Ekskluzive - Albert Vataj: Beogradi i jep shah pavarësisë së Kosovës
Provokimi i Beogradit me promovimin e një zyre serbe në Mitrovicë, ka hapur një panoramë aspak optimiste për hapat e hedhur deri më tash përnga një zgjidhje të pranueshme për çështjen e Kosovës. Burimet nga terreni kanë bërë të ditur se ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Slobodan Smarxhiq, përuroi një zyrë të Ministrisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës. Këtë ai e bën, jo rastësisht në ditën kur është përmbyllur zyrtarisht periudha 120 ditëshe e bisedimeve shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në Prishtinë ky veprim është cilësuar si ...



















