Speciale
Fatbardha Demi: Mrekullia e mbijetesës së një kombi
E hene, 28.12.2020, 09:26 PM
MREKULLIA E MBIJETESËS SË NJË KOMBI
(Nga Atllantido-Pellazgët - tek Shqipetaro Arbërit e sotëm)
Nga Fatbardha
Demi
Kemi
mësuar se njeriu, gjithashtu, ka ndryshuar shumë: në shpirt dhe , padyshim,
gjer te mekanizmat më të hollë të trupit të tij. Megjithatë duhet mbajtur
parasysh se në natyrën njerëzore dhe në shoqërinë njerëzore ekziston një themel
i qëndrueshëm. f51 Mark Bloch
Duke
filluar nga shekulli i XVIII-të, u bënë studimet e para mbi origjinën e
shqipëtaro-arbërve dhe të gjuhës së tyre nga etërit arbëresh të Italisë. Ata e
lidhnin këtë popullsi me fiset e miteve të Luftës së Trojës dhe perëndive të
Olimpit. Në shekullin e XX, Petro Zheji (Shqipja
dhe Sanskritishtja) e zgjeroi fushën
e shkencave që vërtetonin, se GJUHA
që përdorin edhe sot shqipetarët është zhvillimi historik i gjuhës së
paraardhësve të tyre, të kohës së organizimit të bashkësive të mëdha fisnore në
Euro-Azi, të ushtrimit të BESIMIT,
krijimit të FAMILJES, LIGJIT dhe MORALIT të parë.
Arkivi
i Lashtësisë dhe origjinës së Kombit
Arbër, ku një vend të veçantë zë «
gjuha e Zogut » ( gjuha e
shqiponjës, siç emërtohej në Çamëri, Epir), gjatë katër shekujve është trajtuar
nga autorë shqipetarë dhe të huaj, por asnjëherë nuk është kryer një studim mbi
faktet që e bënë të mundur MBIJETESËN
qindra-mij vjeçare të Shqipetaro- Arberve , siç e deshmoi emisionin Top
Show, i TV Top Channal me titull « Shqipja Alfa dhe Omega ».
Sipas
akademikut Xhevat Lloshi : Nuk ka
gjuhë që të mbetet po ajo mbas dy mijë vitesh (…) emri Hana nuk vjen nga folja « ha » (…)
hiqeni mendjen nga këto gjera, se ka një kulturë shqipetare të pastër (…) Meritë
e Skënderbeut është që kontriboi në formimin e
etnosit shqipetar… etj. (1) Si përfundim, sipas mendimit akademik të
përfaqsuar nga Xh.Lloshi, si ndërgjegje etnike dhe me « gjak shqipetar » jemi
krijuar në Mesjetë dhe është antishkencore të flitet për vazhdimësi dhe
origjinë pellazgjike.
Duke
patur parasysh, se këto përfundime antihistorike, që qarkullojnë në shkencën
botërore mbi këtë temë, përdoren në veprimtarinë mësimore dhe mediatike, teza
që shpreh titulli, do trajtojë faktorët kryesorë të cilët dëshmojnë se
Atllantido – Pellazgët mitik edhe në shekullin e 21–të, kanë trashëgimtarë të
ligjshëm, të gjuhës dhe gjakut, me emrin
besimtar – KOMBI SHQIPETAR .
Dëshmia gjuhësore
Duke
qënë gjuha e vetme e mbetur e gjallë nga lashtësia e Euro-Azisë, tashmë e
dëshmuar (pavarsisht heshtjes së Historiografisë akademiko - politike shqipetare,
europiane dhe botërore), fillimisht do kërkojmë se : Si emërtohen në gjuhën
shqipe, grupimet e mëdha njerëzore me karakteristika të njejta, brënda apo
jashtë kufijve shtetëror ?
Në
gjuhën shqipe përdoret emërtimi ”komb”, i cili pretendohet se nënkupton fjalët
e gjuhëve të huaja ”racë”, ”etni”, ”popull” apo “identitet”, si për shqipetarët
ashtu edhe për popujt e Botës.
Le të
gjurmojmë kuptimin gjuhësor të emërtimeve të huaja, te perdorura shpesh edhe ne
shqip :
a. Race – Emërtim i përdorur për të treguar një grup kuajsh apo
kafshësh që kishin tipare të përbashkëta të trashëguara. Për njerëzit u përdor
shumë më vonë . (2) Në shekullin e
18-të emërtoheshin banorët e kolonive angleze, skllevërit afrikanë, në dallim
nga europianët si “njerëz” të lirë. (3) Sot, Komuniteti shkencor pohon
se nuk ekzistojnë “racat” në fushën e antropollogjisë biollogjike dhe atë
gjenetike të njeriut.(4) Suedezi Carl
von Linné, (1707-1778) qe i pari që futi emërtimin Homo sapiens për të përcaktuar lloin e grupit
njerëzor, siç përdoret edhe sot (H. americanus, H. africanus, H. europaeus, etj.) (5) De Lapouge :”raca është
përmbledhja e disa individëve që kanë të përbashkët një farë tipi të
trashëgueshëm; nocioni i racës është i rendit zoologjik, vetëm zoologjik”.
