Çiljeta Xhilaga
Ajo di të hyjë në shtëpitë e shqiptarëve edhe si intelektuale. Me një kostum të bardhë, me një palë syze, një lap top, duket me të vërtetë si një grua në karrierë. Së fundmi Çiljeta Xhilaga po shfaqet si imazhi i një linje autobusësh, ndërsa vazhdon të bëjë përpara në fushën e këngës. Përveçse me një look provokues, Çiljeta po shton numrin e fansave të saj edhe përmes këngëve. Suksesi i saj më i fundit ishte në Këngën Magjike, ku mori trofeun “Etnomuzik”, ndërsa po përgatit albumin e saj të dytë. Ndërsa kemi hyrë në një vit të ri, me bindje thotë se 2006-a i dha shumë në karrierën si këngëtare dhe forcoi dashurinë e saj. Dhe po këtë kërkon edhe nga ky vit...


















