| E premte, 01.01.2021, 07:40 PM |
DY SHEKUJ GENOCID MBI SHQIPETARËT
Lord Bajroni
për shqipetarët: „ S’ka komb tjetër, të
jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë”
Nga Fatbardha
Demi
I – Bombardimet e
NATO-s mbi Kosovë dhe Serbi
Më 24 maj 1999 nisi sulmi ajëror , i
Organizmit më të fuqishëm ushtarak botëror, NATO (Organisation du traité de l'Atlantique Nord-OTAN), mbi forcat dhe objektet
ushtarake serbo-malazeze. Që të vihej në lëvizje një organizëm i tillë ndërkombëtar
i 28 shteteve europiane, në rradhët e cilëve kishte mbështetës historikë të Serbisë,
do të thotë që ishin shkelur rëndë të gjitha normat e të drejtave të njeriut. Në
Kontinentin europian, po zhvillohej genocidi më kriminal që kishte njohur shekulli
i XX . Kjo zhurmë, e avionëve të NATO-s, tek shqipetarët risolli ndjenjat që përfshinë
qytetarët europian para 54 viteve, kur nisi sulmi ushtarak kundër Aleancës
fashiste që kishte zhdukur kuptimin e emrit NJERI.
Ishte hera e parë, që
pas shkëputjes nga Perandoria Osmane e Serbisë,
për veprimet kriminale kundër popullit shqipetar ky shtet dënohej
ushtarakisht nga Fuqitë e Mëdha. Përball kësaj mbështetje ndërkombëtare të luftës
vet-mbrojtëse të Ushtrisë çlirimtare të shqipetarëve, makineria ushtarake e
Milosheviçit u detyrua të pranojë “de facto” humbjen e Kosovës.
Bombardimet e NATO-s përfunduan
më 10 qershor 1999, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe miratimin e
Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit te OKB-së (11.06.1999) dhe nisjes së tërheqjes e forcave ushtarake jugosllave nga
Kosova dhe ardhjen e 36 000 paqe-ruajtësve ndërkombëtarë .
Në historine botërore, nuk ka ndodhur asnjëherë
që një shtet i cili ka kryer të gjitha krimet e përfshira në Konventat Ndërkombëtare,
të ndihet viktimë.
Edhe ne ditet e sotme, në
tekstet shkollore shpesh Serbia paraqitet si komb-viktimë e popujve që e
rrethojnë, duke ushqyer rininë me urrejtje sidomos ndaj shqipetarëve. Sipas
teksteve serbe të historisë :“ Krizën në Kosovë e kanë sjellë aksionet e
grupeve terroriste të shqiptarëve (UÇK), rebelimi dhe konflikti me forcat e
rendit ( policinë dhe ushtrinë e Serbisë … se pas hyrjes
së forcave të NATO-s janë shpërngulur 200.000 serbë dhe janë vrarë disa qindra të
tjerë (Historia e kl 8 fq. 192). (1)
Edhe politikanë e
analistë serb si Milosha Knezevik (Miloša Kneževi?a), në librin „Rrëmbimi i
Kosovës“(Otmica Kosova) mohojnë genocidin duke e quajtur ndërhyrjen e Natos si
“të nxitur nga Amerika, (e cila) në vitin 1999 kryen një agresion ushtarak kundër
Serbisë dhe Malit të Zi. Për rrjedhojë,
„ ne –shprehet autori-(dmth Serbija) nuk do ta pranojmë rrëmbimin e Kosovës“ (Kapitulli
Mohimi i genocidit
racist duke i shtrëmbëruar faktet historike nga ana e shtetit serb, dhe
cilësimi i nderhyrjes se NATO-s si „një padrejtësi te madhe“ bile „agresion“ - sipas
legjislacionit juridik të BE-së përbën një krim. (Konventa e Strasburgut 28.01.2003
Artikulli 6- Mohimi, minimizimi , aprovimi apo justifikimi i genocidit dhe
krimeve kundra njerezimit.) (3)
II – Serbia dhe shqipetarët, një problem dy shekullor
Fundi i Perandorisë Osmane
që kishte nisur të tatpjetën në fillim të shekullit të 19, e ndau fatin e
popujve të Ballkanit në „fitimtarë“ dhe „humbës“. Çuditrisht, humbëse doli
popullsia më e lashtë, më luftarake dhe e madhe e saj- SHQIPETARËT.
Ami Bue, botanist, gjeograf
dhe gjeolog francez, në fillim të shekullit të 19, gjatë viteve 1836 –37 ndërmori
një udhëtim në Ballkan. Në vitin 1840, studimin e tij mbi popujt e Ballkanit, e
botoi në katër vëllime. Akademiku Aleksandër Beliç pohonte: "Librat e Bue-s janë një enciklopedi
e vërtetë, që nuk mund të krahasohen nga saktësia me asnjë botim tjetër të këtij
lloi". Sipas A.Bue-s, Serbia në gjysmën e parë të shekullit të 19 ka patur
më pak se 900 mijë banorë, kurse Shqiperia mbi 1 milionë e 600 mijë banorë. Në
analizat e tij, Shqipëria etnikisht e pastër ka qenë një hapsirë me rreth 180
mijë kilometra katrorë. Në gadishull kishte shumë më tepër Shqipetarë se sa Grekë
dhe së paku dy herë më shumë se sa Serbë. (4)
Edhe pas Kongresit të Berlinit(1878),trevat dhe
popullsia shqipetare ishte, më e madhe se sa ajo e shteve të krijuara në
fillim-shekullin e 20-të si Serbia, Mal i Zi dhe Greqia.
Nr. |
Vendi |
Sipërfaqja |
Popullsia |
1 |
Trevat shqipetare |
75.000 km2 |
1.700.000 banorë |
2 |
Serbia |
54.800 km2 |
1.600.000 banorë |
3 |
Greqia |
51.300 km2 |
1.400.000 banorë |
4 |
Mali i Zi |
8400 km2 |
190.000 banorë |
(5)
Në fillimin e shk19, kur e gjith vëmendja e
mbretërive europiane qe përqendruar në hapsirat „e lira“ të pas Perandorisë
Osmane, për rëndësinë e faktorit shqipetar në Ballkan shkruajnë analistët e kohës.
Në gazetën “Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton
der „Debatte”, (27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1) që botohej nën sponzorizimin e shoqerisë së famshme
“Lloyd”, shkruhej: “Në kontekstin e “çështjes orientale”, ata (shqipetarët)
marrin një peshë edhe më të madhe se sa malazezët dhe boshnjakët të marrë sëbashku,
dhe përballë armikut janë më të respektuar se sa grekët; jo vetëm ata të rajoneve
në brendësi të vendit, por edhe ata të shtrirë buzë detit (…) Ata, jo vetëm që
hasen në një numër të madh dhe të përhapur gjeografikisht, por paraqesin edhe
një popull të fuqishëm dhe me rrënjë, dhe formojnë njërin ndër faktorët më të rëndësishëm
në dramën e fundit që pritet të luhet”. (...) Nuk do jenë grekët ata që do të
arrijnë hegjemoninë në Jug, por shqipetarët, dhe jo vetëm në Maqedoni dhe Thesali,
por edhe në vetë Greqinë, ata do të bëhen zotër dhe këtë do ta arrijnë në mënyrën
më të lehtë të mundshme, pasi në Veri të vëndit, ata faktikisht janë shumicë “. (6) Koha e dëshmoi vërtetësinë e këtij
parashikimi. Formimi i shtetit të parë të pavarur ballkanik i vitit 1821
(Helladës-Greqisë) ishte kryesisht kurorzim i luftës së shqipetarëve.
Në kohën kur Perandoria
Osmane i kishte ditët e numëruara dhe ballkanasit po projektonin shtetet e tyre
të ardhshme, në Perëndimin europian bëheshin studime për rrugët e mundëshme për
aritjen e sundimit botëror. Në këtë drejtim, rol të rëndësishëm luajti politikani
britanik Halford John Mackinder (1861-1947)
një nga themeluesit e gjeo-politikës aktive.
