesditën e datës 1 prilli 1945 mbritën në Tivar. Atë ditë të kobshme, rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo - malazez, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqipetarëve.  Në qendër të qytetit u urdhërua të ndalej për të pushuar. Të raskapitur nga udhëtimi dhe të etur për ujë, katër shqipetarë iu afruan një burimi. Rojet shoqëruese i larguan dukë i goditur me tytat e pushkëve dhe duke shkaktuar kundërshtimin e tyre ndaj këtij trajtimi çnjerëzor. Menjëhere ushtarët filluan të qëllojnë me breshëri plumbash mbi shqipetarët. Ky veprim i ushtarëve serb, i përgatitur qëllimisht në mes të sheshit të qytetit, shërbeu si sinjal për fillimin e zjarrit me pushkë dhe mitralozë të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritareve e tarracave të shtëpive përreth sheshit të qytetit të Tivarit dhe në kodrat përreth .  (21)

Azem Hajdini një nga të mbijetuarit tregon vijimin e masakrës: “Ne ishim në kolonë për 4, me gjatësi prej 5-6 km, dhe mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël. Na urdhëruan të ngrihemi në këmbë dhe me duar të lidhura mbas kokës të ecnim drejt një ndërtese të madhe 3 katshe që ndodhej mës të kodrave shkëmbore. Oborri ishte i rrethuar me mure të larta hekuri që mbaronin me maja të mprehta. Ishte zgjedhur një vend i përshtatshëm për vrasje masive. Duke hyrë në oborr 10 - 15 ushtarë më shufra hekuri na goditnin në kokë, në gjoks apo në shpinë duke lënë në tokë për vdekje afro 100 - 150 veta. Në ndërtesë aritën të futen 100 veta dhe 2200-2500 të tjerë mbetën në obor. Rreth orës 14.00 filloi goditja me pushkë automatikë, mitralozë, mortaja dhe bomba dore mbi rekrutët shqipetarë dhe brënda një ore, nuk mbeti njeri në këmbë. Sheshi i oborit u mbulua nga gjaku ndërsa ndërtesa u shndrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqipetarësh brenda saj.

Xhelatët, për t’u siguruar se mos kish shpëtuar ndonje i gjallë nën trupat e pajetë të shokëve të tyre, në emër të “shtabit” bënë thirrjen: “ Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose të plagosur, se komandanti suprem i UNÇ, shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur - pavarësisht prej gabimeve që kanë bërë !!!
Të gjithë të plagosurve do t´u jepet ndihma mjekësore ...Kërkojmë të brohorisni: ”Rroftë shoku Tito”, ”Rroftë bashkim-vëllazërimi”, ”Rroftë ushtria nacional-çlirimtare”... !!! 
Duke i besuar thirrjes, shumica e të plagosurve u ngritën për të kërkuar ndihmë mjekësore. Por.. çka ndodhi...?! Ushtarët u vërsulën si bisha mbi ta dhe i masakruan pa mëshirë”.

Për të fshehur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo - malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacinaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një greminë në mes shkëmbinjëve të bregdetit. Një pjesë e kufomave fillimish u dogjën e pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosej ...!!! (22)

Aleksandër Rankoviçi dhe shteti titist, këtë ngjarje e cilësoi si të rëndë dhe të shkaktuar për faj të vetë shqipetarëve !! . Vetëm pas 51 viteve, më 20.9.1996 TV norvegjez njoftoi për zbulimin e një varreze masive afër Tivarit me 2 mijë viktima të shqipetarëve të vrarë më 1 prill 1945.

Grupi i tretë, më 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 dhe u shoqërua nga Brigada famkeqe 27. Shumë shqipetarë gjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm, për mungesa të ushqimit e të higenes u sëmurën me tifo dhe dhjetra prej tyre vdiqën rrugës. Në mbrëmjen e 2 prillit ky grup arriti në Tivar dhe iu dorëzua Divizionit të 9-të dalmat. Nga Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik, ku u vendosën në disa objekte. Një grup prej 800 vetash që ishin vendosur në një depo baruti, u helmuan gjatë natës dhe në mëngjes u zgjuan të enjtur. Gjatë ditës vdiqën të gjithes sa ishin aty. 

(23)

Kjo politikë dy shekullore e sllavëve për çfarosjen raciste të shqipetarëve, pati kulmet e veta ( kur krimi përfshinte gjithë popullsinë), e fundit në rradhë ishtë ajo e Kosovës së 1998-99!

