Hazir Mehmeti: Librashitësi
Dielli filloi tatëpjetën mbi Malin e Bardhë. Fluturimet e larta të zgalemit krahëgjatë bashkoheshin me kaltërsinë qiellore lart në humbëtirën jugore mbi det. Ngrohtësia e ditës zgjoi orkestrën e gjinkallave kurorave të pishave me rrënjët e tyre në rërën e imët...


























