Kalosh Çeliku: Përpak desh i përzimë kësulat
Dje, e humba të drejtën e anëtarësimit në ndonjë parti politike shqiptare. Sot, faljen e pesë vakteve në xhami. Shkaku, se: Përderisa unë vendosja t’ju trokas te dera si mik, kalorësit e arratisur veç më ishin ulur në rendet e para me këmbën përmbi këmbë. Përditë i ndërronin partitë politike si kurva burrat. Moti e kam thënë: Kurvë nuk është gruaja që shkon burrë më burrë, po politikani që shkon parti më parti. Edhe, u pajtova me fatin...





















