Gani Mehmetaj: Përftimi
-Përftimet të marrin në qafë, të bëjnë të luash mendsh, - përpiqej të na bindte miku im Bardhi, ndërsa piqnim mish në hell e patate në prush, maje mali, një natë gushti të freskët. E shihja me mosbesim, si gjyshen time kur më fliste për fantazmat. Ashtu më dukej e shikonin edhe te tjerët, pa e prishur terezinë, duke vazhduar të shprushnim zjarrin. Lumi poshtë nesh shushurinte mistershëm rrjedhës së vet; qielli i qëndisur më yje si margaritar xixëllues na rrinte sipëri po aq i pabrenga; ndonjë meteor ndriçonte e shuhej me shpejtësi në qiellin e paskajshëm; ne tregonim qyfyre ...


