H. Mackinder ,ndërmjet tezave
të tjera, nënvizonte rëndësinë e zotërimit të detit nëpërmjet hapsirave tokësore
breg-detare duke përsëritur shprehjen e lundërtarit të shquar anglez,Sir Walter Raleigh : « Kush zotëron detin, zotëron
tregëtinë e botës; kush zotëron tregëtinë, zotëron pasurinë e Botës, pra vetë Botën»
(7)
Në këtë strategji që po
hartohej nga Fuqitë e Mëdha, Gadishulli ballkanik ishte në qëndër të ngjarjeve
të shekullit 19 dhe fillimit të shk20. Ballkani ishte porta hyrëse e Perëndimit
drejt Lindjes dhe porta për të dalë në detin Mesdhe për Rusinë. Kjo e fundit, përqëndroi
të gjithë vëprimtarinë e saj ushtarake, politike dhe dipllomatike në „Çështjen e
Lindjes“ dhe veçanrisht në Ballkan. Përfaqsuesi i saj, Benckendorff (Alexandër
Konstantinovich Benckendorff ,1849 - 1917) kërkonte sakrifikimin e shqipetarëve,
në emër të “së drejtës së kompensimit territorial” të aleatëve ballkanikë (Serbisë,
Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi), si shtete fituese në luftën për dëbimin e
Turqisë.
Rusia dhe Fuqitë e Mëdha
fshehën faktin historik, se në Ballkan ishin shqipetarët që kishin luftuar pa
ulur armët gjatë të gjithë kohës së sundimit të Perandorisë turke dhe kishin
ngritur me sukses shtetin E PARË të
lirë, më 1821 në jug të Europës osmane. Por siç shkruante gazeta“Die Völker des Orients-Die
Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, (27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1): “ Çështja Orientale” po shkon
gjithnjë e më shumë drejt një zgjidhje me kahje dhune; për një zgjidhje paqesore
as që bëhet fjalë... (dipllomatët tanë) duke qëndruar galiç mbi fuçinë e
barutit që kërcënon të shpërthejë çdo çast, këndojnë himnet e qetësisë dhe ...ngushëllohen
me fjalinë e moçme: “Après nous, le déluge” (Pas nesh, u bëftë qameti)“.(8)
Para se të mblidhej
Kongresi i Berlinit (1878) dhe te merreshin vendimet, shqipetarët përjetuan tre
shpërngulje të dhunshme në Shqiperinë Veri-Lindore.
Shpërnguljet e para
masive fillojnë ne vitet 1830, sidomos nga viti 1844, me programe shfarosëse,
duke i ndjekur shqiptarët nga Beogradi, Nishi, Pllana e Madhe, krahina e
Toplicës, Surdulicës, Maçkaticës, me fjalë tjera nga Sanxhaku i Nishit drejt
Kosovës aktuale.(9)
Më 1878, pushteti serb,
me aksione të përgjakshme, çpërnguli popullsinë e mbi 780 fshatrave shqipetare,
nga Sanxhaku i Nishit, Leskovcit, Kurshumlisë dhe Jabllanicës. Këto shpërngulje
u bënë me një terror të egër dhe humbjen e shumë jetë njerëzish duke përfshirë edhe
fëmijët në barkun e nënave.
Në luftën serbo-turke (1876-1878), forcat e organizuara serbe filluan shfarosjen e shqipetarëve në viset e Moravës jugore, perëndimore dhe lindore. Sipas bashkëkohësve numëroheshin mbi 35 000 viktima shqipetare të çdo moshe e gjinije. Konsulli i Perandorisë Osmane në Nish njoftonte se nga një lagje e Nishit, prej 300 shtëpish shqiptare, vetëm 20 shpëtuan. Të tjerat u rrafshuan në tokë. Në kazanë e Leskovcit u shkatërruan 1228 shtëpi në 88 fshatra e u shpërngulën rreth 20 667 banorë; në rrethin e Perkupës, në 73 fshatra me 1771 shtëpi, shumica u dogj ose u shkatërruan... (10)
Ky genocid masiv mori
hov sidomos pas vendimeve të Fuqive të Mëdha për coptimin e trevave shqipetare.
Gazeta “Populli” e 25 Fruer 1919 shkruante : “Mbas lajmeve të sakta qi
arritën dje në Shkodër, komitat serbë e malazezë, mbas nji lufte të përgjakshme
qi kan ba pesë ditë rresht me popullin shqipetar të atjeshëm, kan zaptue me përdhuni
Plavën e Gusinjën tue shkaktue të djeguna e dame të mëdha me top, pos gjindes
(njerëzve) qi kan mbetë dekun në kët të ndeshun. Katundi Vuthaj prej 200 shtëpish,
gadi asht rrënue krejt nën zierm të topave. Po priten tufa muhaxhirash me ardhë
në Shkodër.
Po kjo gazetë më datën
28 Fruer 1919 : « Pardje, të hënën, filloi tufa e parë e muhaxhirëve
të duket në Shkodër, e këtij populli fatkeq të Plavës e Gusinjës, n’at hall të
përvajtuëshem e vargu nuk asht mbarue ende. Midis këtyre muhaxhirëve në vend të
vet fytyronin (bënin pjesë-shen im) edhe njerëzia e Rugovës, pse edhe këtë
krahinë e paskan djegë e shkretue jugosllavët…. Ky popull shqipetar i bamë me
dalë muhaxhir, kapet (janë) deri më pesëmbëdhjetë mijë frymë, por një pjesë ka
marrë anën e Malësisë së Gjakovës. Numri i atyne që kanë mbetë të dëkun nuk
mund të dihet psë nuk po e njeh qeni të zotin, siç thonë.” (11) Kënga e Asllan Krasniqit, i torturuar nga
pushtuesit turq dhe pushtuesit e rinj serbë e bullgar, këndohet edhe sot në
lagjen e muhaxhirëve në Prishtinë. Këngën ia ka dhënë amanet, këngëtarit Demir
Krasniqi, që ta ruaj e ta këndojë gjithandej trojeve dhe krahinave shqipetare
O, nam po banë, o, qajo
Sërbi-e,
O, poj çon para, o, më
singi-e,
O, tanë tu i myt-e, o,
tu i shpërthye,
O, keq maroj, o, kjo
shqiptari-e !
O, po therrë fëmi, e , o
po pret pleq-e,
O, kush s’ ka ba, o, n’
dynja ma keq-e!
O, po prenë burra, o ,
po prenë gra-e,
O, ksi adaleti, o, kush
n’ dynja s’ ka ba-e!
O, çka po banë,o , qajo
Serbi-e,
O, n’ dynja, kush s’ka
ba ma zi-e !
O, n’ dynja kush s’ ka
pa më sy-e ,
O, nanave – fminë n’
bark ty ja shpërthy-e!
O, nanave n’ bark – o ,
fminë me jav nxjerr-e,
O, veç Serbija e banë
kit tmerr-e!
O, gjallë shqiptarët nuk
don mej lan-e! ...
(12)
Genocidi që zhduku
qindra fshatra shqipetare bashkë më banorët e tyre, jo vetëm në veri-lindje nga
sllavët por edhe në jug nga shteti hellen, nuk kaloi pa u vënë re në kancelaritë
perëndimore. Por kjo gjak-derdhje dhe ky spastrim etnik, nuk kishin asnjë rëndësi për shtetet koloniale
të Europës sepse genocidi ndaj popujve, në atë kohë nuk quhej krim por një e drejtë
e ligjshme e çdo pushtuesi.