V- Zgjidhja finale

Emërtimi “zgjidhje finale” (Endlösung der Judenfrage) u përdor nga nazistët në fund të vitit 1940 e planifikuar si hapi i fundit i programit racist për çfarosjen e hebrejve. Sot kjo veprimtari njihet me emrin  “holokaust” dhe u përdor gjërësisht edhe në Europën e viteve të para, të mbas Luftës II Botërore. Qëllimi ishte zhdukja e popullsive etnike ,jo si pasojë e luftimeve ushtarake, por vrasjeve të planifikuara me gjak-ftohtësi dhe në mënyre çnjerëzore.

Genocidi etnik u dënua si veprimtari politike dhe pseudo-shkencore, me shpalljen në vitin 1950 nga UNESCO të “Deklaratës mbi racat”, por kjo nuk shënoi fundin e ideologjisë dhe veprimtarisë raciste. Politik-bërësit europianë, me gjith ngjarjet e zhvilluara, nuk duan ta pohojnë se kjo ideollogji kundër etnisë shqipetare, vijon të udhëheq vemrimtarinë e disa shteteve ballkanike deri në ditët e sotme.

Në memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Beogradit të 1986-ës, shkrimtari nacionalist serb Dorica Kosiç, President i « Jugosllavisë së Re » të Milosheviçit më 1992, deklaronte : « Spastrimi etnik është veprues për të krijuar Serbinë e Madhe (…) suksesi i një veprimi ushtarak varet nga zhdukja prej territorit, të popullsive të huaja » ( 24)

Platforma antishqiptare për spastrimin etnik të Kosovës, është përgatitur nga “Komiteti Qëndror Atdhetar i Partisë Radikale Serbe” (SRS), i nënshkruar nga kryetari i saj,  Vojisllav Sheshel, zëvëndës/kryeministri i Serbisë dhe zëvëndës/kryetar i Partisë Tomisllav Nikoliq, Nikolla Poplashen, Maja Gojkoviq, Ranko Dujiq e Aqim Vishnjiq, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe, Aleksandër Vuçiç.

Kjo Platformë u botua në gazetën “Serbia e Madhe” (Velika Serbia), më 14 tetor 1995 në Beograd dhe më 1997 nga Qendra “Global Communicators” në Washington, D. C. (25)

Por si çdo strategji politiko-ushtarake, për t’u vënë në jetë duheshin përgatitur edhe zbatuesit e saj, dmth ushtarët dhe qytetarët jugosllavë. Historia e shk20 ka dëshmuar se racizmi etnik (si çdo lloj racizmi), është zbatuar paraprakisht, si ushqim shpirtëror i frymëzuar në bangat e shkollës, në administratat shtetërore, ushtri, masmedia dhe në institucionet fetare. Urrejtja kundër kombit shqipetar është përfundim i këtij aktiviteti arsimor, kulturor, ushtarak dhe fetar i vendeve fqinj, që krijoi « bishat » të cilat vunë në jetë planet çfarosëse të aparatit ushtrak të Milosheviçit në Kosovë.

Poezia epike heroike serbe, si ajo kushtuar Kraleviq Marko, për intelektualët e Akademisë serbe të Shkenacave, vlerësohet si një trashëgimi “shkencore” e traditës.  Ajo lartëson krimet makabre të heronjve, si: prerjet me gjakftohtësi me thikë, nxjerrja e syve, prerja e gjymtyrëve, djegia në zjarr, shkatërrimi i pasurisë së kundërshtarit dhe shfrytëzimi i tradhtisë për të mundur kundërshtarin dhe kultivoi ndjenjën e superioritetit mbi popujt te tjerë. Anëtari i Akademisë serbe, Antonije Isakoviç, theksonte se: ”Mitet tona na bëjnë më të fortë, dhe ne duhet të jetojmë me to. Sa herë kemi qënë në mes vështirësish, vinim në Kosovë, te Karagjorgji tek poezia popullore...”. 

Vidovdan

Vështroj qiellin, shekujt që kalojnë

Kujtimet e lashta është i vetmi mjekim

Kudo që shkoj, tek ty kthehem sërisht

Sepse asnjeri nuk mund të ma shkul nga shpirti Kosovën

Si një zjarr i përjetshëm në zëmrat tona

Lufta e Kosovës mbetet qartësia e vetme...     