(Giovanni Marro, Primato della razza
Italiana) (6)
b. Etni – sipas Dictionnaire
de sociologie, Armand Colin, Paris 2010,
e ka origjinën nga greqishtja (????? / ethnos) që shpreh idenë e “njerëzve të një origjine”.(7) Ishte Maximilian
Weber (1864-1920) , i njohur sot si teoricieni më i rëndësishëm
i zhvillimit të shoqërisë moderne perëndimore, që e përdori i pari në
shkencë shprehjen “grup etnik”.(8) Përdorimi i fjalës “etni”, në
rrethet akademike të viteve të fundit ka qenë objekt i rishqyrtimeve dhe kritikave
të vazhdueshme. Shkak ishte përdorimi subjektiv i saj në vartësi të autorëve,
shteteve, vendeve dhe qëllimeve të ndryshme , i shfrytëzuar gjerësisht për
manipulime filozofike dhe politike, duke e kthyer në një emërtim historikisht
të pasaktë. (9)
Fjala “etni”, në gjuhën angleze emërtohet – identitet, me origjinë nga latinishtja (lat. tardo ident?tas -atis,
der. di idem «medesimo») që shpreh dy mendime, sende, njerëz
,etj. që janë plotësisht të njejtë, të barabartë.(10) Gjuhëtari dhe historiani gjerman
G.W. Leibniz (1646 -1716)
e përdori i pari lidhur me zbulimin e atomeve. Përdorimi i saj si koncept
filozofik u kritikua nga themeluesi i « filozofisë kritike » moderne, Immanuel Kant (1724–1804). (11)
c.Popull – me origjinë
nga latinishtja ( pop?lum e fundit të shk. XIII) për çdo
bashkësi njerëzore të një krahine, qyteti apo shteti. Historikisht emërtonte
shtresën e ulet të një shoqërie njerëzore numerikisht më të madhe, e cila në
periudhën e Romantizmit mbahej si mbartëse e tipareve më karakteristike dhe të
rëndësishme të trashëgimisë kulturore. (12)
Përsa më sipër, emërtimet (race,
etni, identitet) që vijojnë të përdoren për banorët e shteteve në Botë, siç e pamë, janë të
shekujve modern dhe në rrethet akademike janë parë me sy kritik për vlerën e tyre gjuhësore dhe
historike në pasqyrimin e shoqërisë njerëzore. Ndërsa fjala “popull” shpreh
vetem sasinë numerike në një
hapësirë të caktuar.
Gjuha shqipe, për bashkesitë e mëdha fisnore dhe shqipetaro– arberit modern, ruan në
fondin e saj? dy fjale parahistorike:
Farë – me origjinë nga gjuha parahistorike atllantido – pellazge, e marrë nga fjalori bujqësor (gruri i lashtë emertohet “faro”) për të shprehur përkatësinë e njejtë të një grupi njerëzish apo
popullsie. Vetëm në gjuhën pellazgo – shqipe ruhet ky emërtim i dokumentuar tek emri Faraon (fara e jonë), në një letër të Skënderbeut, shkrimet e Rilindasve dhe folklorin popullor.
. “Gjithë
ç?jemi shqipetarë /Jemi një fisë e një farë /Mëmë kemi Shqiperinë /Edhe besë Perëndinë”. ( 13)
Komb – me origjinë nga gjuha parahistorike pellazgo-shqipe.
Emri Komb ka një shtrirje historike, që përmbledh të gjitha periudhat e
zhvillimit të shoqërisë njerëzore : nga Homo sapens deri në ditët e sotme,
prandaj nuk mund të përdoret për popujt e tjerë apo të përkthehet në gjuhën e
tyre. Arësyeja është se europianëve të sotëm ju mungojnë faktet dhe karakteristikat,
që përfshihen tek tog-fjalëshi “Kombi shqipetar” dmth një shumicë tiparesh
karakteristike që i veçojnë ata nga të huajt, pavarsish hapësirës se ku ndodhen
apo formimit të shtetit.
Studiuesti dhe juristi Pandi M.Frasheri në librin e tij (La famiglia albanese Fonte della Civiltà
europea, 1947) pohon se gjuha shqipe “është gjuha mëmë prej së cilës e kanë
burimin si greqishtja edhe latinishtja : Ajo është gjuha e Pellazgëve Hyjnorë,
siç i quan Homeri.(14) Me qënëse kjo
vlerë e gjuhës shqipe dhe veçanërisht i emrit « komb » është trajtuar në disa shkrime (F.Demi Emri Komb, “Pasaporta”
parahistorike e Arbërve ; Kombi – origjina e organizimit të bashkësive fisnore
dhe i ligjeve të Kanuneve të Arbërve ) do të mjaftohem të
përmend vetëm dy fakte :
Në besimin e Atllantido– Pellazgëve, fjala
« kom-b » shpreh « nyjen hyjnore » e cila simbolizonte
« lidhjen » me Krijuesin dhe mbrojtjen vetëm të fiseve të tyre. Bindja se
ishin « popull hyjnor », dëshmohet në shkrimet e shk.19 -20 të filozofëve
Rilindas, tradita etnografike, arkeologjia, etj.
Fjala shqipe KOMB
përdoret në numrin njëjës (siç edhe emri – kombësia shqipëtare) dhe ka
origjinë besimtare që ka shërbyer për t´i DALLUAR
fiset e tyre nga ato të huaja,
detyrë që nuk e kryejnë dot emrat racë, etni, identitet apo popull, që në gjuhët europiane
përdoren për të gjithë njerëzit në botë.
Përdorimi i emrit « komb » për popujt e tjerë, si në shëmbullin e më poshtëm
është i gabuar : “... njerëzit e të
gjitha kombeve , e lindin, rriten, dashurojnë dhe vdesin brenda disa
kushteve të caktuara, brenda një përvoje historike dhe shoqërive, që e
karakterizojnë atë komb ...” ("Panteoni i rralluar"- R. Q.
