Kristaq Turtulli: Një ditë korriku në Muskoka
Rruga dytësore 'Fishkëllima e shigjetës' dredhon hareshëm nëpërmjet një pylli të dendur me pemë të larta që të nxjerr në skajin e majtë të liqenit Muskoka. Përnjëmend të bëhet sikur udhëton në një tunel të gjelbëruar dhe mahnitesh me shkëlqimin dhe transparencën e ngjyrave. Rezet fosforeshente të diellit mëngjesor thyhen nëpër degë dhe gjethe, lodrojnë të shpenguara dhe krijuar hieroglifë të lashta sa vete bota. Xhamat e makinës ...
