(Vidovan është një këngë e epopesë serbe që këndohet në çdo 28 qershor , ditën e shën Vidovanit kur përkujtohet humbja ndaj turqve në Fush-Kosovë , pranë Prishtinës më 1389) Këngë të tilla u thurrën edhe për të kërkuarit nga Gjyqi i Hagës për krime lufte si Radovan Karagjiq, Mlladiç e shumë të tjerë. (26)

Keq-përdorimi i historisë per qëllime raciste dhe ushqimin e urejtjes, shprehet edhe në tekstet e pas-luftës të historise, letërsisë, gjeografisë, arteve dhe njohurive shoqërore që nga klasa e parë fillore deri në arsimin e lartë, psh në tekstin e historisë së klasës së tetë shkruhet: “Gjatë periudhës 1941-1944 janë likuiduar 10.000 serb, ndërsa janë shpërngulur me dhunë rreth 100.000 nga terrori i shqiptarëve”. Ende përdoret si emërtim ofendues emri “shqiptari”, “arnauti” duke i paraqitur si “serbë të islamizuar”. (27)

Vasa Cubriloviç (ministër i Titos dhe këshilltar i Milosheviçit deri sa vdiq më 1991) , i cili në vitin 1937 kishte përpunuar manifestin “Zbimi i shqipetarëve” (Iscljavanje Arnauta)  rjeshtonte në projektin e tij të spastrimit shkencor, mënyrat e arritjes së kushteve për një zbim masiv :« Asnjë veprim nuk kërkon kaq vëmendje dhe durim. Për të patur një largim masiv ,kushti i parë është krijimi i një psikologjije të përshtatshme ,që mund të ndikojë në shumë mënyra ». Një nga këto “ psikologji të përshtatshme ” në strategjinë  e « luftës finale » kundër popullsisë shqipetare, ndoshta më e rëndësishmja, ishin krimet kundër femrës shqipetare. Goditja më e rëndë ndaj femrës shqipetare ishte ajo e torturimit dhe vrasjes së fëmijëve.

Një “raport i brendshëm”, i cilësuar “tepër sekret”, i hartuar nga shërbimet sekrete të “Ushtrisë Jugosllavë”, në janar/shkurt të vitit 2000, jep një pamje të përmasave të krimeve të tmerrshme që kryen forcat ushtarake serbo-jugosllave gjatë pranverës së vitit 1999 në Kosovë. Raporti ishte perpiluar për IWPR-në, “Oficerë serbe tregojnë krimet”, i botuar më 4 prill 2000, nga gazetari Miroslav Filipoviq nga Kraleva : “Dëshmitë e përbashkëta të oficerëve në teren, tregojnë se njësitë e Ushtrisë Jugosllave kanë vrarë mizorisht të paktën 800 fëmijë shqipetarë nën moshën pesë vjeç.”

Dëshmia: “Një ushtar sërb që e thërisnin “Crni” iu afrua një plaku, i cili mbantë në dorë një fëmijë rreth tre ose katër vjeç. Ia mori fëmijën nga duart dhe kërkoi nga plaku një pagesë prej 20 000 markash gjermane. Kur pa së shqipetari kishte vetëm 5 000 marka e mori fëmijën për flokësh, nxori një thikë nga brezi dhe i preu kokën. - “5 000 marka janë të mjaftueshme vetëm për trupin!”, tha dhe eci përpara fshatarëve të tjerë, duke mbajtur kokën e fëmijës nga flokët. E gjithë kjo ka ndodhur në sytë e dhjetra njerëzve, tregon Vladimiri. Ne ishim të gjithë në një gjëndje shoku: disa ushtarë vollën, ndërsa nëntogeri ynë i ri në moshë humbi ndjenjat para një pamjeje të tillë makabre të trupit pa kokë në tokë. “Crni” më pas u deklarua si i papërgjegjshëm mëndërisht, u shkarkua dhe u dërgua në shtëpi. Por ai është akoma i lirë, megjithëse ka kryër këtë krim të tmerrshëm. Është i dyshimtë fakti së ata do të dalin ndonjëherë para drejtësisë. Shumë prej tyre përkundrazi, janë graduar dhe ngritur në pozita ». (28)

Në strategjinë e « luftës finale » u përfshinë, krahas forcave ushtarake edhe popullsia civile serbe, e cila dha informata, grabiti dhe një pjesë e tyre mori pjesë aktive në zhdukjen e shqipetarëve.  Megjithëse për të mos u njohur nga komshinjtë ata përdorën maskat, emrat e tyre u bënë të njohura. Kjo është edhe arësyeja që shumë prej këtyre familjeve, sot nuk guxojnë të kthehen në Kosovë për të jetuar pranë viktimavë të tyre.