Fjalor i Gjuhës Shqipe (ASHSH 2006) (15)
Tek fjala Komb u përfshin, përveç “lidhjes me Zotin” edhe
“lidhje” të tjera (me tokën, familjen, gjuhën, traditën, zakonet, lirinë,
besën, nderin, etj.) që përcaktuan
tiparet e karakterit të shqipetarëve, në
dallim nga popujt e tjerë, siç e thekson edhe Jakov
Malaj ( Raca shqipetare) duke thënë se « Nuk duhet të shikojmë vetëm veçoritë morfologjike të një popullsie, por edhe veçoritë fiziologjike e psiqike. Madje këto të fundit kanë një rëndësi më të madhe. » (16)
Emri Komb i fjalorit të lashtë pellazgjik, i krahasuar me emërtimet e gjuhëve europiane të shk.19, është i vetmi që shpreh NDËRGJEGJËSIMIN si bashkësi fisnore, siç e shikojmë në objekte arkeologjike të Egjyptit faraonik (foto poshtë) dhe të Euro-Azisë. Në fotot e mëposhtme pasqyrohet qartas lidhja e nyjes në kuptimin e saj besimtar, duke shprehur natyrën hyjnore të figurave dhe veprimet e tyre « në emër të Zotit ». (17)
Fig.1 Detaj i fronit të
Faraonit Sesostri I–rë, ku
paraqitet perëndia Horos dhe Seth duke kryer ritualin
e bashkimit të Dy – Tokave (Sema-tawy).
Në të dy pamjet (fig.1,2) shprehet përkatsia pellazge e mbretit Horos ,
Seth dhe e Zeusit.
Siç dëshmon simboli 12 000 vjeçar, dy
mbretër vendosën “të lidhen” me nyjen hyjnore (kom) për të krijuar Dinastinë faraonike (të farës/fiseve) pellazge. Ky objekt është me vlerë për
historinë e shqipetarëve
dhe të lashtësisë së gjuhës së tyre. Dr. Arif Mati pohon se “ është e vetmja
gjuhë në Europë që mund të ngjitet deri në mugëtirën e kohrave dhe të
interpretojë gjuhën antike madje
parahistorike të këtyre Pellazgëve (...) Unë do ta emërtoj “pellazgo-shqipja”
sepse bëhet fjalë për fillimin (pellazg) dhe fundin (shqipetar) e një vargu
gjuhësor, vijmësia e të cilit
deri në ditët tona nuk është kundërshtuar as nga historia, as nga gjeografia,
as nga arkeologjia madje as nga atropologjia. (18)
Përfundimi
i parë – Emri besimtar Komb, dëshmon arritjet e filozofëve të lashtë dhe udhëheqësve më të shquar Arbër, në organizimin
shpirteror dhe moral të njeriut,
pjestarëve të familjes, fisit, të bashkësive arbërore, në
ndërtimin e karakterit të përbashkët dhe formën e organizimit. « Ne na gjykon vetëdija /më parë nga Perëndia », e perkufizon Naim Frasheri. ( 19 )
Krahasuar
me fatin e bashkësive të tjera Atllantido-Pellazge
që u zhdukën «pa
trashëgimtarë», Kombi Arër dëshmoi suksesin e modelit të tij, i cili mbijetoi në vijëmsi TE
PANDËRPRERË edhe në shekullin e 21-
të, si gjuhë dhe popull edhe në ditën që po shkruaj.
Dëshmia
Ligjore
Është mëse e vërtet, se gjuha
pellazgo-shqipe ka qënë faktor i
fuqishëm i shprehjes së përkatësisë dhe vijushmërisë së Arberve , por NUK KA QENË FAKTORI KRYESOR i MBIJETESËS .
Nuk mund të imagjinohet që në ditët e para të Homo
sapientit të flitet për ligje, por mund të jemi të bindur se «njeriut
me bisht » i
parahistorisë sundohej nga ndjenja e FRIKËS,
siç çfaqet edhe tek frymorët e botës
shtazore, duke shërbyer si « mjeti »
kryesor i mbrojtjes dhe vazhdimsisë se tyre.
Frika është ndjenja më e lashtë e botës, shprehet studiuesi Massimiliano Franci
(Astronomia Egizia) (20) Kjo ide shprehet edhe sot në
popull - « frika rruan vreshtat ». Sipas
studiuesit George
Dumézil, për
njeriun Paleontrop, idea e forcës së
mbinatyrshme ka qenë e
njohur gjatë 2 milion viteve të para,
dhe e dokumentuar në
vizatimet e shpellave (30 000 p.e.r). (21)
Me arritjet që
patën bashkësitë fisnore në njohjen dhe zotërimin gradual të natyrës,
sidomos në punimin e tokës për mbjellje, që u krijoi kushtet për t´u ngulitur
në një vend të caktuar, emri Komb, krahas lidhjes «qiellore » (me
Krijuesin) u përfaqësua me dy lidhje të reja : a) të « vendit », e
shprehur me mitin besimtar se ishin «bij të Tokës » ku
jetonin. b) të « gjakut », që
shënon ndërgjegjsimin e grupit fillestar lidhur me familjen
dhe fisin. (22)
Në këtë periudhë u kuptua domosdoshmëria e zbatimit të disa detyrimeve dhe
sjelljeve midis pjestarëve të
tyre. Këto shkallë të zhvillim historik të botkuptimit, i gjejmë të shprehura në Kanun : « Familjen e përmbajn gjindja e shpis, si shtohen
këta , dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e
të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e
kan nji atme (atdhe), nji gjak, nji gjuhë e doke ». (Krye i dytë, Nye i
nandët. Pjestarët e Familjes, Kanuni i
Lek Dukagjinit). (23)
Kuptimi
gjuhësor i emrit Komb (lidhje me Krijuesin)
tregon simbolikisht Ligjin e parë të bashkësisë parahistorike : Varësin e jetës së njeriut
nga vullneti i Zotit, që kerkon BINDJE.