Shqetësim për ta ishte
zgjerimi i hapsirave tokësore të sllavëve me mbështetjen e Rusisë dhe ndeshjen e
saj me interesat e Fuqive të Mëdha në Ballkan. U pa e nevojshme që krahas forcës,
të përdoreshin forma të reja në marrdhëniet ndërkombëtare. Britaniku H. Mackindër,
sikurse edhe shumë analistë të fund-shekullit 19, u shpreh për zbatimin e
politikës së „ekujlibrit“ midis Fuqive të Mëdha. ( 13)
Ky “ekujlibër” (i kthyer
më vonë në emërtimin “paqe”) midis Fuqive të Mëdha, filloi të zbatohej në veprimtarinë
politike dhe ushtarake europiane, para dhe pas luftrave, edhe në shekujt e mëvonshëm.
Më 12 gusht të vitit
1913 në Dhomën e Komunëve ministrit i
Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Sir Edward Grey, mbasi u copëtuan trevat
shqipetare, pohoi : “ Jam i bindur se, kur të dihen të gjitha, ky vendim do të kritikohet me të drejtë nga shumë
anë (...) por duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rrëth kufijve të Shqiperisë,
qëllimi
kryesor ishte që të mos hapej konflikt midis Fuqive të Mëdha. Prandaj,
në qoftëse marrëveshja mbi Shqiperinë u arrit duke mbajtur harmoninë ndërmjet
Fuqive të Mëdha, mund të themi së ka qënë një sukses i plotë për
interesin jetësor të paqes n’Europë !”
Në kujtimet e tij, themeluesi
i shtetit shqipetar të 1912-ës Ismail Qemali
shprehet me ironi : “qemë të
ngushëlluar kur dëgjuam së duhej të sakrifikoheshim për interesat e përgjithshme
të Evropës”....
Nga 180 mijë km² dhe rreth
2 milionë banore shqipetarë, teritoret shqiptare në fund të shekullit të 19,
kishin mbetur vetëm 80 mijë km².
Në Konferencën e Ambasadorëve (dhjetor
1912-gusht1913) diplomacia ruse dhe
franceze arritën t’i shkëputin Shqiperisë
krahinat më të pasura. Fuqitë e Mëdha europiane aprovuan hartën ballkanike ku Serbia, që synonte të kthehej në një fuqi
ballkanike, megjithëse kishte vetëm 900 mijë banorë, përsëri u rrit me 39.000 km² , duke i marrë Shqiperisë
1.290.000 banorë, ose 55% të banorevë të saj. Mali i Zi u rrit me 7.000 km² dhe
mori 260.000 banorë, duke dyfishuar popullsinë e vet. Greqia u rrit më 51.300
km², duke marrë edhe 1.624.000 banorë. ( 14) Mbas shumë përpjekjeve për ta
zhdukur nga harta e Europës, ju la shqipetarëve 28.748 km² që përbëjnë sot hapësirën
e Republikës së Shqiperisë. Kjo grabitje nga shtetet sllavo-hellene, u arit vetëm
duke shkelur mbi kufomat e banorëve autoktonë shqipetarë.
“Më 25 shkurt 1914, në Kuqar të Përmetit
ushtria greke theri gjithë fëmijët, ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës,
ku i vrau në mënyrë barbare... (kockat e tyre u pretenduan nga shteti hellen si
të ushtarëve grek). Në fshatin Peshtan, foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit.
Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi, ku ishtë një pus. I merrnin me
radhë, u prisnin kokat dhe i hidhnin brënda. Ndërkohë, gratë pasi i përdhunuan,
i vranë me bajoneta... (15)
Në emër të palës shqipetare,
amerikani C.T.Erikson në vitin 1919 përpara Komitëtit të Mardhënivë
me Jashtë të ShBA-së, theksoi :”Bota e qytetruar duhet të kërkojë falje për
zhdukjet masive të fshatrave shqipetare, në prag të Luftës së I
Botërore...Kjo u pasua me një propagandë të tmerrshme, e cila ka
favorizuar diskriminimin e popullit shqipetar duke nxitur urrejtjen
...” (16)
Etnia shqiptare në prag
të shkatërrimit të Perandorisë së kalbur Osmane humbi krahina të tëra nga më pjelloret
dhe strategjike, si Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudës, e Pazarit të Ri,
Sanxhakut (Novipazarit) Nishit, Rrethinat e manastrit, krahinat e Janinës dhe të
Çamërisë, të cilat u shpopulluan ose u asimiluan me force nga pronarët e rinj.
Me këtë copëtim të trojeve shqipetare nga ana e Fuqive të Mëdha, nisi genocidi
më i egër sllavo-hellen kundër popullit më të vjetër në Ballkan dhe Europë. Dëshmitare
e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913, ka qenë edhe një vajzë e vogël me emrin
Gonxhe Bojaxhi, që bota sot e njeh me emrin e Nënë Terezës. Kriminelët serb i helmuan
të atin dhe familja e saj shpëtoi vetëm duke u arratisur në drejtim të Tiranës.
“Paqja europiane” me
gjith “ekujlibrin” për të plotësuar orekset e Fuqive të Mëdha dhe satelitëve të
tyre, brënda një harku kohor prej afro 32 viteve, (1913-45) solli përfshirjen e
Ballkanit në dy luftra ballkanike dhe dy botërore.
III- Genocidi dhe racizmi ballkanik kundër etnisë
shqipetare
Janë disa ideollogji që
u kanë dhënë emër periudhave në histori. ”Racizmi kundra çifutëve” ka emërtuar
atë të Luftës II Botërore. Ky racizëm, që i dedikohet veprimtarisë së shtetit
nazist të Hitlerit, në fakt ishte vetëm zbatim i ideologjisë së përpunuar mbi teza
“pseudo-shkencore” të shumë intelektualëve, studiuesve të shkencave natyrore,
analisteve të politikës dhe të shoqërisë moderne të shk 19-20 nga vende të
ndryshme perëndimore europiane (Herbert Spencer, libri “Lufta e racave” (La lotta delle razze)
e Ludwig Gumplowicz, Francis Galton e Ernst Haeckel, Halford J.Mackinder etj).
Etnologu francez Georges
Montandon, në nentor të 1940 botoi librin « Si ta
njohim Çifutin ? » (Comment reconnaître le Juif ?) që shërbeu si bazë shkencore
e propagandës anti-semite hitleriane. Kjo veprimtari intelektuale, që nuk ua
nxiu faqen autorëve të saj (siç u damkos me të drejtë Hitleri), shërbeu si bazë për politikat e
shteteve europiane dhe më gjerë.
Për genocidin kundër
çifutëve është folur dhe flitet edhe në ditët tona. Janë kthyer në muze kampet e
çfarosjes së tyre dhe janë realizuar shumë filma artistikë, dokumentarë, janë
botuar libra historikë e kujtime. Por kanë mbetur në heshtje shumë genocide të
natyrës raciste të përjetuara nga popujt e Europës, të kryera para dhe pas Luftës
II Botërore, që edhe sot trajtohen si të paprekshme.
Një prej këtyre krimeve, që ka qënë tipari themelor
i ngjarjeve gjatë dy shekujve (19 -20) në Ballkan është RACIZMI KUNDËR SHQIPETARËVE.
Ky racizëm, nuk u frymëzua
nga tezat e “seleksionimit natyral” të darvinizmit dhe as të “racës superiore” të studiuesve perëndimor,
por për fitimin e “hapësirave jetësore” për kolonët e huaj. Holokausti i parë në Europë mbi baza raciale
është planifikuar dhe zbatuar nga Programet qeveritare të sllavëve në veri-lindje
dhe i shtetit të Helladës në jug, kundër popullit shqipetar. Në dallim
nga genocidi kundër çifutëve dhe popujve të tjerë europianë, genocidi racist
kundra shqipetarëve është ushtruar në vijëmsi (në kohë lufte dhe paqje) deri në
fund-shekullin e XX.
Më 1913, pa shpërthyër akoma
Lufta Ballkanike një shkrimtar izraelit Leo Frojdlih botoi librin “Golgota e Shqipetarëve”(“Albanienes
Golgotha”, Wien, 1913) Në të, përfshihen dokumeta të cilat rrëfejnë
barabarizmat masive të bëra nga serbët në krahinat shqiptare të veriut. Ay
kishte ruajtur koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës, që tregonin
mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet
1912-1913.