Në të gjithë shekullin e 20, në historinë e Europës, nuk mund të gjëndet asnjë shëmbull i ngjashëm me ato krime që përjetoi femra shqipetare e v.1998-99.

Dëshmia e R.N. nga Prishtina e gjetur e lidhur në lokalin e Fakultetit Juridik , mbas tërheqjes së trupave serbo-malazeze: «Më thanë se do të më merrnin në pyetje; njëri pej tyre më urdhëroi që të zhvishesha siç kam lindur nga nëna. Unë refuzova. Një milic më ra me shuplakë dhe menjëherë më plasi gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri vuri gishtin te buzët e mia, e ngjyu me gjak dhe tha: “Siç duket të gjithë shqipetaret e kanë gjakun e ëmbël dhe unë me këtë thikë do t’i shijoj të gjitha”. Pasi mbaroi punë, bisha urdhëroi njërin prej kolegëve të tij t’i ndizte një cigare. Unë mezi mbaja pikat e fundit të fuqise që po më shteronin krejt. Me cigaren e ndezur m’u afrua dhe më tha: “Unë, Nenad Stojanoviq, do të ta lë një kujtim për tërë jetën. Ndoshta ti, si e re dhe e bukur që je, don ta jetosh jetën, por unë do të të vras ngadalë-ngadalë ” dhe ma afroi cigaren te gjitë e mi dhe e fiku atje. Mbi një paketë ka shuar në trupin tim për disa orë. Në asnjë film nuk kisha parë asi torture. Të nesërmen, sapo më zgjidhën duart, më kanë dhunuar që të gjithë me radhë. Nuk e di se sa burra kanë luajtur me trupin tim, kur kam ardhur në vete. Ende sot, kam në trupin tim me qindra plagë cigaresh dhe plagë thike, ku kanë gdhendur turli fjalësh në serbisht”. Disa ditë më vonë e pashë veten në dhomën e panjohur të një fshati; më kishin marrë e më kishin mjekuar atje. Më kishin mjekuar plagët që më kishin bërë me thikë duke pikturuar me tehun e saj në lëkurën time”.

(29)

Organizata joqeveritare e Gruas “Jeta në Kastriot”, e drejtuar nga Luljeta Selimi, që ka nën përkujdesje 2016 femra shqipetare, të përdhunuara nga forcat serbo-malazeze dëshmon se 124 prej tyre kanë plagë të dukshme në trup (gjinj të prerë, gishtërinj të këputur, nëntë janë me nga një sy të nxjerrë dhe gjashtëmbëdhjetë më plagë të hapura në fytyrë). Ato janë në gjëndje të rëndë shëndetsore e psiqike.

Shaip Vrellaku, i cili ishtë zënë rob nga forcat serbe ndodhej në stacionin e trenit në Gllogoc: “Me sytë e mi pashë policin duke i djegur vajzat që i kishin dhunuar në stacionin e trenit të Gllogocit. Edhe sot i dëgjoj ato britma të tmerrshme dhe trishtuese të vajzave që digjeshin”. (30)

Sot, historianë dhe intelektualë kurajozë, po nxjerrin nga thellësitë e Arkivave dhe i bëjnë të njohura faktet mbi genocidin dhe racizmin mbi popujt e tyre, i cili shkaktoi  shumë viktima tek popullsia civile, si gjatë edhe pas Luftës II Botërore në Europë. Ka shtete që e dënojnë këtë ideollogji dhe ruajnë dëshmitë e pasojave të saj për të treguar rrezikshmërinë e saj. Por nuk veprojnë të gjithë kështu…

Në shk19 një francez, Pris Avenes (Prisse d’Avenne1807-1879) i dhënë pas artit egjiptian, bleu pranë Tebës një papirus që përmbante kopjen e vetme të plotë të Maksimave të Ptahhotepit (dijetarit më të shquar të Egjiptit faraonik). Në Maksimën 36 të tij shkruhej: Humanizmi i dlirë, që beson në mirësinë natyrore të njeriut, bën gabim tragjik ; ky nuk ndreqet vetvetiu. Krimi që mbetet pa u ndëshkuar, e shndron atë që e ka kryer, në sulmues e shkatrimtar. (31)

Zhvillimet e sotme të politikës europiane, dëshmojnë domosdoshmërinë e njohjes dhe dënimit të krimeve të “fshehura” edhe në Ballkan, siç është :  GENOCIDI RACIST DY SHEKULLOR KUNDËR SHQIPETARËVE.

