Kalosh Çeliku: Xha Deralla na e hodhi
Nga Shkupi pas Takimeve poetike nën Rrap, erdhëm në Kërçovë. Dhe, e pyetëm një plak para porte në fshatin Cërvicë: O plak, ku është “Çifliku i Xha Derallës”?Plaku u ngritë më këmbë me gjithë mjekrën e bardhë dhe shkopin me kërrabë. Mirëse erdhët, gra e burra! “Çifliku i Xha Derallës” është në Kërçovë, tek ajo Çuka pas malit, drejtoi plaku në vend të gishtit tregues shkopin. E shihni atë Çukë në mes të Qytetit? Atje, është “Çifliku i Xha Derallës”...






