Leo Freundlich:
Albaniens Golgatha 1913
http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1913_3.html
"Me qindra e mijëra
kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve - shkruan Frojdlih për
ngjarjet në Kosovë dhe Maqedoni -Ata që mundin ti shpëtonin sëmundjeve, urisë,
plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin
në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që
fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje
dhe florinj, gjëndeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin
gratë shqipetare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë,
mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzana,
ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku vendosj në majë
të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe
hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e
hapnin gostinë me të".
Ditën e ngritjes së
flamurit në Vlorë “më 12 nentor të 1912-ës, u masakruan në afërsi të Shkupit dhë
Prizrenit 7000 shqipetarë. Shumë fshatra u dogjën dhe popullsia e tyre u vra. Në
rrethin e Prishtinës vetëm gjatë përiudhës 18 tetor-12 nentor 1912 u zhdukën
nga tërrorizmi serb afro 5 000 shqipetarë. (Leo Freundlich, Albanienes
Golgotha, Wien,
Mis Edith Durham (1863-1944), tregon se kur ndodhej në Mal të Zi (tetor të
vitit 1912) kërkoi që të vizitonte Prizrenin : “I pyeta malazezët se përse nuk
më lejohej të shkoja atje. Ata qeshnin dhe më thanë: Nuk kemi lënë atje asnjë
shqipetar me hundë të paprerë!”. Dhe vërtet, zonja Durham, gjatë udhëtimit të
saj në viset veriore të Shqiperisë, pati rastin të shihte njerëz “me hundë e
buzë të prera” .
Gazetat kryesore si “Giornale d’Italia”, “Wiener Alge meine Zeitung”, “Neue
Freie Press”, “The daily mail”, “Reichpost” etj. kishin dërguar reporterët e
tyre të luftës ndërmjet të cilëve qe edhe Trocki. Në shkrimet e tij ay jep detaje
tronditëse për krimet serbe mbi shqipetarët: ”Tre ushtarë kaluan pranë meje. Dëgjova
bisedën e tyre: “As vetë s’e di sa shqipetarë kam vrarë’, tha njeri nga ata.
Por tek asnjeri nuk gjeta asgjë të vlefshme. Vetëm kur e thera një grua, gjeta
tek ajo dhjetë lira ari”.
Fishta në Konferencën e Paqes 1919 shprehej :“Oh, sa arsye ka pasë ai i
moçmi kur ka thanë “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” (“Sa ta kenë
shkretnue vendin, do të venë mandej paqen »).
Dokumentat arkivore të
shtetit serb, dëshmojnë se gjatë 164 vjetëve, janë të njohura 24 programe serbe (me shumë pak ndryshime
e modifikime nga njera-tjetra), që planifikonin në mënyrë të hollësishme shfarosjen
e shqipetarëve në Kosovë dhe në viset e tjera shqipetare. Qeveritë serbe kanë vëpruar
në mënyrë sistematike në dëbimin dhe spastrimin etnik të mbi 700 fshatrave etnike
shqipetare të Sanxhakut të Nishit, të Toplicës e Kosaonicës (1876-1878) Mjafton
të kujtohet “Naçertania” (1844) e Ilija Garashaninit, projektet e Jovan Cvijiçit
(midis viteve 1912 dhe 1921) e përpunuar nga Vasa Çubrilloviçi (1937, 1944),
projektet e Ivo Andriçit (1939) e të Stevan Moleviçit (1941) e deri te “Mëmorandumi”
i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (1986) dhe projekti i Millosheviçit
“Te gjithë serbët në një shtet të vetëm” (1990). Pothuajse secila parti serbe kishte nga një
program “nacional”. Ato garonin me njera-tjetrën se cila do ta zgjidhte “më mirë”
një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës.
(18)
Dosja 58, ndodhet në
Arkivin Qendror të Shtetit, në Fondin 410 (Prefekturat dhe komunat e Tokave të
Liruara)
Raporte dërguar nga Prefekturat
për dhunën e vazhdueshme të serbëve të ushtruar ndaj shqipetarëve:
“Pikë së pari jugosllavët
kërkuen dorëzimin e armëve dhe të çdo lande që ka lidhje me mjete lufte. Shqipetarët
e këtushëm, mbas shumë e shumë vuejtjeve shtazore pa kurrfarë mëshire e njerëzie,
banë dorëzimin që kërkohësh. Mbas disa kohë qeveria e bashkueme nën emnin
“Jugosllavi” organizoi një bandë vullnetarësh më 2000-3000 serbe e malazez dhe
nën komandën e majorit Sav Llazari filloi të bajë shqiptarët me e ndërrue fenë e
deriatëhershme dhe me besue orthodoksizmin e tyne... Shpesh herë me qindra e
qindra burra shqiptarë lidheshin për gardhi t’oborrëvet, në mënyrë që këmbët e
tyne të mos prekeshin në tokë, tue përdorë dru e kamxhik, lageshin me ujë të
ftofët në kohën e dimnit vetëm e vetëm që ata nuk pranojshin me ndryshue besim. Kur u pa se shqiptarët e pushtuem bjenë
(sollën) gjithçka që u kishtë mbetë veç tokës, këta u kujtuan edhe këtë ta
bajshin të tyne. Kështu në vitin 1929-1930 nxurrën në shesh agrarin e tyne
mizor e shpirtlig dhe filloj vumje kufijsh përmidis tokash të trashëgueme prej
të parëvet, njëkohësisht me vorfnue edhe mjerue mbarë vendasit shqiptarë të këtushëm.
Ay i bani të huejat për zotnuesit e deri at’hershëm arat, livadhet, baçet, pyjet,
kullosat dhe çdo tokë të vlefshme. Shqiptarët zun të varfënohen sa që dhe buka e
përditshme me zor u sigurua, e nga kjo filluan të bëheshin çipçi të shkijeve në
tokat e veta. Agrari nuk u njoftonte menjëherë, por u duk herë mbas here e
gjithnji tue rëndue kurrizin e shqiptarëvet të lodhun e tue shtue sipërfaqet e
sekuestrimit sa që erdhi me zaptimin e oborreve të shtëpive deri në prag të derës.
Kolonistat serb e malazez
i ftojshin shqiptarët dhe veçanërisht myslimanët që vendi i tyne ashtë Turkija
dhe do të jetë ma mirë të shkoni në kohë atje së sa të çfaroseni prej Qeverisë,
Shpesh herë patrullat e
xhandarmërisë së asaj kohe hyjshin ndër shtëpia dhe ndajshin me gisht të gjithë
ata djelmosha shqiptar që njifeshin për zotësi personale e ma të zgjuar dhe,
porsa u largojshin prej katundit, në ma të parin prrua o gropë që gjejshin ata,
djelmoshat tanë pushkatoheshin në vend dhe hudheshin në gropa a prrua ku pushtuesat
dëshirojshin. Edhe ndër kazermat e
ushtrisë shpeshherë oficerët serbe thirrshin me listë ushtar shqiptar dhe,
mbasi i lidhshin, i vritshin me mitraloz në mënyrat ma të poshtra e ma tradhtare
që mund të veprohej prej rracave të këqija të njerzis”.
... Ngjarje të tilla, si
një praktikë për çdukjen e shqipetarëve, kanë vijuar ndër vite në ushtri. L I S
T A e personave shqiptar të mbytur prej vullnetarëve e ushtrisë jugosllave, me
datë 11-15 prill 1941, në rajonin e komunës së Vogovës. (vijon Numri- Emri e
mbiemri - Vendbanimi - Besimi - Data e mbytjes).
(19)
« Genocid mbi baza raciste »
është i vetmi emërtim që përcakton saktësisht, marrëdhëniet historike, të shteteve
që u krijuan pas shëmbjes së Perandorisë Osmane me shqipetarët. Copëtimi i trevave shqipetare nga
ana e Fuqive të Mëdha, siguroi
vazhdimsinë e suksesshme të proçesit të çfarosjes dhe tjetërsimit të kësaj
popullsije të madhe dhe autoktone në Ballkan.
Gjatë vitit 1944, kur
popujt ishin të bindur se bashkë me nazizmin, po i vinte fundi dhe ideologjisë
raciste dhe genocidit çfarosës, kur besimi se njohja e të drejtave të njeriut
dhe e dënimit të krimeve do të triumfonte në Europë, fqinjët veri-lindor dhe
jugor të popullit shqipetar, ju rikthyen zbatimit të Programeve të tyre raciste
të shekullit 19 (« Nacertanie » dhe « Megali Idea »).
Në 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të
UNÇJ-së, nën drejtimin e Alëksandër Rankoviçit, u formua OZN’a (Odelenje za
Zashtitu Naroda - Dega e Mbrojtjes Popullore) një forcë speciale e policisë sekrete
e cila në janar 1946 u emërtua UDB(Uprava
državne bezbednosti/sigurnosti/varnosti).
Zbatuesit më të egër të
shovenizmit serb - Aleksandër Rankoviçit, J.B.Tito i kishte dhënë pushtet të plotë. Ai mbante detyrën
e sekretarit të Komitetit Qëndror të LKJ-së, ministrit të Punëve të Brëndshme
dhe të nënkryetarit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
OZN/UDB-ja, kishte si detyrë zbatimin e Programit të shk19 “Nacertenia” , e
cila me çdo mjet dhe dhunë, do të siguronte mbijetesën e Jugosllavisë së Madhe,
në prag dhe mbas mbarimit të Luftës II Botërore.
Që në shtator të
1944, Miladin Popoviqi në një letër dërguar
të gjithë komisarëve politikë në Kosovë,
në emër të PKJ-së shkruante: ”Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk
sundojmë në gjithë terrenin. Pengesë janë bandat e armatosura (patriotët shqipetarë-shën
im) që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme për spastrimin e
Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda të cilat duhet likuiduar energjikisht dhe
pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen
të shtetit, këtë do ta kryejnë shtabet (e UNÇJ). Në fshatrat që kanë bërë rezistencë,
organizatorët duhen dorëzuar gjyqit ushtarak...ndërsa fshatarët të çarmatosen...”.
Brigadat e UNÇJ-së në
Kosovë nisën çarmatosjen e popullsisë në emër të ”spastrimit të terenit nga
bandat kriminale shqipetare”. Më 7 shkurt 1945, komandanti suprëm i UNÇJ-së
J.B.Tito në një takim me ushtarakët serb: Savo Derleviçin, Gjuro Medenicën dhe Kersto Filipoviçin në Beograd,
shtroi programin e tij për të ardhmen e Kosovës pas mbarimit të Luftës. Me urdhërin
nr.31 ë 8 shkurtit 1945 u vendos administrimi ushtarak në Kosovë nën komandën e
serbo-malazezeve, duke e bërë “fakt të kryer” pushtimin. Kjo makineri pushtuese
ushtarake jugosllave, në emër të "spastrimit" të terrenit nga
"mbeturinat e fashizmit" dhe "kundër-revolucionarët" vrau e
masakroi mijëra shqipetarë anë e kënd Kosovës.
Gjatë vitit 1944 dëri në
vitin 1947, sipas Xheladin Hanës (anëtar
i KNÇK, i vrarë më 15.12.1948 nga UDB-ja) forcat pushtuese ushtarake serbo-sllave
të drejtuara nga Tito, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqipetarë.
Menjëherë mbas 1945, në Jugosllavi u rishfrytëzuan
kampet naziste të përqëndrimit apo u ndërtuan të reja, si ay në Borovnica,
Aidussina, Goli Otok, Maribor, Skofia Loka, Sveti Grgur. Një prej vuajtsve të këtyre fabrikave të vrasjes ka qenë edhe patrioti Adem
Demaçi.
Sot nuk dihet numri i
saktë i viktimave sepse regjistrat e këtyre kampeve, me urdhër të Titos, u
zhdukën dhe të vrarët apo të vdekurit nga tortura janë hedhur në humnera, në det
apo në varrezat masive. (20)
Historiani Gjok Debaj
duke sjellë në studimet e tij, krimet dy shekullore raciste ndaj shqipetarëve, të serbo-sllavëve në veri dhe hellenëve
në jug, shprehet: “Ky kalendari ynë, i martirëvet, nuk do të përkujtonte vetëm
1 martir në një ditë të caktuar, por sejcila nga datat tona do të bartte mbi
shpinë me dhjetra, me qindra e, disa herë, me mijëra martirë, përjetësisht të
pangushëllueshëm”.
IV- Rruga e vdekjes
Ky emërtim ju dha çvendosjeve
masive të popullsive të ndryshme, në vitin e fundit dhe pas Luftës II Botërore,
të kryera nga Jugosllavija e Titos dhe shtetet e tjëra në Europë.
“Rruga e vdekjes” e shqipetarëve u zbatua nga shteti titist në muajin
mars-prillit të vitit 1945, (Prizren –
Kukës – Shkodër – Tivar) që në historinë tonë, njihet me emrin “Masakra e
Tivarit”. (Masakra u pasqyrua nga studiusi Uran Butka ne librin “Masakra e
Tivarit”).
Mbasi vendosi regjimin
ushtarak në Kosovë, duke vrarë “terroristët”shqipetarë , grabitur pasurinë e
tyre, djegur fshatra të tëra dhe çarmatosur popullsinë, udhëheqia jugosllave
shpalli mobilizimin e brigadave të “Kosmetit” për në Frontin e Sremit, në vëri
të Serbisë. Por duheshin larguar fillimisht forcat e armatosura partizane të
shqipetarëve.
Nga fillimi i janarit
1945 Shtabi Operativ i “Kosmetit”, urdhëroi Shtabin e Brigadës së Shaban
Palluzhës, të lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, ku duhet
të bashkohej me Brigadën e VII të “Kosmetit”, për të vazhduar rrugën për në Serbi
(Kurshumli - Banjë e Kurshumlisë - Prokuplë - Srem). Largimi i burrave dhe rinisë së armatosur nga
Kosova dhe Maqedonia, në valën e dhunës së ushtrisë titiste , shkaktoi kundërshtimin
e popullsisë shqipetare. Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një dëmonstratë e
grave, kundër mobilizimit me dhunë, të djemve, vëllezërve dhe burrave të tyre. Shumë shqipetarë dhe formacione partizane, duke
iu shmangur mobilizimit, iu bashkuan rradhëve të grupeve të rëzistencës . Ata u
quajtën “dezertorë” dhe “tradhëtarë”. Në prag të çlirimit nga nazizmi, ushtria
jugosllave titiste nisi genocidin mbi
popullatën e pafajshme, me preteksin e ndjëkjës së dezertorëve e të "spastrimit
të terenit nga forcat reaksionare shqipetare ".
Gjatë muajve janar - prill
1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqipetarë nga Kosova dhe viset e tjera
etnike, për në frontet e ashtuquajtura të “Sremit” e të”Adriatikut”. Të
mobilizuarit me dhunë (mars-prill 1945) u grumbulluan në kazermat ushtarake të
Prizrenit. Mbasi u çarmatosën, me arsyetimin se “armët do t'i merrnin në Kroaci
e Slloveni !”, u formuan tre kolona,
tashmë si robër të luftës, për t’u nisur drejt rrugës Prizren – Kukës – Shkodër
– Tivar – Dubrovnik - Riekë. Shoqërimi i tyre ju ngarkua Brigadës së 27 e divizionit
46-të serb, e njohur për terrorizimin e popullit shqipetar gjatë muajve të
kaluar.
Grupi i parë prej 3.700 veta, u nis më 24. 03. 1945 dhe pas një udhëtimi 6
ditor me keqtrajtime shtazarake nga ana e shoqëruesve serbo-malazez, mbriti në
Tivar dhe iu dorëzua reparteve të Divizionit të 9-të jugosllav.
Grupi i dytë i përbërë
nga 4.700 veta i shoqëruar nga partizanë titistë të Brigadës 27-të, mbas dy ditësh
nisi marshimin katër ditor në rrugën Prizrën – Zhur – Kukës – Pukë – Shkodër.
Vrasjet e para ndodhën në
mesnatën e 26/27 marsit gjatë një ndalese në Kukës. Sipas planit të para-përcaktuar, në kohën që
kolona e shqipetarëve ishte në gjumë, vriten mizorisht rreth 120 - 140 veta dhe
kufomat e tyre hidhen në greminë. Në shënjestër u vunë komandantët shqipetarë të
njesiteve që ishin grumbulluar në Prizren.
Shqipetarët e kuptuan se nuk po shkonin për luftë kundër ushtrisë naziste, por
drejt vdekjes. Nën grykat e pushkëve, kolona natën e 28 / 29 marsit kaloi luginen
pyjore në periferi të Pukës duke lënë rrugës trupat e shokëve që për shkak të
torturave, helmimeve me ushqim dhe të ftohtit, mëngjësi i gjeti të vdekur.
Gjatë kalimit tek “Ura e
Zogut” që ishte e shkatëruar, me një vagon - teleferik të sajuar, ranë në lum
rreth 50 veta, ku shumica prëj tyrë gjeti vdekjen.
Më 30 mars, ushtarët serbo-malazezë
që i shoqëronin, nuk i lejuan shkodranët që kishin dalë me ushqime dhe ujë për
vëllezërit e tyrë nga Kosova, po i çuan në kodrat e qytetit dhe në mesnatën e
31 marsit, pa e marr veten nga rruga e gjatë dhe të uritur, i nisën në drëjtim
të Ulqinit.
Më të kaluar kufirin (afër
Ulqinit) kolona është ndalur gjoja për të pushuar. Të gjithë të sëmurët dhe të
plagosurit veçohen nga shokët, me shkakun “për të evituar ndonjë epidemi të
mundshme” dhe se do të çoheshin në ndonjë spital të Malit të Zi. Kurrë nuk u mësua gjë për fatin e tyre.
Në mesditën e datës 1
prilli 1945 mbritën në Tivar. Atë ditë të kobshme, rrugëve të qytetit shihej një
mobilizim i ushtarëve serbo - malazez, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e
gjatë të shqipetarëve. Në qendër të qytetit
u urdhërua të ndalej për të pushuar. Të raskapitur nga udhëtimi dhe të etur për
ujë, katër shqipetarë iu afruan një burimi. Rojet shoqëruese i larguan dukë i
goditur me tytat e pushkëve dhe duke shkaktuar kundërshtimin e tyre ndaj këtij
trajtimi çnjerëzor. Menjëhere ushtarët filluan të qëllojnë me breshëri plumbash
mbi shqipetarët. Ky veprim i ushtarëve serb, i përgatitur qëllimisht në mes të
sheshit të qytetit, shërbeu si sinjal për fillimin e zjarrit me pushkë dhe
mitralozë të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritareve e tarracave të shtëpive
përreth sheshit të qytetit të Tivarit dhe në kodrat përreth . (21)
Azem Hajdini një nga të
mbijetuarit tregon vijimin e masakrës: “Ne ishim në kolonë për 4, me gjatësi prej
5-
Xhelatët, për t’u
siguruar se mos kish shpëtuar ndonje i gjallë nën trupat e pajetë të shokëve të
tyre, në emër të “shtabit” bënë thirrjen: “ Informohen të gjithë ata që kanë mbetur
gjallë ose të plagosur, se komandanti suprem i UNÇ, shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen
e zjarrit dhe të gjithë i ka falur - pavarësisht prej gabimeve që kanë bërë !!!
Të gjithë të plagosurve do t´u jepet ndihma mjekësore ...Kërkojmë të brohorisni:
”Rroftë shoku Tito”, ”Rroftë bashkim-vëllazërimi”, ”Rroftë ushtria
nacional-çlirimtare”... !!!
Duke i besuar thirrjes, shumica e të plagosurve u ngritën për të kërkuar ndihmë
mjekësore. Por.. çka ndodhi...?! Ushtarët u vërsulën si bisha mbi ta dhe i
masakruan pa mëshirë”.
Për të fshehur gjurmët e
kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo - malazeze,
qytetarë e punëtorë të këtij nacinaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj,
gjatë tërë natës i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) në drejtim të
Tivarit të vjetër, tek një greminë në mes shkëmbinjëve të bregdetit. Një pjesë
e kufomave fillimish u dogjën e pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër
do të varrosej ...!!! (22)
Aleksandër Rankoviçi dhe
shteti titist, këtë ngjarje e cilësoi si të rëndë dhe të shkaktuar për faj të vetë
shqipetarëve !! . Vetëm pas 51 viteve, më 20.9.1996 TV norvegjez njoftoi për
zbulimin e një varreze masive afër Tivarit me 2 mijë viktima të shqipetarëve të
vrarë më 1 prill 1945.
Grupi i tretë, më 2700 veta,
nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 dhe u shoqërua nga Brigada famkeqe 27. Shumë
shqipetarë gjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm, për mungesa të ushqimit e
të higenes u sëmurën me tifo dhe dhjetra prej tyre vdiqën rrugës. Në mbrëmjen e
2 prillit ky grup arriti në Tivar dhe iu dorëzua Divizionit të 9-të dalmat. Nga
Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik, ku u vendosën në disa objekte. Një
grup prej 800 vetash që ishin vendosur në një depo baruti, u helmuan gjatë natës
dhe në mëngjes u zgjuan të enjtur. Gjatë ditës vdiqën të gjithes sa ishin aty.
(23)
Kjo politikë dy
shekullore e sllavëve për çfarosjen raciste të shqipetarëve, pati kulmet e veta
( kur krimi përfshinte gjithë popullsinë), e fundit në rradhë ishtë ajo e Kosovës së
1998-99!
V- Zgjidhja
finale
Emërtimi “zgjidhje finale” (Endlösung der Judenfrage)
u përdor nga nazistët në fund të vitit 1940 e planifikuar si hapi i fundit i
programit racist për çfarosjen e hebrejve. Sot kjo veprimtari njihet me emrin “holokaust” dhe u përdor gjërësisht edhe në Europën
e viteve të para, të mbas Luftës II Botërore. Qëllimi ishte zhdukja e popullsive
etnike ,jo si pasojë e luftimeve ushtarake, por vrasjeve të planifikuara me
gjak-ftohtësi dhe në mënyre çnjerëzore.
Genocidi etnik u dënua
si veprimtari politike dhe pseudo-shkencore, me shpalljen në vitin 1950 nga UNESCO
të “Deklaratës mbi racat”, por kjo nuk shënoi fundin e ideologjisë dhe veprimtarisë
raciste. Politik-bërësit europianë, me
gjith ngjarjet e zhvilluara, nuk duan ta pohojnë se kjo ideollogji kundër etnisë
shqipetare, vijon të udhëheq vemrimtarinë e disa shteteve ballkanike deri në
ditët e sotme.
Në
memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Beogradit të
1986-ës, shkrimtari nacionalist serb Dorica Kosiç, President i
« Jugosllavisë së Re » të Milosheviçit më 1992, deklaronte :
« Spastrimi etnik është veprues për të krijuar Serbinë e Madhe (…) suksesi
i një veprimi ushtarak varet nga zhdukja prej territorit, të popullsive të
huaja » ( 24)
Platforma antishqiptare për spastrimin etnik të Kosovës, është
përgatitur nga “Komiteti Qëndror Atdhetar i Partisë Radikale Serbe” (SRS), i nënshkruar
nga kryetari i saj, Vojisllav Sheshel, zëvëndës/kryeministri
i Serbisë dhe zëvëndës/kryetar i Partisë Tomisllav Nikoliq, Nikolla Poplashen,
Maja Gojkoviq, Ranko Dujiq e Aqim Vishnjiq, dhe Sekretari i Përgjithshëm i
Partisë Radikale Serbe, Aleksandër Vuçiç.
Kjo Platformë u botua në gazetën “Serbia e Madhe” (Velika Serbia), më 14 tetor 1995 në Beograd dhe më 1997 nga Qendra “Global Communicators” në Washington, D. C. (25)
Por si çdo strategji
politiko-ushtarake, për t’u vënë në jetë duheshin përgatitur edhe zbatuesit e
saj, dmth ushtarët dhe qytetarët jugosllavë. Historia e shk20 ka dëshmuar se racizmi etnik (si çdo lloj racizmi), është
zbatuar paraprakisht, si ushqim shpirtëror i frymëzuar në bangat e shkollës, në
administratat shtetërore, ushtri, masmedia dhe në institucionet fetare. Urrejtja
kundër kombit shqipetar është përfundim i këtij aktiviteti arsimor, kulturor,
ushtarak dhe fetar i vendeve fqinj, që krijoi « bishat » të cilat vunë
në jetë planet çfarosëse të aparatit ushtrak të Milosheviçit në Kosovë.
Poezia epike heroike serbe,
si ajo kushtuar Kraleviq Marko, për intelektualët e Akademisë serbe të Shkenacave,
vlerësohet si një trashëgimi “shkencore” e traditës. Ajo lartëson krimet makabre të heronjve, si:
prerjet me gjakftohtësi me thikë, nxjerrja e syve, prerja e gjymtyrëve, djegia
në zjarr, shkatërrimi i
pasurisë së kundërshtarit dhe shfrytëzimi i tradhtisë për të mundur kundërshtarin
dhe kultivoi ndjenjën e superioritetit mbi popujt te tjerë. Anëtari i Akademisë serbe, Antonije Isakoviç,
theksonte se: ”Mitet tona na bëjnë më të fortë, dhe ne duhet të jetojmë me to.
Sa herë kemi qënë në mes vështirësish, vinim në Kosovë, te Karagjorgji tek poezia
popullore...”.
Vidovdan
Vështroj
qiellin, shekujt që kalojnë
Kujtimet
e lashta është i vetmi mjekim
Kudo që
shkoj, tek ty kthehem sërisht
Sepse
asnjeri nuk mund të ma shkul nga shpirti Kosovën
Si një
zjarr i përjetshëm në zëmrat tona
Lufta e
Kosovës mbetet qartësia e vetme...
(Vidovan është një këngë
e epopesë serbe që këndohet në çdo 28 qershor , ditën e shën Vidovanit kur përkujtohet
humbja ndaj turqve në Fush-Kosovë , pranë Prishtinës më 1389) Këngë të tilla u thurrën edhe për të kërkuarit
nga Gjyqi i Hagës për krime lufte si Radovan Karagjiq, Mlladiç e shumë të tjerë.
(26)
Keq-përdorimi i
historisë per qëllime raciste dhe ushqimin e urejtjes, shprehet edhe në tekstet
e pas-luftës të historise, letërsisë, gjeografisë, arteve dhe njohurive
shoqërore që nga klasa e parë fillore deri në arsimin e lartë, psh në tekstin e
historisë së klasës së tetë shkruhet:
“Gjatë periudhës 1941-1944 janë likuiduar 10.000 serb, ndërsa janë shpërngulur
me dhunë rreth 100.000 nga terrori i shqiptarëve”. Ende përdoret si emërtim
ofendues emri “shqiptari”, “arnauti” duke i paraqitur si “serbë të islamizuar”.
(27)
Vasa Cubriloviç (ministër i Titos dhe këshilltar i Milosheviçit deri sa
vdiq më 1991) , i cili në vitin 1937 kishte përpunuar manifestin “Zbimi i shqipetarëve”
(Iscljavanje Arnauta) rjeshtonte në projektin e tij të spastrimit shkencor,
mënyrat e arritjes së kushteve për një zbim masiv :« Asnjë veprim nuk
kërkon kaq vëmendje dhe durim. Për të patur një largim masiv ,kushti i parë është
krijimi i një psikologjije të përshtatshme ,që mund të ndikojë në shumë mënyra
». Një nga këto “ psikologji të përshtatshme ” në strategjinë
e « luftës finale » kundër popullsisë shqipetare, ndoshta më e
rëndësishmja, ishin krimet kundër femrës shqipetare. Goditja më e rëndë ndaj femrës
shqipetare ishte ajo e torturimit dhe vrasjes së fëmijëve.
Një “raport i brendshëm”,
i cilësuar “tepër sekret”, i hartuar nga shërbimet sekrete të “Ushtrisë
Jugosllavë”, në janar/shkurt të vitit 2000, jep një pamje të përmasave të krimeve
të tmerrshme që kryen forcat ushtarake serbo-jugosllave gjatë pranverës së
vitit 1999 në Kosovë. Raporti ishte perpiluar për IWPR-në, “Oficerë serbe tregojnë
krimet”, i botuar më 4 prill 2000, nga gazetari Miroslav Filipoviq nga Kraleva :
“Dëshmitë e përbashkëta të oficerëve në teren, tregojnë se njësitë e Ushtrisë
Jugosllave kanë vrarë mizorisht të paktën 800 fëmijë shqipetarë nën moshën pesë
vjeç.”
Dëshmia: “Një ushtar sërb
që e thërisnin “Crni” iu afrua një plaku, i cili mbantë në dorë një fëmijë rreth
tre ose katër vjeç. Ia mori fëmijën nga duart dhe kërkoi nga plaku një pagesë
prej 20 000 markash gjermane. Kur pa së shqipetari kishte vetëm 5 000 marka e
mori fëmijën për flokësh, nxori një thikë nga brezi dhe i preu kokën. - “5 000
marka janë të mjaftueshme vetëm për trupin!”, tha dhe eci përpara fshatarëve të
tjerë, duke mbajtur kokën e fëmijës nga flokët. E gjithë kjo ka ndodhur në sytë
e dhjetra njerëzve, tregon Vladimiri. Ne ishim të gjithë në një gjëndje shoku:
disa ushtarë vollën, ndërsa nëntogeri ynë i ri në moshë humbi ndjenjat para një
pamjeje të tillë makabre të trupit pa kokë në tokë. “Crni” më pas u deklarua si
i papërgjegjshëm mëndërisht, u shkarkua dhe u dërgua në shtëpi. Por ai është
akoma i lirë, megjithëse ka kryër këtë krim të tmerrshëm. Është i dyshimtë
fakti së ata do të dalin ndonjëherë para drejtësisë. Shumë prej tyre përkundrazi,
janë graduar dhe ngritur në pozita ». (28)
Në strategjinë e
« luftës finale » u përfshinë, krahas forcave ushtarake edhe popullsia
civile serbe, e cila dha informata, grabiti dhe një pjesë e tyre mori pjesë
aktive në zhdukjen e shqipetarëve. Megjithëse
për të mos u njohur nga komshinjtë ata përdorën maskat, emrat e tyre u bënë të
njohura. Kjo është edhe arësyeja që shumë prej këtyre familjeve, sot nuk guxojnë
të kthehen në Kosovë për të jetuar pranë viktimavë të tyre.
Në të gjithë shekullin e
20, në historinë e Europës, nuk mund të gjëndet asnjë shëmbull i ngjashëm me
ato krime që përjetoi femra shqipetare e v.1998-99.
Dëshmia e R.N. nga
Prishtina e gjetur e lidhur në lokalin e Fakultetit Juridik , mbas tërheqjes
së trupave serbo-malazeze: «Më thanë se do të më merrnin në pyetje; njëri pej
tyre më urdhëroi që të zhvishesha siç kam lindur nga nëna. Unë refuzova. Një
milic më ra me shuplakë dhe menjëherë më plasi gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri
vuri gishtin te buzët e mia, e ngjyu me gjak dhe tha: “Siç duket të gjithë
shqipetaret e kanë gjakun e ëmbël dhe unë me këtë thikë do t’i shijoj të
gjitha”. Pasi mbaroi punë, bisha urdhëroi njërin prej kolegëve të tij t’i ndizte
një cigare. Unë mezi mbaja pikat e fundit të fuqise që po më shteronin krejt. Me
cigaren e ndezur m’u afrua dhe më tha: “Unë, Nenad Stojanoviq, do të ta lë një kujtim
për tërë jetën. Ndoshta ti, si e re dhe e bukur që je, don ta jetosh jetën, por
unë do të të vras ngadalë-ngadalë ” dhe ma afroi cigaren te gjitë e mi dhe e
fiku atje. Mbi një paketë ka shuar në trupin tim për disa orë. Në asnjë film
nuk kisha parë asi torture. Të nesërmen, sapo më zgjidhën duart, më kanë
dhunuar që të gjithë me radhë. Nuk e di se sa burra kanë luajtur me trupin tim,
kur kam ardhur në vete. Ende sot, kam në trupin tim me qindra plagë cigaresh dhe
plagë thike, ku kanë gdhendur turli fjalësh në serbisht”. Disa ditë më vonë e
pashë veten në dhomën e panjohur të një fshati; më kishin marrë e më kishin mjekuar
atje. Më kishin mjekuar plagët që më kishin bërë me thikë duke pikturuar me tehun
e saj në lëkurën time”.
(29)
Organizata joqeveritare e
Gruas “Jeta në Kastriot”, e drejtuar nga Luljeta Selimi, që ka nën përkujdesje
2016 femra shqipetare, të përdhunuara nga forcat serbo-malazeze dëshmon se 124
prej tyre kanë plagë të dukshme në trup (gjinj të prerë, gishtërinj të këputur,
nëntë janë me nga një sy të nxjerrë dhe gjashtëmbëdhjetë më plagë të hapura në
fytyrë). Ato janë në gjëndje të rëndë shëndetsore e psiqike.
Shaip Vrellaku, i cili
ishtë zënë rob nga forcat serbe ndodhej në stacionin e trenit në Gllogoc: “Me
sytë e mi pashë policin duke i djegur vajzat që i kishin dhunuar në stacionin e
trenit të Gllogocit. Edhe sot i dëgjoj ato britma të tmerrshme dhe trishtuese të
vajzave që digjeshin”. (30)
Sot, historianë dhe intelektualë
kurajozë, po nxjerrin nga thellësitë e Arkivave dhe i bëjnë të njohura faktet
mbi genocidin dhe racizmin mbi popujt e tyre, i cili shkaktoi shumë viktima tek popullsia civile, si gjatë edhe
pas Luftës II Botërore në Europë. Ka shtete që e dënojnë këtë ideollogji dhe
ruajnë dëshmitë e pasojave të saj për të treguar rrezikshmërinë e saj. Por nuk
veprojnë të gjithë kështu…
Në shk19 një francez,
Pris Avenes (Prisse d’Avenne1807-1879) i dhënë pas artit egjiptian, bleu pranë
Tebës një papirus që përmbante kopjen e vetme të plotë të Maksimave të
Ptahhotepit (dijetarit më të shquar të Egjiptit faraonik). Në Maksimën 36 të
tij shkruhej: Humanizmi i dlirë, që beson në mirësinë natyrore të njeriut, bën
gabim tragjik ; ky nuk ndreqet vetvetiu. Krimi që mbetet pa u ndëshkuar, e
shndron atë që e ka kryer, në sulmues e shkatrimtar. (31)
Zhvillimet e sotme të politikës
europiane, dëshmojnë domosdoshmërinë e njohjes dhe dënimit të krimeve të “fshehura”
edhe në Ballkan, siç është : GENOCIDI RACIST DY SHEKULLOR KUNDËR SHQIPETARËVE.
Ky akt duhet të bëhet, për
hir të PAQES historike midis popujve
ballkanik dhe europianë (sepse racizmi
nuk njeh kufij), në mënyrë që të dënohet edhe ideologjia politike e shpërblimeve
për hir të « ekujlibrit » midis Fuqive të Mëdha e shekullit 19-20, e
cila vijon edhe sot të mbajë të ndezur fitilin e luftrave kriminale.
Fatbardha Demi
31.04.2014
1-“Shqiptaret ne tekstet shkollore te Serbise
dhe te rajonit” Mazllom Kumnova Educologia 5/2011. Universiteti i Prishtinës -
Fakulteti i Edukimit)
2- http://www.glas-javnosti.rs/dodaci/vehabije-haraju-srbijom/nove-knjige-otmica-kosova
3- L'antinegazionismo nell'esperienza giuridica tedesca e comparata
polis.unipmn.it/pubbl/RePEc/uca/.../luther121.pdf –
4- Albert Nikolla
"Akuza që ulërijnë"
6- http://gazetadita.al/austriaket-ne-1869-shqiptaret-mund-te-behen-zoter-te-rajonit-2/
7- http://fr.wikipedia.org/wiki/Halford_John_Mackinder
8- http://gazetadita.al/austriaket-ne-1869-shqiptaret-mund-te-behen-zoter-te-rajonit-2/
9- “Kerkesat patollogjike fashiste” Qerim Pllana, 2012,
INA“iliria news agency”
10- Gjurmime albanologjike,
seria e shkencave historike IX-1979, Prishtinë, 1980, fq. 142).
11- Dosja 58 – Përmasat
e barbarise serbe mbi shqipetaret- Veli
Haklaj, www.pashtriku.org
12- Demir
Krasniqi: “Shpërnguljet e shqiptarëve në këngët tona popullore”
13- http://www.huffingtonpost.it/daniele-scalea/hj-mackinder-un-filosofo-
dellequilibrio_b_4120701.html)
14- f 182 Nuri Dragoi
“Shqiperia dhe Greqia” 2009.
15- f199 N.Dragoi po aty
16- f231 N.Dragoi po aty
17- Albert Nikolla
“Akuzat që ulërijnë”
19- Dosja 58 “Përmasat e
barbarisë serbe mbi shqipetaret” Veli Haklaj www.pashtriku.org)
20- Sheradin Berisha
Publikuar më 21 janar 2012 http://www.albaniapress.com/lajme/15668/Shembelltyra-e-J-B-Titos-ne-studimet-e-Ibrahim-Rugoves.html
21- http://www.albaniapress.com/lajme/5496/Si-ndodhi-masakra-e-Tivarit-me-1-prill-1945.html)
22- http://www.albaniapress.com/lajme/15668/Shembelltyra-e-J-B-Titos-ne-studimet-e-Ibrahim-Rugoves.html
23- http://www.albaniapress.com/lajme/5496/Si-ndodhi-masakra-e-Tivarit-me-1-prill-1945.html)
24- http://www.lefoibe.it/approfondimenti/dossier_web1.pdf
27- “Shqiptaret ne
tekstet shkollore te Serbise dhe te rajonit” Mazllom Kumnova Educologia 5/2011.
Universiteti i Prishtinës - Fakulteti i Edukimit
28- “USHTRIA JUGOSLLAVE”
PËRGJEGJËSE PËR VRASJEN E TË PAKTËN 800 FËMIJËVE GJATË LUFTËS NË KOSOVË
29- pashtriku
- krimet - riza lani: unË dragan spasiq jam njeriu qË me ...
www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=139?)
30- pashtriku - krimet - fetntete ramosaj: pËrdhunimet si krime lufte
www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1630?)
31- f36, “Mesimet e
Ptahhotepit- Libri me i lashte i botes”, Logoreci, 2006
FUND