Veprat
e Homerit (Iliada dhe Odisea) e pasqyrojnë mbrojtjen dhe
dënimin nga Zoti, nëpërmjet
Zeusit, Perëndive, gjysëm-perëndive apo Heronjve tokësor të armatosur me rrufe,
shigjeta, heshta dhe tredhëmsha. Këtë fakt e dëshmon edhe folja « bindu » në shqip, që ndodhet
në shkrimet sanskrite të Rik-Vedave (1500 p.e.r.) si emër besimtar për
Krijuesin. (F.Demi Bindu-
emri që i dhanë Arbërit Perëndisë ). Në
popull edhe sot dëgjohen shprehjet « Të vraftë Zoti !»
apo « e gjeç nga Zoti !».
Në ligjet e para, Krijuesi sipas fillozofisë pellazge,
duhej të nënkuptohej apo shprehej me «shenja»,
siç e shikojmë në dekretet e lashtësisë fig.1 (poshtë) me tre rrathë të vegjël
dhe rrethin me pikën në mes apo kryqin
brenda rrethit tek fig.3.
Në fig.1 paraqitet një pjesë nga ligji
hyjnor i shkruar mbi pllakën e gurtë të
Akropolit. Hékatompédon. (485/4 p.e.r. ) muzeu i Vatikanit. Në fig.2 mbi stemën e
Vatikanit lexojmë –
Bindja (lat.oboedientia), që shpreh
ligjin kryesor të Kishës katolike. Në fig.3 kemi dekretin më të lashtë të
athinasve (510-500
p.e.r. ) (24)
Edhe në këndvështrimin biblik kristian dhe islamik të
botës dhe jetës, koncepti « ligj » kuptohet si ligj i vendosur nga Zoti , krijuesi
i gjithësisë.(25) George Dumézil ( La religione romana arcaica Miti, leggende, realta) pohon se « Në Romë, prej shumë kohësh , në mos gjithmonë , punësoheshin një grup i madh profesionistësh të cilët përcillnin brez pas brezi ,
rregullat e praktikave fetare... » (26)
Filozofët atllantido-pellazgë zbuluan edhe « mjetin »
i cili do të siguronte mbrojtjen : NDËSHKIMIN pas vdekjes, siç e shikojme të
pasqyruar në Egjiptit (fig.1 poshtë) me perëndeshën Maat dhe 42 gjykatesit e
saj. Tek Etruskët, gjukatesi i të vdekurve
njihej Charun, Vanth (Aita), sikurse
Caronte në Ade (bota e nëndheshme), tek mitet pellazge të Dodonës, ku si
gjykatës ishin Minosse, Eaco dhe Radamanto . ( 27)
Pamje
nga Papirusi Ani, i « Librit të të vdekurve » British Museum, Londra. 2. Vizatim i Luçiferit (ferrit), në botimin e parë të veprës së Dante Aligerit (Dante Alighièri,1265 –1321) « Komedia Hyjnore », kënga 34, Petrus de Plasiis,Venice,1491.
(28)
Në kohët historike, sipas
shkrimeve të
kristianizmit, në
predikimet e Jezusit, mbas
vdekjes parashikohej ndëshkimi
me «
zjarrin e përjetshëm » (29). Në foltoret dhe artin kishtar
të
Mesjetës
pasqyroheshin tortura imagjinare nga më të tmershmet.(fig.2 lartë)
Duke patur parasysh se Arbërit , e kanë trashëguar brez
pas brezi Kodin e ligjeve, vërejmë
se sipas Kanunit të Lek Dukagjinit , « për ndëshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrihet kuej
per të bam » (30). Mund të themi
se , në botkuptimin e Pellazgo – Arbërve , dënimi
mbas vdekjes nuk ka ngritur peshë. Dënimi më i rëndë për shqipetarët kryhej mbi toke, ai moral – humbja
e NDERIT.
Ky fakt është shumë i rëndësishëm për historinë e
filozofisë dhe të qytetrimit europian dhe , siç kanë pohuar në shumë shkrime
autorët e huaj, ka qenë dukuri karakteristike vetëm e shqipetarëve, fakt që
dëshmon shkallën e lartë të qytetrimit
të Kombit Arbër, krahasuar me banorët e Euro- Azisë. Në Kanun shkruhet : « Dy
gisht nderë në lule të ballit na i ngjiti Zoti i Madh. Ndera e marrun nuk falet
kurr. Aj, të cillit i u muer ndera, xehet i dekun kah kanuja.» (Ai i cili e ka humbur nderin
me veprimet e tij, sipas Kanunit quhet i vdekur–shën im). (31)
Pra ndëshkimi MORAL
ishte më i rëndësishmi, i cili siguronte një bashkjetesë paqësore midis
shqipetarëve në familje , fis dhe bashkësi dhe i mobilizonte shpirtërisht
përball çdo vështirësie apo rreziku, natyror dhe njerëzor, që cënonte jetën e
tyre. Siç na e kanë lenë të shkruar përshtypjet e tyre të huajt – SHQIPETARËT NUK KANË PATUR FRIKË NGA VDEKJA !
Vendosja e ligjeve besimtare
në Lashtësi ishte një nevojë për veprime të përbashkëta në lidhje
me Zotin dhe Perënditë (rite,
lutje, flijime), por me zhvillimin e bashkesive atllantido–pellazge, u
formuluan ligje për të përcaktuar marrëdhnjet midis pjestarëve të familjes, fisit dhe me mbretin, i cili ishte njëkohësisht
kryeprifti i tempullit. Në këtë kuptim, ligji përcaktoi Rregullin, Moralin dhe
Ndëshkimin, detyra që vijon ti kryej
edhe sot. Ligjet më të rëndësishme u kthyen në tipare të karakterit
të Arberve, që u ruajtën me fanatizëm si një detyrim i padiskutueshëm ndaj « të parëve të tyre ». (32) Më kryesoret ishin :
a ) Mbrojtja
e TOKËS , e cila ishte HYJNIZUAR
nën
emrin shqip – Dhemitra (dhe+
mitra dmth. toka lindësja / Krijuesja). Jo më kot
edhe fjala «autokton» ka
kuptim gjuhësor vetëm tek
shqipfolësit : a (të parët) +
tok/e dheut + on (tonë), dmth. jemi banorët e parë të dheut tonë, që shpreh
pronësinë ? « Kjo
tokë është e jona ! » ( si psh. deti Jon / deti
i jonë ).
Në Kanun
kishte një varg ligjesh që
diktonin ruajtjen e pronësisë së tokës brenda
familjes, fisit dhe krahinës : « Para se të shitet ndo´i
tokë, a rendi i vadës , a rendi i mullinit , do t´u çohet te dera kushrijve,
vllaznis e fisit. Gati kurr nuk ka ndollë nder Malsi t´ona , qi asht shitë
ndo´i tokë a mulli a rendi i vadës jashta katundit ». ( 33)
Adhurimi
fetar i Tokës,
lidhja e shqipetarëve me vendin e tyre, të vulosura me ligjet e
Kanunit si trashëgim i « të parëve », janë faktorët historik të luftrave të pandërprera ndër shekuj kundër pushtuesve. Siç e
vë në dukje edhe Pashko Vasa : «Të gjitha racat e
popujt, që nuk ishin shqipetarë, nuk e kanë njohur
kurrë ndjenjën e detyrës, ndjenjën e të mbrojturit me armë të atdheut të
përbashkët ». (34) Të vdesësh për
Atdheun, ishte vlerësimi më i
madh për shqipetarin, vëren gjeografi i shquar Conrad
Malte-Brun, (1775–1826) « Jeta është një barrë e rëndë për atë që në një përplasje
shihet i detyruar t’ia mbath apo ai, i cili në
çastin e luftimit qëndron
i fshehur. E kundërta është për etërit e
bijve që kanë dhënë jetën për
atdheun , ata priten me nderim të thellë» (35)
b) Besa dhe Nderi përbënin
themelin e ligjeve dhe të jetëgjatësisë së
Kanunit, që garantonin betimet më të forta : « Beja âsht nji sjellje
besimtare (…) Beja mbe « gur » kah kanuja âsht nder mâ të randat e mâ të
mndershmet (ndershmet) bé qi njef
Shqyptari i Maleve. » (36)
Kjo
vlerë e
Kombit Arbër,
çuditërisht
i mohoet, duke shkelur ligjet historike
të
Albanologjisë. Sekretari shkencor i Akademisë, Shaban
Sinani, në
pohimin e tij kontradiktor, shkruan : « dijetarët
erdhën në përfundimin se besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej
periudhave mitologjike , pavarësisht se besa, nuk lindi
me shqipetarët, nuk
është virtyt përjashtimor i tyre dhe
mund të
vendoset në
kuptimin e sotëm jo më herët se fillimet e periudhës osmane ...» (37)
Origjinën parahistorike të BESËS e dëshmojnë dinastitë
« thinite » të Egjiptit (fjalë shqipe-të thinjta, të stërgjyshërve),
ku gjendet Perëndia Bes ( fig.1,2
poshtë ), emërtim
i panjohur për studiuesit e huaj, (F.Demi.
Si u hynizua BESA e Arbërve në tempujt e Faraonëve. Sellenizmi…f.41),
dhe me të drejtë Aristidh Kola pohon : Besa është shqiptare !
Jacques Bourcart, ka shkruar se, « të gjithë
udhëtarët që shtegtojnë në Lindje, janë të një mendje kur është rasti për të
lëvduar virtytet morale të shqipetarëve si : ndershmërinë e tyre të
jashtëzakonshme, besnikërinë e tyre, karakterin e çiltër dhe gazmor, të hedhur
e të gjallë dhe sidomos nderimin
« fetar » që kanë për fjalën e dhënë, për BESËN. » (38)
1.Perëndia
Bes ka kapur prej briresh dy kafshë.
2..Kjo statujë e Perëndisë Bes,
vjen nga një shtëpi që ndodhej në kodrën Albani, pranë liqenit me të njejtin
emër në jug-lindje të Romës .
Sipas studiuesve, Perëndia Bes ka qënë e pranishme në të
gjitha periudhat e besimit të lashtë egjiptian. Deri në periudhën e Faraonit
Akhenaton (Dinastia XVIII,viti 1350 p.e.r.) është paraqitur me krahë, që mendoj
se janë të shqiponjës, sikurse tek të gjitha Perënditë e para, që tregonte
përkatësinë e tyre ndaj besimit hënor dodonas, “sellenizmit”. Kjo paraqitje e Perëndisë Bes (fig.1,larte), ka kuptim
simbolik, ndoshta kodin më të rëndësishëm të shkollës së mistereve egjiptiane,
të cilën Xhuzepe Katapano (Thoti fliste shqip)
e shpreh me thënjen e
Betovenit (njohës i esoterizmit) «jam përherë në gjëndje të
kap fatin prej brirësh e ta sundoj atë sipas dëshirës, me fuqinë e vullnetit ».
Autori sqaron : « Do të ndalem në këtë
aspekt të veçantë të doktrinës së Thotit, pasi e gjykoj si të rëndësishëm,
themelor në formimin e njeriut të fortë (e përdor këtë cilësor në kuptimin i
plotë, jo i mangët), si të domosdoshëm për ta inicuar, (mësuar-shen im) që
fëmijë, gradualisht, jo vetëm në gjimnastikën fizike - për t’i dhënë forcë dhe
harmoni trupit, por edhe në atë të intelektit dhe të vullnetit (të këtij mbi të
gjitha) – për ta bërë njeri të vetëdijshëm, me moral dhe të pushtetshëm: të
përgatitur, të kalitur, të gatshëm për tu përfshirë në shoqëri si element i
vlefshëm (pra i domosdoshëm dhe i dobishëm); të aftë, sepse të paisur me « energjinë
» e
nevojshme për të prodhuar, me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë, të mira
dhe pasuri, në kuptimin më të gjerë dhe tepër fisnik të fjalës ». (39)
Doktrinën e
Thotit atllantido–
pellazg, e vijoi një
shqipetar tjetër–Epikuri (shk.
3 p.e.r).
Sipas Fjalorit
Filosofik, ky emër me origjinë nga greqishtja e lashtë (?????????, Epíkouros), përkthehet « aleat, shok shpëtimtar » ("alleato"
o "compagno, soccorritore"). Gjuha
shqipe e shpjegon shkencërisht
përkatsinë dhe
veprimtarinë e tij : Epikur (Epi/ Ipe/ shqiponjë + kur–et ? prift iperiot, shqipetar) Kuretët quheshin priftërinjtë, njëkohësisht edhe mësues, siç ishte Thoti dhe
Mojsiu. Epikuri ishte një prej filozofëve të parë që e ka quajtur themelore
barazinë midis
njerëzve,
duke i thurur lavde miqësisë « e mira më e madhe që
dituria na siguron një jetë të lumtur është të paturit e miqësisë». (40)
Këto mësime i
përhapën në
shek.15, dy filozofi të
shquar arbër, Gjergj Xhemisto Pletone (Giorgio Gemisto Pletone,1355 - 1452) në
shkollën e tij në
Peloponez dhe bisedat me humanistet italian në
Firence dhe Mihal
Trivoli ( 1475-1556)
nga Arta e Çamërisë, gjatë qëndrimit
në mbretërinë
moskovite të Ivanit të
Tmerrshëm.
Të njejtën frymë permbajnë ligjet e Kombit tonë të mbledhura në shk.20 nga prifti
françeskan Shtjefën Gjeçovi
: « Kanuni i Maleve të Shqypnis , nuk e veçon nierin prej nierit ; Shpija
e Shqyptarit asht e Zotit e e mikut. Po të hini miku në shpi, gjak me të pasë,
do t´i thuet : Mirë se erdhe ! ». (41) Naim Frasheri u drejtohesh shqipetarëve « Ai bir që do njerinë, ai ka Zot ». (42)
Historiani turk ?elepia (shk.17) pohonte : « Mikpritja është vlerë etike e kulturore tipike
shqipetare ». (43)
Rradhitëm disa
figura mitollogjike, historike dhe dokumenta të
periudhave që kanë zëvëndësuar
njera tjetrën, për të dëshmuar
lidhjen e Kanunin që
njohim sot, me Atllantido–
Pellazgët dhe per të dokumentuar
vijushmërinë
shpirtërore të pandërprerë të
Kombit Arbër.
Por , dëshmitë
historike për tezën e
studimit tonë janë të
pafundme ...
Origjina historike e emërtimeve të ligjit
Në Fjalorin enciklopedik
Treccani shkruhet se, nga ana gjuhësore fjala « ligj » (it.legge)
i afrohet fjalës
latine leg?re, (të lexosh) si sinonim i fjalës greke lég? "dire"
(ta thuash). Ka domethënjen e fjalës it. canone (c / kanone), normë, rregull, direktivë.
Edhe
gjuhët e
tjera , për
ligjet shprehen me këtë fjalë : (it.canone,
(regola) gr. ??????? (kanónas), fr,
canon, ang. canone, canonico) e përdorur gjerësisht në praktikat fetare dhe
librat e shenjta të Kishave. (44)
Në asnjë gjuhë europiane , nuk jepet
kuptimi gjuhësor i
fjalëve (ligj
dhe kanun) që
rregullojnë dhe
drejtojnë jetën qytetare, besimtare dhe
veprimtarinë
shkencore. Duke u bazuar tek dëshmitë gjuhësore dhe historike të Kombit Arbër, arrijmë në përfundimet e më poshtme :
Fjala
« it.legge »( ligj ) e ka
origjinën nga fjala shqipe « lidh » (it.legare), e cila tregon rolin detyrues apo udhëzues në veprimtarinë e njeriut në jetë, që ne sot i quajme LIGJE apo morali i një qytetrimi. Natyrën
besimtare të ligjit e dëshmon Kanuni i Lek Dukagjinit, i cili në vend të fjalës
« ligj »
perdor « nyje », që në
gjuhën shqipe dhe besimin pellazg, shpreh « lidhjen me Zotin ».