Ky akt duhet të bëhet, për hir të PAQES historike midis popujve ballkanik dhe europianë (sepse racizmi nuk njeh kufij), në mënyrë që të dënohet edhe ideologjia politike e shpërblimeve për hir të « ekujlibrit » midis Fuqive të Mëdha e shekullit 19-20, e cila vijon edhe sot të mbajë të ndezur fitilin e luftrave kriminale.

Fatbardha Demi

31.04.2014

1-“Shqiptaret ne tekstet shkollore te Serbise dhe te rajonit” Mazllom Kumnova Educologia 5/2011. Universiteti i Prishtinës - Fakulteti i Edukimit)

2- http://www.glas-javnosti.rs/dodaci/vehabije-haraju-srbijom/nove-knjige-otmica-kosova

3- L'antinegazionismo nell'esperienza giuridica tedesca e comparata polis.unipmn.it/pubbl/RePEc/uca/.../luther121.pdf –

4- Albert Nikolla "Akuza që ulërijnë"

5- http://www.kombetare.al/identiteti-etnik-dhe-struktura-demografike-e-trojeve-shqiptare-ne-prag-te-shpalljes-se-pavaresise/

6- http://gazetadita.al/austriaket-ne-1869-shqiptaret-mund-te-behen-zoter-te-rajonit-2/

7- http://fr.wikipedia.org/wiki/Halford_John_Mackinder

8- http://gazetadita.al/austriaket-ne-1869-shqiptaret-mund-te-behen-zoter-te-rajonit-2/

9- “Kerkesat patollogjike fashiste” Qerim Pllana, 2012, INA“iliria news agency”

10- Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike IX-1979, Prishtinë, 1980, fq. 142).

11- Dosja 58 – Përmasat e barbarise serbe mbi shqipetaret- Veli Haklaj, www.pashtriku.org

12- Demir Krasniqi: “Shpërnguljet e shqiptarëve në këngët tona popullore”

13- http://www.huffingtonpost.it/daniele-scalea/hj-mackinder-un-filosofo- dellequilibrio_b_4120701.html)

14- f 182 Nuri Dragoi “Shqiperia dhe Greqia” 2009.

15- f199 N.Dragoi po aty

16- f231 N.Dragoi po aty

17- Albert Nikolla “Akuzat që ulërijnë”

18- http://pashtriku.beepworld.de/files/kosova_2010/prill_2010/14- 18.10/fitnete_ramosaj_pjese_nga_vellimiidyte_i_librit_18.4.10.htm)

19- Dosja 58 “Përmasat e barbarisë serbe mbi shqipetaret” Veli Haklaj www.pashtriku.org)

20- Sheradin Berisha Publikuar më 21 janar 2012  http://www.albaniapress.com/lajme/15668/Shembelltyra-e-J-B-Titos-ne-studimet-e-Ibrahim-Rugoves.html

21- http://www.albaniapress.com/lajme/5496/Si-ndodhi-masakra-e-Tivarit-me-1-prill-1945.html)

22- http://www.albaniapress.com/lajme/15668/Shembelltyra-e-J-B-Titos-ne-studimet-e-Ibrahim-Rugoves.html

23- http://www.albaniapress.com/lajme/5496/Si-ndodhi-masakra-e-Tivarit-me-1-prill-1945.html)

24- http://www.lefoibe.it/approfondimenti/dossier_web1.pdf

25- http://pashtriku.beepworld.de/files/kosova_2010/prill_2010/14-18.10/fitnete_ramosaj_pjese_nga_vellimiidyte_i_librit_18.4.10.htm)

26- http://www.ossin.org/kosovo/i-giorni-della-spiritualita-e-del-raccoglimento-vissuti-nel-kosovo-martoriato.html

27- “Shqiptaret ne tekstet shkollore te Serbise dhe te rajonit” Mazllom Kumnova Educologia 5/2011. Universiteti i Prishtinës - Fakulteti i Edukimit

28- “USHTRIA JUGOSLLAVE” PËRGJEGJËSE PËR VRASJEN E TË PAKTËN 800 FËMIJËVE GJATË LUFTËS NË KOSOVË

29- pashtriku - krimet - riza lani: unË dragan spasiq jam njeriu qË me ... www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=139?)

30- pashtriku - krimet - fetntete ramosaj: pËrdhunimet si krime lufte www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1630?)

31- f36, “Mesimet e Ptahhotepit- Libri me i lashte i botes”, Logoreci, 2006

FUND



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora