Albert Zholi: Vjeshta dhe Ti
Ditët ndiqnin ritualisht njëra-tjetrën dhe secila sikur e lehtësonte pakëz peshën e ankthit që mbanin mbi supe... Pemët, anës rrugës mbeteshin veçse spektatorë të qeshur të një të shkuare plot lule. Stina e lulëzimit dhe e pjekjes kish ikur dhe dita tjetër erdhi, më e bardhë, më e diellt se tjetra, më e ndryshme...


