Ligjet
e para romake njiheshin, po me një fjalë të gjuhës shqipe « mos », që nënkuptonte veprimin që duhej ndaluar, dhe për të ndjekur ato « sjellje
apo zakone
të trashëguara nga paraardhësit ». Sispas
historianëve, ka shprehur moralin tradicional të qytetrimit
romak. Nga fjala « mos
» e ka origjinën në gjuhët latine, sllave dhe
hebreje fjala « moral ». Sipas Gajo Sesto Pomponio (De origine iuris fragmentum I, 1; Gaio , Istituzioni di Gaio,
I, 1.) këto ligje shprehnin zakonet
e tribuve , që mbasi
u bashkuan , themeluan qytetin e Romës. (45 ) Pra, themeluesit e
Romës
ishin fiset shqip– folëse që zbatonin Kanunin , emrin e
të cilit e morri gjuha priftërore latine dhe më herët ajo hellene.
Fjala
në gjuhën shqipe Kanun, gjendet edhe në gjuhët e huaja : it.canone,
gr. kan?n -ónos , fr, canon, ang. canon , rus. ?????? (kanón), Span. canon etj. Kjo fjalë nënkupton
përgjithësisht ligjin apo kriterin mbi të cilin është gjykuar diçka, si dhe një dekret ose ligj të Kishës apo libra të shenjta mbi origjinën. (46)
Sipas Fjalorit Treccani, fjala «it. cànone » e ka burimin nga latinishtja
« canon -?nis » dhe kjo nga greqishtja « ????? -???? (der.
di ????? «canna») » që fillimisht tregonte poçen,
dmth rregullat e artizanëve të tjerë, që nga koha homerike. Shprehte
edhe shkrimet e shenjta të cilat njihen si tekstet
bazë të një feje si psh tek Bibla apo
budizmi. Të
njejtin përcaktim
jep për fjalën « canon » ( lexohet kanon )
të
Anglishtes së lashtë edhe Fjalori i Oxfordit,
Thesaurus, (47)
Mania
e studiuesve shqipetar dhe të huaj për të zbuluar huazime nga gjuhët e huaja, në fjalorin shqip, shkon deri
në fantazi.
Në
portalin e Shqiperisë, Kosovës dhe Maqedonisë (dt. 17 .7.
2020), të Enciklopedisë Wikipedia në frengjisht, shkruhet se
fjala Kanun është një përkthim nga turqishtja e
shk.15 me origjinë arabe
« ????? » ( kanoun ) që do të thotë « ligj ». (48) Ndërkohë
specialistët arabë pohojnë se e kanë huazuar nga persishtja me
origjinë nga
greqishtja.(49)
Siç u
dëshmua
më lart,
origjina nga gjuha greke ( poçe, kanë ), nuk ka baze shkencore dhe
as besimtare. Dihet se ligjet e para ishin të karakterit fetar që lidheshin me zbatimin e
riteve dhe gjykatësit e
parë ishin
priftërinj,
tezë e
trajtuar edhe nga G. Dumezil në librin e tij (Historia e Romës). Lidhja me gjuhen greke pa dëshmi shkencore është një metodë e periudhës romake që fatkeqësisht, u përqafua nga studiuesit e
shk.19 dhe vijon në ditët e sotme.
Gjuhët e huaja, siç shprehet
Petro Zheji, e kanë të vështirë, në mos të pamundur ta shpjegojnë me gjuhën e tyre fjalët e huazuara nga gjuha
pellazgo – shqipe, të cilat kanë origjinë besimtare : Kanun (ka / energjia krijuese në besimin pellazg + nun,
e cila sipas Fjalorëve të sotëm (50) shpreh njeriun e
Zotit, ndërsa në mitet egjiptiane – krijimin.
Mund të themi
se fjala Kanun ka domethënjen gjuhësore dhe mitike « Ligje të Zotit », që na e vërteton miti i Moisiut kur u
tregon fiseve levite pllakën me urdhëresat «të shkruar me dy gishtat nga
Zoti ».
Duke
krahasuar Kanunin e Maleve me Iliadën dhe Odisenë, studiuesi japonez Kazuhiko
Yamamoto arriti
në përfundimin se traditat zakonore të kohërave Homerike – besa, nderi,
gjaku, hakmarrja (gjakmarrja), buka dhe miku –
janë të njëjtat doke kanunore të shoqerisë fisnore shqiptare. Edit Durham që studioi fiset
shqiptare të
veriut, mendonte se vjetërsia e kanunit mund të lidhej me kohën
e bronzit. Të
tjerë e kanë parë si kodifikim të ligjeve ilire, si dhe kanë sugjeruar se
mund të
gjurmohen elemente të mbetura nga periudhat prehistorike para-indoeuropiane. (51)
Historia
europiane përmend
dy emra të famshëm me origjinë arbërore ( e cila nuk njihet
dhe nuk do të
pranohej edhe sikur të dihej, siç është teza e origjinës pellazge e shqipetarëve ), të përjetësuar në veprimtarinë ligjore : Perandorin dardan Justinian I–rë, (527–565) me «Kodi i Justinianit» ( fig.1 poshtë ) dhe Napoleon Bonapartin (1769– 1821) me «Kodi i Napoleonit» (fig.2).
Kopje
nga dorëshkrimi
i shk.13 e "Codex Justinian I-IX". Biblioteka e Ghent University. Belgjikë. 2. Kodi i Napoleonit «
Napoleonic Code ». (52)
Prokopius Caesariensis (v.500 –565) , historiani më i rëndësishëm i Perandorisë Romake të Lindjes, e emërton Perandorin dardan «
themelues të botës së qytetëruar ». (53)
Kodi i
Napoleonit nuk u mbështet tek ligjet e mëparshme të mbretërisë franceze, por tek Kodi ligjor i Justinianit, hartuesit e të cilit huazuan nga përvoja parahistorike e
Thotit. Kodet e shumë shteteve të Euro– Azisë dhe Amerikës së shk19, u bazuan tek Kodi i
Napoleonit (53)
Vijëmsia e praktikave ligjore të pellazgo– arbërve, dëshmohet jo vetëm me përmbajtjen e ligjeve, por
edhe në
simbolikën e tyre.
