Gjergj Meta: Betimi i fratit - një ditë në Gjuhadol
Një ndër legjendat thotë se prej aty doli gjuha, në këtë lagje në zemër të Shkodrës, e për këtë e quajnë Gjuhadol. Gjuha është shtëpia e qenies thoshte Heidegger-i e Gjuhadoli është shtëpia e gjuhës. E gjuha në fakt hyri ndër ato qela fretnish si në punishten e një mjeshtri, u punua me kujdes e me dashuri prej patër Justinit e të tjerëve, filloi të rritej e të hidhte shtat, por u degdis ndër burgje e u dhunua ndër vendime politike. Ka diçka të “magjishme” në ato rrugica e sidomos kur, duke ecur nëpërmjet tyre, të del ...


























