Visar Zhiti: Akull, libra dhe statuja, por dhe dishepuj të (pa)rrezikshëm
Ditë e ftohtë, akull shkurti… që thyhet si kujtesa… E nisa me “Kalendarin e Poezisë”, atë që bën miku im i burgut dhe i pasburgut, Maks Rakipaj, në murin e fb të tij sot kishte vënë poetin japonez Isikava Takuboku, ka datëlindjen dhe unë u kujtova që kam një histori me poezinë e tij, që ndikoi në dënimin tim...


