Kanuni i Lek Dukagjinit përfshin 12 libra, sikurse
edhe Kodi i Justinianit (Corpus
Juris Civilis), për të cilin, studiuesit pohojnë se është më i vjetër
se ligjet romake të njohura si « Dymbëdhjetë
Tabela ».
Numri 12 që
lidhet me numrin e perëndive të Olimpit është përdorur gjatë të gjitha periudhave të qytetrimit europian.
Familja Albaneze Burim i
Qytetrimit europian
Kështu e ka titulluar
studimin e tij avokati dhe historiani Pandi Frashëri (La famiglia Albanese Fonte della Civiltà europea,1944) duke vërtetuar origjinën historike të organizimit të njeriut ( familje, fis, krahinë, bashkësi), që lidhet me emërtimin KOMB dhe kuptohet vetëm nepërmjet besimit pellazg. Për rëndësinë e jashtëzakonshme të dëshmisë, po e vendos arsyetimin e tij,
ashtu siç ia ka drejtuar Historiografisë botërore:
« Mund të pohojmë, pa patur drojen e kundërshtimit, se familja
albaneze është një shtet i vogël, i drejtuar nga ligjet,
institucionet dhe traditat, prej të cilave burojnë dhe marrin formë të brendëshme dhe të jashtme, shtetet më moderne dhe të emancipuara të Europës dhe Botës (…) nga mençuria dhe aftësia e tyre (e Pellazgëve) u themelua qytetrimi
greko –romak, dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë dhe të pastër ishin dhe janë Albanët e sotëm (…) Është merita e nënave që fëmijët arrijnë të mësojnë ligjet, sjelljet dhe
zakonet e shtëpisë së tyre dhe të vendit, të njohin miqtë dhe armiqtë , duke u përgatitur kështu për t iu bërë ballë çdo rreziku që jeta ua nxjerr përpara dhe për të mos patur asnjëherë frikë prej tyre. Pikërisht aty ata edukohen me
kultin e nderit dhe lirisë dhe frymëzohen nga veprimet e të Parëve të tyre, që për famën dhe madhështinë e « republikës » së tyre, kanë ditur të vdesin duke buzëqeshur. Në saj të këtij edukimi shpirtëror , i jepet jetës një kuptim serioz dhe realist,
Albanët thurrin
dhe këndojnë për këtë, këngët më të bukura legjendare, që ndoshta asnjë popull mbi tokë nuk ka ditur ti këndojë (…) Kjo jetë thellësisht shpirtërore dhe morale e «
republikës »
luftarake , i bën
qytetarët e
saj njerëz të fortë, të drejtë ,të ndershëm , të mençur dhe me të vërtetë të lirë ».(54)
«
Duhet të kemi
parasysh – vë në dukje P.Frashëri – se drejtësia dhe harmonia që mbretërojnë ndërmjet familjeve të një fshati apo tribuje, të cilët, megjithëse në jetën e përditshme kanë marrëdhenje të ndryshme, nuk shkaktojnë mosmarrëveshje , edhe kur ato
çfaqen, dinë ti
zgjidhin me drejtësi,
shpesh të përkryer. Kjo drejtësi dhe harmoni , varen
kryesisht nga një
edukim i shëndoshë që e marrin në fëmijëri nga pjestarët e çdo familjeje apo «
republike » (…) Forca e traditës ju kujton se, sikurse
atyre nuk ju pelqen që tjetri t?i ngacmojë dhe t?i prekë në nderin e tyre, po kështu edhe tjetri, ka lirinë dhe nderin e tij, dhe
mbrapa vetes ka ushtrinë e « republikës» së tij (familjes së tij– shën im) që do të dijë gjithëmonë të veprojë, që ai të respektohet. (…) Bota
moderne do të mrekullohej kur do të zbulonte se ajo që sot e quhet “qytetrimi europian”, i cili mbrohet me aq forcë,
e ka bazën e saj të pashtershme dhe të pastër, në këtë qoshe të Europës që e
quajnë–Shqipëri» . ( 55 )
Shtjefën Gjeçovi mbledhësi dhe shkruesi i parë i Ligjeve të Kanunit në një libër, të titulluar « Kanuni
i Lek Dukagjinit ».
Kuptohej
qartaz se nuk do të kishte pse të flitej për origjinën ilire të shqipetarëve e për pastërtinë e racës së tyre nga elemente të huaj –
thekson Jakov
Malaj– po të mos ishin zbuluar ligje me
saktësi
matematikore që
rregullojnë
kalimin e veçorive trupore e shpirtërore të njerëzve prej një brezi në brezat e ardhshëm. (56)
KANUNI
, QE FAKTORI THEMELOR I
MBIJETESËS QINDRAMIJË
VJEÇARE E FARËS SË ATLLANTIDO
– PELLAZGËVE, TEK SHQIPETARO – ARBËRIT E SOTËM !
Por në Kanun nuk
përfshihet një ligj , po aq vendimtar për ruajtjen e farës arbërore – MOSTRAZIMI I GJAKUT me të
huajin.
(vijon)
Fatbardha
Demi ( fatbardha_demi@yahoo.com )
27.12.2020